“Ish-Uzina e Bakrit në Rubik do kthehet në fabrikë armësh”, Rama: Synojmë të rrisim pagat çdo vit për Forcat e Armatosura

18 Prill 2025, 12:11Politika TEMA
“Ish-Uzina e Bakrit në Rubik do kthehet në fabrikë

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e së premtes në Rubik ku zhvilloi një takim lidhur me vitalizimin e ish-uzinës së bakrit në këtë qytet që do të shndërrohet në fabrikë për prodhimin e armëve për FA dhe eksportin. Rama tha se do krijojë një fron të ri punësimi.

“Në kuadër të hapjes së një faqeje të re në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, ne nisim me investimet e para për krijimin e qendrave të prodhimit të industrisë ushtarake. Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe për eksport.

Do të thotë një front i ri punësimi, se këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve, punë e cila do të jetë e mirëpaguar dhe e treta shumë e rëndësishme, që duke zhvilluar këtë industri ne nuk rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por rrisim ekonominë tonë vendore dhe kombëtare.

Synojmë të rrisim pagat çdo vit, kjo ka sjelle një rritje të interest për tu bërë pjesë e Forcat Armatosura. Kemi investuar në disa gjëra bazike por filozofia jonë tani është investojmë për të fituar dhe për të riinvestuar”, tha Rama.

 

4 Komente

  1. T
    Tironsi i Vjetër

    Rama ndoshta mendon "fabrikë për montimin e armëve", jo fabrikë prodhimi armësh. Që të prodhosh armë, do të thotë të kesh një industri të rëndë shumë të zhvilluar, nxjerrëse, përpunuese dhe prodhuese. Në Shqipëri nuk prodhohet asjë gozhdë apo bullon.

    Përgjigjjuni
    1. h
      haxhi bektashi

      sa kar qe je dhe ti. flasin te gjithe flasin dhe bythet thote greku. ai s po thote qe do prodhojme mikrocipe o koqe me leng zogu. arme dhe ne kohen e enverit qe jetonim si kafshe te uritura kemi prodhuar. jo me tani qe jemi ne kuader aleancash dhe bashkepunimi.

      Përgjigjjuni
    2. h
      huni

      z rama po dukesh pak hu. gagsterja , agjente e berishes ka filluar te pergatise raportin e zi per zgjedhjet sipas porosive te berishes ju beni sehir. pse nuk e coni ne spak kete agjrnte te ndyre agjente e berishes e dumani. dumani i jep material pastaj ato qe ia japin klodiane kjo i publikon dhe SPAK-u(ASKAK-u) i merr si dononcime nga populli . ndiqeni me kujdes kete problem . me erion veliajn klodiana agjente ua hodhi ju socialisteve. mirrte e merr materiali nga agjenti grek i berishes olsi dado, gklodiana i ben publike pastaj olsi ben akuzen keshtu ka funksionuar arrestimi i veliajt nga berisha, dumani e lala -olsi greku. kershtu po vepron edhe per zgjedhjet me materialet qe i servirin dumani e berisha qe te njollosin zgjedhjet. duhet arrestue ugjent klodiana lala eshte agjente e rrezikshme me rrezikshmeri shume te larte

      Përgjigjjuni
      1. B
        Boksieri

        Ramës kushedi nuk ja kanë thënë që Rubiku aty ka qenë jetë e mot, edhe kur u mbyll çdo gjë, edhe kur 70% jetonin ne ndihmë ekonomike, edhe kur Rama, ky i gjori i vogël i paditur e shpirt madh, u bë kryeministër, në 2014. Mos kushedi nuk ja kanë treguar ata këshilltarët idiotë që ka, që Rubiku nuk ka lëvizur nga vendi! Turp turp turp. Le që ku e njohin këta turpin!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje