
Instituti ‘Piepoli’ dhe Report Tv kanë sjellë k sondazhin e radhës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Për të komentuar këtë sondazh, në një lidhje skype për ‘Frontline’ ishte i ftuar juristi Kreshnik Spahiu, i cili u pyet lidhur me pjesën dërrmuese të të anketuarve ku 64% janë shprehur se opozita e drejtuar nga Berisha është “aspak e besueshme”.
Ai tha se kjo ndodh pasi Berisha s’është më ai i vitit 2005 kur bashkoi opozitën, ndërsa theksoi se edhe partitë e reja janë kundër PD.
‘Ata janë pyetur në kulmin e fillimit të fushatës, kur PD dhe Sali Berisha kanë bërë një fillim fushate të fortë, sepse u mbush Sheshi Nën Tereza dhe pavarësisht kësaj fushate të fuqishme, besueshmëria ose jo nda tij mbetet në të njëjtat nivele për dy arsye.
Së pari ana pozitive është se Berisha ka një meritë që deri 30 për qind të shqiptarëve e kanë për vete, por aq sa e duan e urrejnë mbi 60 për qind dhe këtë se ndryshon edhe sikur të mbush më shumë sheshet.
Ai është i suksesshëm për PD dhe kush do PD do dhe atë. Po ai po shkon në zgjedhje me një opozitë të përçar, Berisha s’është më ai i vitit 2005 kur bashkoi opozitën. Për këtë arsye duke qenë se në zgjedhje do shohësh se gjysma e spektrit opozitar nuk votojnë PD por partitë e tjera’, tha ai.
Jo se e ka inat Berishën , po Spahia po thotë vetëm të vërtetën , pasi nuk i ha më njeri rrenat e tij . Tashmë i ka dalë frika nga Berisha dhe del e flet si parashikues i madh i fateve të vendit . Berisha i njeh mirë bëmat e Spahiut , bashkë me Bamkën ish president , prandaj Spahia largohet nga ai , si djalli nga temjani .
Sa-lehu, vetëm pas ngjarjeve të vitit të zi 1997 dhe grushtit të shtetit 1998, pavarësisht makiazhit politik me KOP-in, ribashkimin me fraksionet e dala prej PD dhe sloganit politik "me duar të pastra", nuk do vinte kurrë në pushtet po të mos ishte sistemi zgjedhor me 100 zona në maxhoritar dhe 20% propocional në rang vendi, dhe ndihmën që i dha Ilir Meta duke çarrë PS. Me këtë koalicioni i dhjetra partive nën drejtimin e PD, fitoi deputetë sa për të formuar qeverinë, por jo votën popullore. Dhe kjo, qysh pas marsit 1992 nuk ka ndodhur më, asnjëherë. Dmth PD si parti e vetme, nuk ka fituar asnjëherë me PS. Nuk do ndodhë as në 11 maj. Pra ishte faktori LSI dhe bashkëpunimi i monstrës me hajdutin Meta, që qysh prej atëhere është i pandarë, që "non grata" ka mbijetuar deri mënsot. Kjo dyshe monstruoze pavarësisht piruetave politike, apo marrëveshjeve mafioze midis tyre kanë paracaktuar dhe fundin e tyre dramatik plotësisht të merituar. Me Sa-lehun në prag të derës së burgut dhe Metajn në burg. Karma e tyre!