Ish komandanti i Gardës në SPAK për ’21 janarin’, gazetari: Ndrea Prendi tregoi kush urdhëroi vrasjet, pritet të thirret Berisha

13 Gusht 2024, 09:09Politika TEMA
Ish komandanti i Gardës në SPAK për ’21 janarin’,

Gazetari Flogert Muça thotë se ish komandanti i Gardës, Ndrea Prendi ka folur në paraqitjen e tij në SPAK dhe ka thënë se ka marrë urdhër nga gardistët e ish kryeministrit Sali Berisha, për të qëlluar drejt turmës, në protestën e 21 janarit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Muça u shpreh se Berisha pritet të thirret në SPAK.

“Duhet të kemi parasysh që 21 janari nuk është hetuar kurrë si kirm shtetëror, është trajtuar si ngjarje fatkeqe. Ajo që ka bërë ndryshimin, është vendimi i Gjykatës së Strasburgut. Është Strasburgu dhe familjet e të ndjerëve, që kanë arritur të kemi hetim nga SPAK.

Po hetohet zinxhiri komandues, kush ka dhënë urdhër për të qëlluar. Ndrea Prendi ka folur, nuk ka thënë që isha unë për të qëlluar, por se është urdhëruar nga njerëzit e doktorit për të qëlluar mbi turmë.

Ky është informacioni që unë kam. Bëhet fjalë për shoqëruesit e doktorit, gardistët e tij, janë ata që kanë urdhëruar Ndrea Prendin. Duhet të presim hetimet. Marrëdhënia të tilla kanë qenë të ndërtuar atëherë.

Ndrea Prendi nuk ka çfarë dorëzon, ka fjalën dhe të vërtetën e tij për atë ngjarje. I gjithë zinxhiri, mos u habit kur të thirret edhe vetë Sali Berisha për atë çështje. Bëhet fjalë për krim shtetëror, kreu i Gardës thotë e kemi kryer me urdhër nga siguria e kryeministrit”, theksoi ai.

11 Komente

  1. J
    Juli

    Po kush janë ata ?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ata jane ata...

      Ata jane ata minj qe do thone se i ka porositur nongrata ti thone ketij derdimenit komandand i gardes talebane te Saliut.

      Përgjigjjuni
    2. s
      syrin kush ja nxiu,kjo eshte ceshtja

      po tyten e pistoletes pse e ndroi,pse heshti kaq gjate,pse i strehoi gardiset ne kullen e saliut,kush dhe pse u plagosen gazetaret qe nuk kishin qellim te futeshin te kulla vampirit,pse sflet ai qe zhduku serverin

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arifi

        Serverin e kanë zhdukur Gjergji me shokë!!

        Përgjigjjuni
      2. L
        Liliana

        Po ku ishe më përpara ta denoncoje kët kriminel për vrasjet? Içik drejtë ke se bandat kriminale të Berishës që i ka me shumic dota kishin eleminuar! Po burri që është burrë nuk trembet dhe dorzohet kollaj.

        Përgjigjjuni
        1. u shofte Vampiri dhe zagaret

          u shofte Vampiri dhe zagaret

          Përgjigjjuni
          1. f
            flase

            Prendi kesaj radhe ka folur dhe ne e kemi degjuar: kryeministri Sali Berisha ka urdheruar keshilltaret e tij te zbatoje urdherin Ndrea Prendi duke qelluar mbi qytetaret. Dhe ai ne kundershtim me çdo sensibilitet dhe humanizem, ka zbatuar urdherin e kryeministrit si nje robot hipokrit dhe kriminal, ne vend qe ne moment te jepte doreheqjen dhe te largohej nga detyra per te mos vrare popullin e tij. Pra, te dy jane kriminele dhe ai qe dha urdherin, Sali Berisha dhe ai qe e zbatoi, Ndrea Prendi. Te duhej denuar me varje atje ku u vrane qytetaret, por meqense ligji demokratik i mbron kriminelet dhe denon viktimen, te pakte te denohen me jete burg. Kaq gje e kane ne dore prokuroret dhe gjyqtaret ne qoftese dhe ata nuk jane si Ndrea Prendi ! POr ka dhe nje gje tjeter: Doktoret qe genjyen netv direkt duke then se jane qelluar nga afer, duhet tu vihen hekurat, ata qe fshine serverat, duhet tu vihen hekurat, çeshtjes duhet shkuar deri ne fund. Nuk ka nevoje per hetime apo prova se ato jane te gateshme, urgjente ne drejtim te gjykates. Se harrova, ai prokuroi i spak qe nuk pranonte rihetimin, hekurat. Vetem keshtu behet drejtesi dhe vendoset ne shina rruga drejte shtetit te se drejtes, ndryshe katrahura do te vzhdoje dhe keta prokurore e gjykates nje dite do behen viktima me gjithe familjet e tyre, ndoshta nga drejtesia, ndoshta nga vetegjyqesi se populli shqiptar ka nje fjale dikur: hak pa marre dhe borç pa lare, nuk ka ; vonon, por nuk mungon !

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kutuzovi

              Jame i bindur se Ssli Berisha kur te thirret ne SPAK, do pergjigjet me te njejten metode, " urdherin per te qelluar protestuesit e dha Edi Rama". Deri sot Saliu nuk ka pranuar asnje gabim apo krim qe ka bere te cilat i di i madh e i vogel ne shqiperi. Por Andrea Prendi po te jete malsor trim te tregoi te verteten pa trembur nga Saliu. Sali Berisha tani e ka mare te tatpjeten dhe do perfundoi lypsar rrugesh me keq se Kadafi i Libid.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na myten

                Qeka manall ky gazetari. Si merrka urdhra Komandanti i Gardes nga siguria e Kryeministrit?! Ata jane vartesit e Komandantit.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Manall qe cke me te!

                  Kur eshte manall Saliu, cfare mund te ishin tjeter falangat e tij ne garden e republikes se bananeve qe ai ngriti?!

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Laura

                  Gazetari Flogert Muça duhet te jete provokator, paralajmerues i kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha qe te zhduke deshmitarin kyc te ngjarjes makabre, ish-komandantin e Dardes se Republikes.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje