Dash Sula: Topalli, Noka, Paloka dhe Vokshi ia kanë futur gjumit, fushatën në PD po e bëjnë Tabaku dhe Këlliçi

17 Prill 2025, 17:41Politika TEMA
Dash Sula: Topalli, Noka, Paloka dhe Vokshi ia kanë futur gjumit,

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ishte i ftuar në “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, ku komentoi fushatën zgjedhore për 11 majin.

Ai u shpreh se fushatën në PD po e bëjnë deputetët Jorida Tabaku, Ilir Alihmehmeti, Dhurata Çupi dhe Belind Këlliçi, ndërsa theksoi se “Flamur Noka, Jozefina Topalli dhe Albana Vokshi ia kanë futur gjumin, pasi i kanë siguruar mandatet”.

Kujtojmë se edhe pse Sula doli i pari nga Primet, Berisha e la jashtë listës  për 11 majin.

“Të mos mbaj pushtet për Flamur Nokën, Albana Vokshin, për tjetrin e tjetrin që i urrejnë demokratët, jo qytetarët shqiptarë. Shiko kush e bën fushatën. 

E bën Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Ilir Alimehmeti, e bën Belind Këlliçi, Muçollari, ku i ke të tjerët? Ku e ke Jozefina Topallin? Ku e ke Flamur Nokën? Ku e ke Albana Vokshin ti? Ku e ke Ed Palokën? Mi shiko në terren. Zero, ia kanë futur gjumit. E kanë siguruar mandatin.

Unë Berishës dhe PD-së do i hiqja kapelën dhe do i thoja ‘bravo të qoftë’ nëse do të merrte 65 deputetë si PD, por jo si opozitë”, u shpreh ai.

12 Komente

  1. A
    Aron

    Kushdo qe jep sikur nje vote per Saliun, PD dhe kedo rreth tyre eshte vote e vajtur dem.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi

      Po gjyshe Mesila? Apo ndrron pampersat e kalomonit te goces se vet… Rop ku ti keni o rrac kurve

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Xhozi dezinjatores se partise mos ja ha hakun o Dasho. Ajo ka dhene kontributin me te madh per foltoren ne keto zgjedhje. Xhozi ne udhetimin turistiko-planetar rreth botes ne kerkim te votes se diaspores nga dritarja e avionit ne lartesi 10 m metra zbuloi 1 milion vota te diaspores per vicidolin. E cfare doni ju me teper nga xhozi. Dhe nja 600 mije ta po i siguron vicidoli me gerdallen Adriana nockederrja behen 1.6 milion vota per vicidolin. Pra xhozi deri me 11 maj te beje gjume , qejf, turizem elektoral se e meriton.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          Jorida eshte e zgjuar, mos kujtoni se ben fushate kot si budallaqe per rraqet e PD. Jori e di shume mire qe ne mos gjysma te pakten 2-3 nga ato te listes se sigurt te PD i ke ne burg, dhe kur te vij momenti i zevendesimit te mandateve Jori pozicionohet e para ne radhe per ti zevendesuar. I vetmi budalla ketu eshte ky gjeli i Peqinit qe paska njerez qe e votojne po spaska parti ku te bej fushate.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant 2

            Dash dash mos fol te thash, mbrapa kur e hani bëheni te drejte parazite jeni te gjithë

            Përgjigjjuni
            1. n
              noname

              fushata e tabakut hapu dhe ,stonon ne cdo kioske ku ndalon....po ben dicka qe sdo ta beje fare ,sigurisht qe eshte e acaruar se nuk eshte tek lista e sigurt pooor duke qene se sdo pune 8 orareshe do vazhdoje te ule koken me shpresen se do zgjidhet ....hajdute legene asgje me shume

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patriot

                Dasho rri tani ne shtepi dhe merru me rritjen e gjelave te detit se u bere bajate. Ato qe ti permende jane ne lista te mbullura e kane te sigurte vendin. Ne te gjithe boten demokratike keshtu funksionon, te rinje punojne per te vjetrit

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rudolf Zaharia

                  PD mori fund qe kur largoi intelektualet nga qeverisja e saj.Jam pedagogu i pare i menaxhimit ekonomik ne shendetesi dhe ne larguan nga puna sepse donin njerez lepe peqe.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bari Falliu

                    Nuk e di pse eshte bere kaq aktiv ky tipi tani qe xha Saliu e la jashte listave per deputet edhe pse ne primare paska dale i pari. Ende nuk e kupton ky njeri qe primaret ishin nje tallje e xha Saliut? E pra, me perpara nuk ka qene kaq aktiv, se nuk ka as intelektin per kete pune. Ah, po, harrova, ka djegur xhaketen si kurban per xha Saliun. Mire t'i behet, tani te rrije urte e te shikoje punen e vet. Pa kapelen le t'ia heqe kujt te doje, nuk ma behet shume vone.

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

                      Bagetia voton Barinjte e saj.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

                        ....dhe Bagetia voton vampiret qe do i pijne gjakun.....mallkuar popull qe votoni gjakpiresit tuaj !

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vigjilenca

                          Ata të katër o Dash kanë pasur gjithnjë vend të sigurt dhe ja kanë këputur një gjumë (30esa vjeçar) dhe për këtë kanë fituar një kamje marramëndëse sa habisin gjithë Europën. Bashkë me to gjumë flejnë dhe demokratët e tjerë por në ëndrrat e tyre ata i shohin këto kamje , kur i del gjumi pezmatohen. Jo, se edhe ato, të shtruar i kanë gjërat, prandaj dhe ulërasin. Demokarëve i urojmë dështim fatal (këtë rradhë) dhe me një udhëheqës dinjtoz në të ardhmen.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje