Ish-kandidatja e PDIU-së për Tiranën: Gjatë fushatës ‘Foltorja’ më ka bërë shantazhe e presione

26 Qershor 2023, 21:25Politika TEMA

Ish-kandidatja e PDIU-së për Tiranën: Gjatë fushatës

Kandidatja për kryetare e bashkisë së Tiranës, Lajla Përnaska në një intervistë për Report Tv tha se gjatë fushatës zgjedhore ka pasur presion e shantazhe nga ana e Rithemelimit të Sali Berishës.

Përnaska u shpreh se pas shpinës së saj është luajtur një lojë e pisët e banale nga përfaqësuesit e opozitës e kryesisht më e ashpër nga ana Foltores.

''Unë besoj tek vlerat e të djathtës. Duhet të jemi aktiv. Ka pasur shpifje shantazhe presion shumë banale një lojë e pisët e organizuar mbrapa shpinës. Brenda pjesë së përfaqësuesve të opozitës. Rithemelimi ishte më agresiv'', - tha Përnaska.


Për humbjet në zgjedhjet e 14 majit, Përnaska thotë se ishte një garë larg fitores së alternativës së djathtë. Kjo shton Përnaska për faktin se mungoi vullneti i aktorëve politik për të dalë me një kandidat të vetëm.

''Nga gjithë mënyra edhe paraprake si erdhi procesi zgjedhor, opozita hyri e përçarë, në një format që nuk kishte asnjë lloj lidhje me një garë që është modeli i garë sfidues. Edhe në eksperiencën time ne kemi ditur dhe kemi organizuar gara fituese. Ishte një garë larg fitores së alternativës së djathtë.

Mungoi vullneti politik i aktorëve kryesor të opozitës për tu organizuar dhe për të dalë më një kandidat të vetëm. Kemi dalë në shifrat me dramatike që ka përjetuar ndonjëherë diferenca e majtë e djathtë.

Tashmë në formatin e qeverisje vendore janë në një realitet të ri. Asnjë nuk mban përgjegjësi sepse të gjithë pushtetin ja dhanë të majtës, pa pikë përgjegjësie, një akt banal, vetëvrasje politike'', - tha Përnaska.

3 Komente

  1. E
    Eni

    So ti si Alketa nje prerje jeni....vetem interes, mirmengjes o interes...dikur ishe shoqja e Lirise.Jam kurioz a pini me kafe di dikur.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Po e drejtë Laila ti kanë bërë aty ke Green House se aty e zhvillobe fushatën ahahahhaha

      Përgjigjjuni
      1. x
        xha Beqo

        eh mi Lajla, ngele hu me hu

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje