Investigimi i RAI 3, Spiropali: Është prodhim vendas, jemi mësuar ta dëgjojmë! Berisha, burimi kryesor i akuzave dhe gënjeshtrave

4 Qershor 2024, 09:05Politika TEMA
Investigimi i RAI 3, Spiropali: Është prodhim vendas, jemi mësuar

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali tha se investigimi i RAI3 është prodhuar në vendin tonë dhe më pas është marrë nga media italiane.

Ndërsa i cilësoi akuza të përsëritura, ajo theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha është burimi kryesor i akuzave dhe gënjeshtrave.

"Sqarimi është dhënë i gjatë, shterues, të gjitha përgjigjet janë aty të cilat nuk ngrihen për herë të parë, ai material është përkthyer, është një prodhim vendas i dalë prej këtu dhe thjesht po kënaqen me dëgjimin e të njëjtave gënjeshtrave, baltë mbi Shqipërinë të cilën janë mësuar të prodhojnë, këtë dinë të bëjnë, investigimi është prodhim vendas, mund ta marrësh me radhë janë aty ato që jemi mësuar të dëgjojmë, sa vetë gazetari tha nuk është akuzë publike, ka akuza, në kurriz të Shqipërisë.

Nuk do të ishte njerëzore, por zoti Ahmetaj është sot një i kërkuar nga drejtësia, nuk është në qeveri dhe arsyet e tij burojnë nga personalja, e kuptoj por të marrësh deklaratat e tij në hall dhe t’i paraqesësh aty si fakte, akuzatori nuk ka rëndësi ajo që i bashkon është fakti që kanë punë me drejtësinë, ose janë përballë ose të ikur. Sot kemi një ish kryeministër që është në akuzë publike, sulmon organet e drejtësisë, i cili është burimi kryesor i akuzave dhe gënjeshtrave, kampion botëror i gënjeshtrës dhe trillimeve, atë punë ka bërë dhe di të bëjë, vesi del me shpirtin", deklaroi Spiropali e ftuar në Top Story. 

Sipas ministres, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave, ka dhënë shpjegime dhe nuk i ka injoruar.

"S’mund të merrem dhe përkthejmë akuzat e tij, nuk i jemi fshehur shpjegimeve dhe kryeministri u është përgjigjur një më një, mund edhe ta kishte injoruar por duke gjykuar që publiku shqiptar meriton të ketë përgjigje është përgjigjur", shtoi Spiropali.

2 Komente

  1. O
    Old

    Drejtohu atyre që i hane kakerdhite e tua moj karabushe! Mos kujto se gënjen njeri me ato fintet e tua,moj gdhe absolute. Kujton ti se këtu ekzistojnë vetëm mutngrenesit e Sali kërmës? Nuk ka njerëz normalë ky vend? Si guxon ti idiote të flasësh përpara këtyre njerëzve në këtë mënyrë, pa pikë turpi apo droje??? Je hajdute mes hajdutësh, uli sytë në tokë o e paturp! Se një ditë, shumë shpejt do japesh hesap....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      As ti Spiropal nuk e beson Rai3? Hiqesh parimore kur flet (me te drejte) per berishen por e dridhke shpejte kur behet shenjester skenderbeu?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje