“Gratë demokrate të marrim peng burrat” - Rama këshilla grave socialiste: Bindini shoqet dhe kujdes kunatat, janë të rrezikshme…

17 Prill 2025, 18:27Politika TEMA
“Gratë demokrate të marrim peng burrat” - Rama

Me një lutje drejtuar grave socialiste të qarkut të Dibrës e ka mbyllur Edi Rama këtë takim.

Ai u bëri thirrje atyre që të flasin me gratë e demokratëve, që më pas ato të bindin burrat e tyre për të votuar PS, ndërsa nuk i kurseu dhe batutat.

“Një minutë, mos ma bëni si burrat, një lutje kam, janë 27 ditë… 

E para, duhet me fol me gratë e demokratëve. Me nda tamam muhabet grash, dhe pastaj gratë demokrate duhet të marrin peng burrat demokratë. 

Pastaj ju me motra, me kunata… kunata kujdes se mund të jenë të rrezikshme, 5, 5, 5, 5 që ta dëgjojnë tani në Tironë e në gjithë Shqipërinë, që katër me një s’ka bo vaki nga Burreli në Peshkopi. I love you”, tha ai.

3 Komente

  1. V
    Veri

    Batuta te lodhura te sterperseritura, Rama eshte konsumuar, eshte bere i merzitshem, i padurueshem.....e mban ne pushtet vetem Sali Rame Kulla.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Shqiptaret kane nje kryeminister qe e trajton kombin ne batutat e tija si çerdhe ku ai i lodhur u tregon perallat e vjetra. Zoti i meshirofte mbeshtetesit e Berishes qe per kryeminister te ardheshem zgjodhen Ramen. Idjotizmi nuk ka brire!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zaho,permende babane tend te gjore

        Ketu futet se pari dhe keshilla per gruan e tij: Mblidhe ne shtepi, kete kllounin tend te dale boje dhe i shkarre komplet mbas vetes se vet, qe prrallis pa fund vec suksese dhe asnje humbje, kur kete vend e ka zgavruar me shume se gjysmen, nga largimi i banoreve te tij, dhe shteti me institucionet e tij, ka futur uje nga te gjitha anet dhe zjen nga korrupsioni, paaftesia, dembelizmi etj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje