Arlind Qori: Berisha më shkatërroi familjen në 1991. Jemi rritur në varfëri, me bukë, sheqer dhe ujë

17 Prill 2025, 22:10Politika TEMA
Arlind Qori: Berisha më shkatërroi familjen në 1991. Jemi rritur

Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë dhe kandidat i kësaj force politike për zgjedhjet vendore të 11 majit në Tiranë vjen në një rrëfim ndryshe për Dritare TV.

Arlind Qori, ka ndarë një rrëfim personal në emisionin Dekalog me gazetarin Roland Qafoku në DritareTV, duke treguar për fëmijërinë, familjen dhe sfidat e jetës së tij në një Tiranë të varfër, por me vlera të forta shoqërore siç thotë ai.

“Kam lindur në Tiranë më 11 nëntor 1981. Jam djali i Muhamet Qorit, ish-oficer dhe pedagog në ‘Shkollën e Bashkuar’, me profesion inxhinier. Origjina jonë është nga Tepelena,” – tregoi Qori.

Ai rrëfeu se është rritur në Tiranën e fundit të viteve ’80, në kushte të vështira ekonomike.

“Shtëpia ime ishte pas ish-Ambasadës italiane. Jemi rritur në varfëri ushqimi ynë shpesh ishte vetëm bukë, sheqer dhe ujë. Megjithatë, Tirana aso kohe ishte e varfër, por solidare.”

Qori ndau edhe disa detaje nga historia politike e familjes së tij, duke përmendur bindjet e të atit dhe përvojat e së ëmës.

“Babai im ka qenë komunist dhe në një periudhë ka qenë edhe sekretar partie. Nëna ime vinte nga një familje ku gjyshi ishte partizan, ndërsa xhaxhai i saj kishte qenë i burgosur politik. Babai ishte shumë kritik ndaj regjimit, dhe kam përshtypjen se në zgjedhjet e para kanë votuar për Partinë Demokratike, ngaqë kishin ende shpresë për ndryshim.”

Por kjo shpresë, sipas tij, u shua shpejt:

“Pas vitit 1992, familja jonë e përjetoi shumë rëndë ‘fshesën’. U hoqën nga puna, u lanë disa vite pa asnjë të ardhur. Babai nisi të merrej me tregti të vogël dhe nëna, pas shumë vitesh, u rikthye në punë si inxhiniere.”

Qori theksoi se, pavarësisht vështirësive ekonomike, ndershmëria dhe dinjiteti kishin më shumë vlerë se pasuria materiale:

“Atëherë nuk kishte stigma për varfërinë. Të gjithë ishin të varfër, por me nder.”/dritare.net

38 Komente

  1. B
    Berati

    Uuuu,mishi koqe,koqe. Paska vuajtur shume i ziu. Zakonisht ne sistemin e babes se ketij nga Tirana i çonin ne Tepelene dhe kur vdisnin per buke i varrosnin ne zhavorin e Vjoses. Ky ka vuajtur shume se familja e tij beri udhetin e kundert dhe me vuajtje ne regjimin e eger te Saliut u be profesor universiteti. Kisha njefare respekti per kete qorr edhe pse komunist por qenka nje cope muti nga muti i madh enverist. Ptu.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrespekt Arlind ,ke Voten qytetare

      " Berati " ( Nofk e dyshimt) por un s'kam paragjykime per Provincialet sot ,qe qelbin kudo ( me qen Realist ) , gje te cilen e ndeshim jovetem -ktu,me kte gjuhe hajvanesh ordinere . Komentohet si qytetare ,me nji far Kulture ,e cila eshte D e t y r i m ne nji Shoqeri Njerezore ! Persa kohe ju do thithni cicen Kanceroze te Dhise se vicidolit ,do villni mbi cdo Vlere Kombetare ,ky ka qen prej 92- it Misioni i ishKomunistit me te Urryer sb nji Injoranti Noterik

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qorri i Saliut

        Ty te beka pershtypje familja e Qorrit qe hanin buk e sheqer si shumica ne vitet e krize se rende ekonomike te viteve 80 por dashuron ne cmenduri Saliun, doktorit e bllokut qe bridhte neper Evrope ne vitet 80 dhe vajzen e vet e beri operacion ne Paris. Doktori bente demitarin e rreme dhe kur u rrezua busti i Enverit vinte verdalle sheshit Skenderbej me makinen e sigurimit te shtetit. Jane me filmime o Qorri i Saliut!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tolja

          Kur i thoni dhe ketij mut muti ,imagjinoni çduhet te thote Arlindi per ju kafshet qe mendoni se bishtin iua ka hekun Saliu dhe jo evolucioni.O Berat çe pate fat.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nikolla

          O zoteri shqiptarët nuk kuptojnë gjera themelore. Në te gjithë vendet lindore ra sistemi komunist. Nuk mundet të paguhej më ushtria dhe shkollat e saj. As fabrikat se nuk kishte më skllevër te punonin për rregjimin diktatorial. Tani na del edhe ky qe është intelektual dhe tregon histori me partizanë, me komuniste dhe se pushtetin ua mori Berisha. O OOO... njerëz hiçni dore nga keto budalliçe qe fajin e ka Berisha... Ra diktatura komuniste dhe thjeshtë krijohen anomali qe ska shtet t'i ndalojë Don edhe te bëhet politikan në ketë stad qe jemi. Asgjë te re nuk sjell me keto mend qe paska. Ide te luftës dytë e pas saj që i ati ja ka trasfuzuar për urrejtjen ndaj demokracisë. Kjo kategori ka menduar se komunizmi do të jetoj mijëra vjet. Pastaj Berisha dhe çdo kush që merr qeverisjen në demokraci ju duket se po u merr pronën e tyre, po u merr vendet e garantuara në shtet...se shteti ishte ' Ay " O Zot çfa degjojmë!!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nata

            Kot per kuriozitet: mos je gje mirditor ti Nikolla? Nga menyra se si shkruan duke u hequr se I di te gjitha pa ditur asgje!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vicidols hajduti

              Jo mor c’na theeee o Nikolla !! Po nese Saliu demon-komunist I hoqi ca nga puna medemek se nuk ka lek , i bie qe te shkurtohej si vend pune dhe Jo ta zevendesonte Saliu me ndonje… Mark Prenge, Nikolle apo Zef . Pra Saliu nuk e beri nga halli por nga deshira per te hequr te aftet me te cilet nuk vidhte dot, e mori rrulat anembane shqiperise qe te vidhte rehat e te shkaterronte mbrojtjen dhe armatimin sipas planit serbi-Grek, Katovica

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vapik per freskim

              Te simpatizoj si nje fytyre e re dhe e paperlyer ne politike! Por mos na caj karin me keto patetizma “jemi rritur ne varferi”! Te gjithe ne varferi u rritem, s’ishe vetem ti e familja jote! Madje me gjysh partizan e babe komunist paskeni pasur privilegje qe familjet e tjera nuk i kane patur! Mishi, gjalpi, vezet ishin me tollona! Nje kile mish per nje jave, javen tjeter nje pako mish te grire, nje jave tjeter nje pule! Nje liter vaj ulliri ne muaj dhe nje pako kafe! Une pershesh me caj e djathe haja per darke se ishim pese veta ne familje! Vetem oriz pa kufizim, ishim bo si kinezet! Keshtu qe leri denglat!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkodrani

                ...ti paske qene mire! Vajin e ullirit ketej nga Shkodra as nuk e dinim qe ekzistonte...vaji kishte nje ere te forte, afersisht si era e vajit te makinave... Paketen e kafes e benim vete, sepse piqnim kokrrat njehere dhe pastaj i bluanim (sa te shijshme ishin ato kokrrat e pjekura, droge...droge!). Per pjesen tjeter e aprovoj, pervec vezeve...mbaj mend se haja kaq shume veze, "per te plotesuar mishin" me thonin. Sa gjynah ishim! Nuk e diskutonim, hanim dhe kaq. Nuk e di si vinin vezet ne shtepi, por vinin (nuk kishim pula, isha cun pallati)...ishim te urte, si pulat poshte shiut..., por me te mire se keta adoleshtentet e sotem, 100% i sigurte per kete. Caji kinez ... nuk ishte i keq!

                Përgjigjjuni
              2. P
                PD

                Do me thene , gjithe familja pa nje bosht ! Te jesh me profesion inxhinier dhe nga tepelena per me teper , hahaha dhe te besh kiu - fiu ne prehrin e partive kundershtare dhe te lesh familjen me buke e sheqer , kjo nuk ka by... te rrije ! Gjej nje profesion tjeter , lere politiken ! Nuk e ke ne gen ! Mos na e lodh koken me llogje kavaje !!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arlind Qori duhet te jete deputet

                  Arlind, ti je flori djale dhe duhet ti bashkohesh PS, jo zrames. Si yt ate, edhe Saliu ishte sekretar partie por nuk e shante rregjimin.yt ate ishte sekretar partie sepse nuk kishte gjasa te shante rregjimin, ketu na genjeve keq, po keq fare.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DAUTI

                    Z. Arlind ! Nga larg dukesh njeri i ndershem dhe i mire. problemi eshte se shumica e popullit nuk i do te ndershmit. Kjo eshte edhe aresyeja qe populli ka keto qeveri qe ka, tash 34 vjet, dikush bandit katundesh e hajdut, ndersa dikush tjeter gangster qyteti dhe superhajdut. Eshte shume veshtire te cash ne kete xhungel por duhet kembengulje. Keta qe kemi provuar deri tani jane te gjithe skllever te parase dhe miq per koke te oligarkeve ( d.m.th. te hajduteve me te medhenj dhe me te fuqishem ). Gjithe ceshtja eshte te kemi ( te pakten ) nje force politike qe i ndjen shpirti per te varferit dhe qytetaret e thjeshte dhe qe nuk lejon qe hajdutet ( oligarket, investitoret strategjike etj.etj. ) te shfrytezojne kaq kriminalisht popullin e thjeshte duke mos e paguar ose duke e keqpaguar. Duhet dikush qe i vendos te gjithe ne nje vije, domethene qe iu kerkon zbatimin e ligjeve te gjitheve njelloj. Urojme te ecesh sa me shpejt perpara dhe te mos na zhgenjesh, si keta horrat.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      A Spaho

                      Babi oficer dhe pedagog në ‘Shkollën e Bashkuar, sekretar partije dhe ky koqja ankohet per varferi. Jemi rritur në varfëri me bukë, sheqer dhe ujë. A me RRK, po jane njerezit gjalle me koqe. Kujt ja trego kto pralla. Po tornitori qe shkote me buke te sqetlla turni trete ca duhet me thone.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sapa

                        Mendoj se eshte i vetmi ne shqiperi qe duhej te votohej.Partite e reja e kane nga nje njolle plus qe do bejne koalicjon me kedo per te marre pushtet.Dhe dihet qe koalicjonet sjellin ne maje te shtetit hajdute si Ilir Meta qe ishte peshqesh nga qelbesira Rama!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Seeeee

                          Respekt per ju Arlind qe vleresoni ndershmerine.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pet.

                            Arlind kam respekt per ty dhe voten time e merr. Por ama mjaft me keto viktimizime te komunizmit, sepse po na duket vetje qe kemi qene te vetmit te privilegjuar, edhe pse jemi rritu pa kepuce e breke. Ajo kohe ashtu ishte , 95 % e njerezve kane vuajtur, (por sa shume kemi vuajtur e kemi marr vesh vetem kur na u hapen syte dhe mbushem barkun me buke)

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mara emigrante ne Itali

                              Po ketij rrote pedagogu nuk I jap voten , ky do nje vend ne parlament , o ruota e pedagogut te gjithe kemi vuajtur ti kur flet leviz ķembe e duar qe tregon se po genjen nuk te mban vendi .Mjere brezat qe I meson .

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqiperia Behet NISMA

                                Cdo vote per Ramen Berishen apo Doshin eshte vote e cuar dem

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  kapo

                                  Mara nga Peskarra,me siguri qe je e shqetesuar se ai nuk ka folur per hapjen e shtepive publike ku padyshim do te aderoje si ender personale. Se dyti mos i ngatero rrotat,se tjeter eshte ajo qe mendon dhe tjeter ajo qe shkruan.

                                  Përgjigjjuni
                                2. j
                                  jo votuesi

                                  komunista ishin ato qe sa erdh 91 u bene demokrate ne krye sali berisha sekretari i koqeve dhe i mutit dhe me shoke gramos pashkon djalin e ministrit dhe kto flasin per komunista vazhdo arlind se je djale i mire dhe ti e merito voten

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Anti

                                    Prisja tjeter qasje ne kete rrefim per vehten nga ky zoteria sinqerisht me zhgenjeu sidomos me buken e kripen. Nje familje intelektuale edhe atehere ishte jo shume por jo per buke e kripe. Me serioz zoteri se te them te verteten me dukesh me ndryshe nga keta lepurat e rinj me i vertete do beje mire qe keto perralla ti lije per nje here tjeter.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Femija e nje ish pedagogu I persekutuar

                                      Arlind: Si ke mbi emrin Qori ashtu po genjen per periudhen kur babai jot ishte pedagog ne shkollen e Bashkuar te Oficerave dhe per me teper sekretar partie (Komunist ) ? Edhe une e kam pase babain pedagog ne shkollen e bashkuar te oficerave ne Tanke dhe shume i zoti se tregojne medaljet qe ka mare por me nje ndryshim nuk ishte Antare partie dhe atehere me keta profesioniste luhej keq ,si puna e babes tend sekretar partie germonin ne biografi Po te gjein ndonje nga fisi ta kendonin mire ???Te largonin nga puna edhe pse ishe i afte dhe mbi te tjeret te degdisnin me parullen se atje ka nevoje PARTIA e babes tend dhe me ulje ne detyre pa kurfare gabimi nga ana e pedagogut , e gjithe kjo per te siguruar vehten e tyre dhe te mbanin vendin e punes si dhe te ngriheshin ne detyre edhe pse ishin te pa afte por benin mire rolin e spiunit ???? Prandaj mos na hap barkun me ato lloj historirash ???? Edhe kur thua jam ritur me buke e sheqer e uje , genjen ? Duke pasur prinderit ne ato pozicione pune nuk keni vuajtur fare per ushqim apo nga ana ekonomike ? Cdo te thoshte nje familje puntori bure Grua me 3 - 4 femi dhe me dy gjysher ne shtepi njeri ne pension tjetri jo , ate shkon ne mendje ty apo babes tend si sekretar partie ? Ne kete gjendje ka qene vendi dhe njerzit nuk ankoheshin ??? E krijuan vete kete gjendje ne kuris te POPULLIT per ta patur te lehte kthimin e xhaketes nga sekretar partie ne kryetar t PD-se ??? Shembulli dhe Pasqyra e kohes sali krimineli dhe ti i biri sekretarit te partise qe keni qene te previligjuat dhe sot hiqeni si QARAMAN turp tju vije , kure nuk votoj per njeres te tille ?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. i
                                        iriqi

                                        Shtepia mbrapa ambasades italiane? Ne mes te vendit!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. t
                                          ta futa

                                          po kto komentuesat sufllaqeqinj qe thojne qe arlindi po thote perralla po ne ashtu kemi jetuar me buke e sheqer me uje se une qe e kam jetuar ate kohe mbajshim rralle per buke arlindi perbiles po thote te verteten se kto qe shajne neper komente kane lindur ne kohen e sales apo jane ato spiunat e enverit qe u bene demokrat sa u hap vendi po me thoni kush jetuar mire te me thote bravo arlind e meriton njehere te provohesh ne vend te edi rames qe i thote shqiptareve qyryk

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            asd

                                            Do te jap voten time jo per buken me sheqer por per te dobesuar dy monstrat e partive te medha. Te japim besim qe te kthesh pak shprese.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Po

                                              Ke qene si shumica e familjeve ne ate kohe. Te ishe komunist ne ate kohe kishe 2 fishin e pergjegjsise. Duhet te punoje me shume se te tjeret e te jepje shembull ne shoqeri. Gjithe lindja kaloi krize te rende ekonomike ne vitet 80, ishte kjo krize qe i dha fund sistemit komunist. Te tjera jane pordhe me liri e demokraci. Ne fakt nese ka nje brez qe vertet ka vuajtur eshte brezi i viteve 90 dhe 2000 ku Shqiperia ishte katastrofe.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Goliku I Bences

                                                Komunist ! Puuuu , fare e keqe !

                                                Përgjigjjuni
                                                1. b
                                                  ballisti

                                                  po o goliku shko merrja karin si mikrofon tani edi rames dhe kendoji

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. d
                                                    demokrati

                                                    une jam i djadhte dhe vije nga familje e persekutuar por ketij arlindit do te ja jap voten se partia demokratike jan te gjithe spiuna te enverit dhe pd eshte kthyer ne kompani familjare

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. s
                                                      shqiptari

                                                      Fare e keqe Sali Berisha ,shkaterroi gjithe pasurine kombetare .hajdut dhe kriminel .Per Arlind Qorrin respekt pakufi

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. a
                                                        aiqerje ajola

                                                        po fiq ke shitur te qifsha gruan pedagoge

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kris

                                                          Problemi eshte vetem nje. Sa dekada do ti duhen shqiptareve ti vene gishtin kokes dhe me voten e tyre te shkaterrojne cifti e buajve Rami,Sali qe drejtojne qerren Shqiperi? Kris I

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. N
                                                            Nje i Moshuar

                                                            O kris : Ai nga dikush varet nuk eshte vetevetja ? E tradheton shkrimi qe ka bere nuk ka horizont per tju dhene drejtim politikes ne keto momente , kjo duhet te kihet parasysh ???? Te qahemi nga qulli e ti fryjme KOSIT ???? Na duhet Edi RAMA te mbaroje punet qe ka nisur Saliu dhe banda ne Burg , pastaj flasim sa te piqen keta te rinj qe flasin si puna e ketij Qorit jo derr ne thes boll kemi vuajtur

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Aron

                                                              Saliu u shkaterroi jeten shumices se shqipetarve dhe gjithe Shqiperine, per kete cdo shqipetar qe i thote vetes shqipetar nuk duhet ti jap nje vote partise se tij dhe as atyre qe jane fut ne kualicion me te, sepse kjo perben akoma nje turp kombetar te vazhdojme ti japim sikur dhe nje vote xhelatit me te madh te ketij kombi.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. w
                                                                w

                                                                Nuk di pse kisha njefare simpatie per kete Qorrin, por me kete deklarate e ka dhier fare. Sipasd ketij pas renies se sitemit kur rroga e Berishes ishte 16 dollare dhe arka e shtetit kishte 5 milion euro, duhej te mbaheshin ca parazite tek shkolla e bashkuar. edhe e thote me mburrje se babai im ka qene komunist. A thote nje gjerman aq me teper gjoja profesor me mburrje se babain e kam pas nazist ?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. f
                                                                  fuck patronazhistave

                                                                  po ti w ku te gjithe shqiperia kishte koperativa erdhen azem hajdari me shoke zhdukini nga rrenjet komunistat kur kishte punuar te gjithe shqiptaret kur dolen partizan shqiptaret dolen per me cliru vendin me pushke ne dore tani ne duhet te mohojme historine qe e shkruajten te rinjte e ketij vendi me gjak dhe nuk e dinin qe do vinte enveri por tani duhet te lavderojme esat pashat e diteve te sotme jo ato djem dhe vajza qe dhane jeten per kete vend dhe shqiptaret duhet te jene krenar qe jane nipat partizanesh jo te kene turp se ishin clirimtar jo pushtues keshtu arlind mos te te vije turp qe je nip partizani por nder dhe ti w moj fut kot pordhe liri demokraci

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. U
                                                                  U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

                                                                  Babai Sekretar Partie dhe shante regjimin ( jo te te Rames sigurisht )!!!!!????? Saliu Sekretar Partie dhe shante Regjimin ( e Rames se te Enverit nuk guxonte ). Sikur ke nje ngjashmeri me Lexhenden Sali !?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Mirësia

                                                                    Arlind dhe pse me fushatë jo të realizuar mirë, për arësye që dihen, je shumë i vlerësuar, shumë i respektuar dhe me shumë reputacion. Por situatat në të cilat ndodhet vendi janë shumë të vështira, sepse populli (pjesa e arsyeshme) dëshiron të largojë nga politika këtë kolere. 30 e sa vjeçare(SALI Berisha KRIMINELI) Më pas duke pasur një politikë më paqësore mendoj se do të ketë garë më të arsyeshme dhe beteja juaj do të përfundojë me sukses dhe ju do të jeni nga partitë më të fituara së shpejti. Ju uroj suksese në fushatën 2025!

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje