Besueshmëria e opozitës të udhëhequr nga Sali Berisha vijon të mbetet në nivele të ulëta. Vetëm 31% e shqiptarëve kanë besim tek opozita e Sali Berishës.
Një rënie me 1% krahasuar me rezultatin e sondazhit të një jave më parë, kur besimi ishte 32%.
Këto janë të dhënat që vijnë nga sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report TV, ndërsa partitë politike janë në ditën e 7 të fushatës elektorale të 11 majit.
Por edhe pse në fushatë prej 1 jave, shifrat nuk janë në favor të Berishës dhe opozitës.
Pjesa dërrmuese e të anketuarve, 64% shprehen se opozita e drejtuar nga Berisha është “aspak e besueshme”, ndërsa 4% e konsiderojnë pak të besueshme,
9% deklarojnë se e konsiderojnë “shumë të besueshme”, ndërsa 22% mjaft të besueshme.
Ndërsa 1% nuk dinë të gjykojnë.
Rama konfirmon fitoren me 50% të votave
Shqiptarët do t’i besonin sërish kryeministrit Edi Rama një mandat të katërt, sipas të dhënave të sondazhit të Piepolit në bashkëpunim me Report TV.
Tashmë që u përmbyll një javë fushatë elektorale, shifrat tregojnë se PS do të fitonte me 46-50% të votave.
Avantazhi i PS vijon të jetë i qëndrueshëm, po ta krahasojmë edhe me rezultatet e një jave më parë ku me pothuajse me të njëjtat shifra, 46,5-50,5% do merrte mandatin e katërt. Rama thellon fitoren krahasuar me rezultatet e 2021 që u konfirmua në krye të qeverisë me 48,7% të votave.
Ndërkohë, koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i udhëhequr nga Sali Berisha qëndron në të njëjtat kuota si në sondazhin e mëparshëm (10 prill), duke mos kaluar 33-37%, një rënie e ndjeshme krahasuar me rezultatin e PD-së në vitin 2021, që ishte 46,3%.
Forcë e tretë mbetet koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, i cili sipas rezultateve të sondazhit do të merrte 7-9% të votave, një rritje e lehtë krahasuar me të dhënat e një jave më parë, kur merrte 6.5-8.5%.
Partia “Mundësia” e Agron Shehajt, nga ana tjetër, ka shënuar një ulje të lehtë në sondazhin e 17 prillit, duke kaluar nga 4-6% në 3.5-5.5%, por mbetet forcë e katërt.
Partia Social Demokrate (Tom Doshi) mbetet e qëndrueshme në vlerat 1-3%, duke ruajtur pozicionin e vet në sondazhe pa lëvizje domethënëse gjatë javëve të fundit.
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit pëson një rritje ‘simbolike’, duke kaluar nga 0-2% në sondazhin e 10 prillit, në 0.5-2.5% në sondazhin e sotëm.
Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, mbetet në të njëjtin nivel si një javë më parë dhe do merrte 0.5-1% të votave. Ndërkohë, Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i Dashamir Shehit nuk e kapërcen pragun 0.5% të votave.
Shqiptarët janë shqiponja që duan liderë të fortë, krenarë, të mënçur, atdhetarë, trima dhe strategë që ndërtojnë. Jo prostituta pabukse që nuk lënë kar qeni antishqiptar pa u shkërdhyer , sharlatanë të 100 konakëve, hajdutë ordinerë që pasi kanë shkatërruar çdo sektor ekonomik dhe ushtarak të vendit fillojnë e vjedhin për vete bashkë me familjen dhe e shesin me copa tek armiku. Halabakë psikopatë që pëllasin me dialektikë hajvanllëku. Zvarranikë që nuk lënë mut pa hangur dhe pa bërë portapotty biles edhe tek më motërqirët dhe pabuksit e këtij kombi si Ferid Bejleri.
Me nje fjale Latifi i petullave te pazarit te ri qe erdhi me buje te madhe si bajlozi i matane detit qe do sillte fitoren tek foltorja doli nje bllof. Bile qysh me ardhjen e tij sondazhi tregon renje te vazhdueshme te vampirit te vicidolit qe tani nuk ka se cfare te flase tjeter neper takime se thesin e mashtrimeve e zbrasi, po ka filluar te meret me shtepite e ministrave, me bandat qe do ti ndjeke neper shpella ashtu sic ndoqi Zogu deri ne shpellen e Dragobise tribunin e vegjelise Bajram Currin derisa e vrau pabesisht dhe i beri dhe nderimet shterore ne varrim. Me nje fjale fitorja e vicidolit ne 11 maj 2025 eshte nje mije vjet drite larg dhe jo vetem 24 dite sic eshte fitorja historike e kryeministrit me te sukseseshem ne demokraci Edi Rames dhe i dyti ne historine politike te shtetit shqiptar ne 113 vjet shtet pas legjendarit Mehmet Shehu qe drejtoi shtetin per 27 vjet drejt progresit e zhvillimit ekonomik e kultural te admirueshem.
Më plak duket Rama se Berisha.
Nese Rama don 55% te votave duhet te leshoje RTSh per emigrantet. Deri tani eshte treguar miop ne kete pike.
Une i due shqiptaret shume. Kane gjak te paster.popo poooooo. I due shume. Vampiri sb