Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për propozimin e tij për reduktimin e fondeve për RTSH-në.
Shehaj ka debatuar me analistin Andi Bushati, i cili tha se ky propozim i duke "ngjethës", pasi do të favorizonte mediat e oligarkëve.
Andi Bushati: Kur pashë videon e RTSH, mu ngritën qimet përpjetë. Pashë zotin Shehaj para RTSH-së dhe e krahasonte me Klan. Pra modeli i menaxhimit të mirë ishte Klani dhe i keqi ishte RTSH. Kjo mu duk skandal. Po dal përtej filozofisë time si i majtë që jam për pronën publike më shumë. Por, problemi është, çfarë fitojmë ne nëse e reduktojmë RTSH-në nga 30 mln euro në 5 mln euro? A ka vjedhje? Po. Jam dakord me denoncimin e Agronit. Problemi është, një forcë e re poltiike, një qasje e re që do ta rregullojë këtë shoqëri, e gjen zgjidhje duke reduktuar buxhetin e RTSH? Do të fuqizoheshin shkallmuesit e tregut mediatik Top Channel dhe Klan, institucione nga të cilët zoti Shehaj ka qenë viktimë.
E mbani mend omertanë sa herë zoti Shehaj bënte denoncime? Oligarkët nuk flasin për njëri tjetrin. Të heqësh emetuesin publik, është të fuqizosh disa pronarë që median e shohin si mundësi për të vjedhur shqiptarët. Nëse do të kisha një qasje të re, do të ishte, ti mbajnë 30 mln por të bëjnë një model të fuqishëm, RAI apo BBC. E ndoqa debatin për BBC, e di si thoshte një ish drejtor, kur u hap debati i privatizimit, thoshte nuk është mall tregu, ekziston sepse tregu ka dështuar. Të bësh zgjidhje, nga 30 mln po ia shpëtoj 25 mln, i ke dënuar shqiptarët. Do të preferoja, që ata të kenë 50 mln, që njerëzit të shohin pasqyrën e të vërtetës.
Ka një mënyrë për të shkallmuar këtë sistem mediatk që na ka zënë frymën, duke forcuar emetuesin publik. Ju bëni të kundërtën dhe më duket rrënqethëse.
Agron Shehaj: Më vjen vërtetë keq që kur tregon se çfarë vizioni ke dhe çfarë do të bësh, do të thuash paratë e qytetëtarëve, janë djerse, pune nuk mund ti shpërdorojmë. Thua, dua të kursej paratë dhe ato që nuk jemi në gjendje ti përdorim t'ua kthejmë qytetarëve. Unë këtë mendoj, shteti të jetë i vogël, administrata e vogël, taksat e ulëta. Gjithçka do të jetë më mirë vetëm nëse ekonomia rritet. Për sa kohë rritet me 2% në vit, do të mbetemi të varfër. Vetëm nëse i heqim shqiptarëve shtetin nga kurrizi, mirëqenie mund të rritet. Ju merreni me këtë, Klani, mund të thosha Euronews, apo tjetër.
Kam shpjeguar si e shoh unë. Krahasova me një televizion privat.
Më vjen keq që kur tregoj se çfarë do të bëj, t'ja shpjegoj qytetarëve, nuk e kam fajin se ndaloni te fjalia e dytë, pse tha Klan dhe jo Top apo MCN? Ky është vizioni ynë. I dashur Andi, unë në familjen time, kam jetuar dhe jam rritur në Itali, im atë më thoshte shiko RAI dhe jo Mediaset, e di vlerën e televizonit publik. Nuk kam thënë që të mbyllet RTSH, por nuk mund të harxhojmë 30 mln euro. 5 mln nuk janë thërrime janë një mal me lek dhe mund të bëhen shumë gjëra.
30 mln euro është një e treta e vlerës që duhet për të rritur pensionet. Unë dhe partia që kam krijuar bashkë me një grup të rinj dhe të rejash, mendojmë se paratë e qytetarëve ti trajtojmë sikur të jenë të fëmijëve tanë. Janë para djerse dhe duhet të kujdesemi të mos i shpërdorojmë. Ku është vizioni im. Me vjen keq që ndalon te Klan.
Andi Bushati: Top Channel, njësoj.
Agron Shehaj: Jo se e qëndisën atë të Klan… Shpifjet. Ja çfarë thotë Thoma Gëllçi, ish drejtori i dënuar, thotë të mbyllë RTSH Agron Shehaj. Gënjejnë hapur. Unë betejë po e bëj pikërisht për këta. Për këtë po flas. RTSH, do të doja të kishim mundësi të krijonim BBC, por mendoj se shteti duhet të bëjë vetëm atë që private ose nuk do ta bëjë ose nuk ja japin dot.
Mentor Nazarko: Po interesin kombëtar kujt do tja lëmë ne?
Agron Shehaj: Kur shteti e provon disa herë dhe dështon, vit pas viti…
Andi Bushati: Zgjidhja më sipërfaqësore është, këtu vidhet. Edhe në spitale vidhet, ta privatizojmë? Edhe në universitete jepet nota me para, ti privatizojmë? Mendësia juaj thellësisht kapitaliste, pjell shkatërrimin e gjithçkaje publike në këtë vend dhe na bën të gjithëve viktima të asaj oligarkie që pretendoni se luftoni. Shembulli i RTSH ishte flagranti, por ka dhjetëra të tillë. Nuk mjaftont ë thuash hajdut, por si do të ngrejmë sistem që hajduti të mos vjedhë. Pra ajo që propozoni ju, ku vidhet ta privatizojmë, është provuar dhe ka pjellë varfëri dhe mjerim. Kundër këtij vizioni kapitalist dhe neoliberal që nuk do t'ja di për njeriun por vetëm për paranë jam unë.
Agron Shehaj: Po më akuzon se dua kapitalizimin? Unë jam për kapitalizmin.
Andi Bushat: Ka kapitalizëm social demokrat.
Agron Shehaj: Duhet adoptimi i kapitalizmit të vërtetë, jo karikatura.
Ylli Rakipi: 95% e medias shqitpare është alarm i madh, i kapur. Televizoni shtetëror nuk ekziston, dakord, por…
Agron Shehaj: Unë nuk vajta te RTSH për t'u marrë me median. Unë tregoj hënën ju shihni gishtin.
Kur mendon se c'hale tjp Bushat ka mbledh medja, te vjen ti japesh te drejte Shehajt
RTSh e duan emigrantet. Ata nuk do ta votojne Ramen sa duhet sepse Rama eshte kunder emigranteve, prandaj nuk e leshon RTSh-ne.
RTSH eshte tv kombetar o idiot, I vetmi stacion tv qe eshte i te gjithe shqipetareve kudo qe jane, doni ta privatizoni dhe tua jepni oligarkve edhe kete? Pastaj qahuni kur te shikoni tv me pagese sa ti doje qejfi bosit! Edhe mos na trego emigrantet e diasporen, kush je ti qe flet ne emer te te gjitheve ne? Shko laj pjatat se tu ftof uji, laji duart nga yndyra, pastaj shkruaj mendiet e tua idiote!
Po keta ose jane budallenj ose nuk kuptojne . Shehaj e ka perseritur 100 here qe ate pune qe bejn sot 1000 punonjes mund ta bejn 300. Per te pasur nje shiukeshmeri 0.005% eshte lemeri , 1000 punonjes. Por keta batakcinj duan vjedhje,korrupsion, mashtrime. Keta duan krimin Rama-Beriasha-Meta. Nuk duan Agron Shehajn qe kerkon te krijoj nje shtet modern Evropjan.
normale qe ka ate shikueshmeri se jep informacione historie, vlerash,kulture,muzike(ajo e duhura) ,mjekesie,blegtorie etj etj . por shqipot duan Perputhen. Edukoni popullin drejt vlerave se sjua ka fajin rtsh ...
RTSh duhet te tranmetoje edhe per emigracionin. Ketu Bushati ka te drejte, edhe pse eshte mut burre.
Andi Bushati është akoma i lidhur me Balina Bodinakun? Nëse po, atëherë nuk e kuptoj këtë shqetësim të Bushatit për Top channel, sepse Balina ishte e ftuar para ca ditësh te Grida Duma dhe mbronte me zell të madh Topin dhe Big Brotherin. Ishte diskutimi rreth shpullës që Jozi i dha Gjestit. Që Big Brother është spektakël banalitetesh kjo dihet, por edhe dhuna është e pranishme. Dhe duke nxjerrë jashtë personazhe me zarf të zi për shkak të bullizimeve apo thyerjes rregullores e duke i futur prapë pastaj në show, dmth që promovon dhunën. Si mund të synosh shikueshmërinë me banalitete dhe bullizime? Thirrja e policisë pas shpullës së Jozit s'kishte asnjë vlerë se ata I rifusin personazhe që vetë i nxjerrin për shkelje të rregullores, dhe mos të hiqen kot sikur s'kishin indicie që mund të kishte dhunë. Pra, Bushati para se të merret vesh me A.shehaj për RTSH, duhet të merret vesh me Bodinakun. Mbase duhet ta marri Grida Bushatin si opinionist e ta paguajë mirë që Andit t'i duket Topi si BBC.
problemi qendron tek gjysme te vertetat...Kur dy a me shume persona bejne marreveshje sipas ligjit dhe korrin te mirat e saj, atehere "shteti" duhet te mbahet farg tutjes se hundes ne punet e tyre. "Shteti" eshte i domosdoshem ateher kur lindin mosmarreveshje... ne kete rast nuk mundet qe njera prej paleve ti thote shtetit mu hiq qafe se e di une me mire...
Mero
Era
O Andi pavaresisht se s te kam qejf po Agroni me ate qe beri ja ka fut vetes sa krahu dhe do kete pasoja
Teper teper dakort
do bushati kar ne bythe
Shehaj je trap qe debaton me bushatin une atij nuk i them as mirmengjes
Bushati ka plotësisht të drejtë. Vendi ka nevojë për RTSH publike, spitale publike, universitete publike, rrugë dhe hekurudha publike etj etj. Tjetër punë se këto duhen miradministruar, që të mos ketë vjedhje. Apo njerëz që e marrin rrogën kot. Por privatizimi është zgjidhja më e keqe. Shqipëria duhet të mbetet pronë e shqiptarëve, jo e oligarkëve.
Keto jane debate interesi ku nje analist mercenar dhe nje politikan mbrojne interesat e buzneseve te medha te caktuara. Nje politikan ne fushate do fliate per TVSH ne sektoein ushqimor dhe jo per RTSH. Ke humb pike me kete Agron Shehaj.
Kerkesa per mbyllje te Radio Televizjonit Shqiptar eshte nje goditje kunder vendit.Te thuash qe aty ka abuzime e vjedhie,duke i faktuar eshte gjeja me normale.Kontrolli i parave publike eshte detyre kryesore e shtetit,Kontrolli i Larte i Shtetit,Ministria e Kultures,prokuroria,gjykatat duhet te bejne punen e te ndeshkojne cdo abuzim.Ky propozim,a premtim,eshte jashte cdo sandarti njerezor.