Ish-diplomati iranian pranon se Irani qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë

19 Gusht 2023, 09:19Politika TEMA
Ish-diplomati iranian pranon se Irani qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj

Me këtë fuqi kibernetike arritëm të detyrojmë Shqipërinë që të veprojë kundër MEK-ut.

Kështu ka pohuar ish-ambasadori iranian, një diplomat karriere në Zambia, Tajlandë, Uzbekistan dhe Republikën e Azerbajxhanit, Mohsen Pak-Aaein.

Fjalia e tij e dhënë gjatë një interviste me të përditshmen kazake “Khabar Online” është pranimi i parë se Irani “fshihet” pas sulmeve kibernetike që goditën vendin vitin e shkuar.

Rritja e numrit të sulmeve kibernetike që janë kryer nga Irani kundër Shqipërisë ka çuar në tensione mes dy shteteve, ku Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet me Iranin në shtator.

Konkretisht më 7 shtator, qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike.

Asokohe, lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Kjo pasi, sipas kreut të qeverisë, Irani ishte përgjegjës i sulmit kibernetik që shkatërroi të dhënat e qeverisë shqiptare dhe mbylli shërbimet.

Irani dënoi “pretendimet e pabaza” të Shqipërisë dhe e cilësoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike si të pamenduara dhe dritëshkurtëra.

Ndërsa, mbrëmjen e 10 shtatorit sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit u gjendën nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik.

Rama, tha se nga të dhënat paraprake rezultonte se sulmi është kryer nga e njëjta dorë, pra Irani.

“Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacenueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal”.

Sistemi i menaxhuar i kontrollit të kufijve, TIMS, prej vitesh po përdoret në Shqipëri.

Ai bën të mundur që asnjë person me precedentë penal, apo i dënuar nga autoritete shqiptare dhe të huaja të depërtojë në Shqipëri dhe të dalë jashtë saj.

Kjo, pasi të gjitha pasaportat përpunohen në këtë sistem që ka të integruar databazën për të gjithë shtetasit si dhe të gjitha informacionin e sistemit të Interpolit.

Lini një Përgjigje