INTERVISTA/ “Jam i qetë dhe i vendosur…” - Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media

28 Dhjetor 2024, 18:19Politika TEMA
INTERVISTA/ “Jam i qetë dhe i vendosur…” - Rama komenton

Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë përfshirë zyrtarë të niveleve të larta dhe përfaqësuesë po ashtu të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, kryeministri Edi Rama thotë se është i qetë e i vendosur që beteja ndaj pandëshueshmërisë të vijojë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në integrimin europian, te ekonomia, debati për opinionin e Komisionit të Venecias për rastin e mandatit të ish ministres Olta Xhaçka e pritshmëritë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, së pari, faleminderit për këtë intervistë në fund të vitit me Zërin e Amerikës. Do të doja ta nisja me një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë gjatë këtij viti, përparimin e saj në integrimin drejt Bashkimit Europian. Brenda dy muajsh, Shqipëria arriti të hapë dy grupe kapitujsh. Megjithatë ambicia juaj është që bisedimet të mbyllen brenda vitit 2027. Sa realiste është kjo, duke patur parasysh që fqinjët tanë kanë kaluar vite të tëra e ende janë larg?

Kryeministri Rama: Kjo nuk është ambicia ime tanimë, por është plani i përbashkët strategjik i shkruar dhe i dakordësuar së bashku me Komisionin Europian. Është një plan konkret, me hapa konkrete, me data konkrete dhe është shumë ambicioz, por ne jemi të angazhuar që ta realizojmë pikë për pikë dhe që, përsa na takon, detyrat për mbylljen e negociatave t’i kemi kryer brenda vitit, që kemi përcaktuar.

Zëri i Amerikës: A është e përgatitur administrata shqiptare për ta përballuar këtë proces? Sepse po i referohem këtu raportit të fundit të Komisionit Europian, dhe më lejoni të citoj, ku thuhet se qeveria, për shembull, “vazhdoi të miratonte politikat dhe ligjet, duke ngritur shqetësime në lidhje me respektimin e standardeve të BE-së”, apo se “një pjesë e mirë e rekomandimeve të Komisionit Europian ose ishin zbatuar pjesërisht, ose nuk ishin zbatuar fare”.

Kryeministri Rama: Këto nuk kanë asnjë lidhje me pyetjen apo me përmbajtjen e pyetjes për administratën, sepse sa e përgatitur është administrata jonë kjo natyrisht nuk duket, nëse ndjek lumenjtë e lajmeve, ku gjysmë të vërtetat që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, po edhe gënjeshtrat safi janë material sundues. Por kjo duket nga faktet dhe fakti më kuptimplotë për përgatitjen e administratës sonë është fakti që administrata jonë përballoi jo vetëm me sukses, por edhe nën sytë e befasuar të Komisionit Europian të gjithë procesin e përgatitjes së negociatave, që është një proces jashtëzakonisht i vështirë.

Nga ana tjetër, administratën tonë e gjykojnë institucione prestigjioze, të cilat funksionojnë si institucione të Bashkimit Europian, ku kam parasysh në këtë rast SIGMA-n, që e cilëson administratën tonë, në mos gabohem, në 4 nga 5 fusha të hulumtimit të kapaciteteve të administratës, si më të mirën në rajon.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, korrupsioni mbetet një temë gjerësisht e debatuar edhe ndër vite. Ju shpesh keni deklaruar një seri masash, ndërhyrjesh, reformash që janë marrë, megjithatë në vlerësimet ndërkombëtare, edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian vazhdon të konsiderohet si një shqetësim serioz, madje thuhet edhe se “përpjekjet parandaluese kanë patur një ndikim të kufizuar”.

Kryeministri Rama: Korrupsioni ishte një temë shumë e debatuar për gati dy vjet në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ishte një temë e debatuar me një kahje, por ishte një temë e debatuar me të dyja kahjet, që do të thotë se në këtë debat për korrupsionin ka shumë; ka natyrisht të vërteta, që në rastin e Shqipërisë ne nuk mund t’i mohojmë, ka shumë të pavërteta që janë atraktive në arenën politike dhe mediatike, ka shumë analiza, që mbështeten mbi shumë spekulime, por, për t’u kthyer dhe për të mbyllur përgjigjen: korrupsioni në Shqipëri është një problem, asnjëherë aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme në të gjitha llojet e frëngjive dhe në të gjitha llojet e platformave, por një problem, që pikërisht pse është real, jemi duke e përballur qoftë me reforma, qoftë me modernizimin e shërbimeve dhe me modernizimin e proceseve brenda administratës, duke shfrytëzuar teknologjinë, qoftë nëpërmjet institucioneve të reja të drejtësisë dhe patjetër, qoftë falë mbështetjes publike, që në këtë luftë kundër kësaj të keqeje është një mbështetje e gjerë.

Zëri i Amerikës: A ju ka shqetësuar një numër jo i vogël ish-zyrtarësh, zyrtarësh të lartë, përfaqësuesish tuaj, kyetarë e ish kryetarë bashkish e së fundmi edhe deputetë, të cilët janë nën hetim nga SPAK-u, të paktën për shpërdorim detyre apo korrupsion?

Kryeministri Rama: Kjo pyetje më bëhet qëkur SPAK-u ka filluar të veprojë dhe gjithmonë më shkakton habi, sepse mund të më bëhej në mënyrë këmbëngulëse, nëse unë do të isha një person i gjendur gafil përballë produkteve ose rezultateve të një reforme të bërë nga të tjerë. Po unë nuk jam një person i gjendur gafil dhe reformën në drejtësi e kam bërë unë në krye dhe Partia Socialiste e gjitha në mbështetje të kësaj reforme. Kështu që, natyrisht që mua nuk më vjen mirë në aspektin njerëzor dhe personal për njerëz të cilët i njoh, me të cilët kam punuar, me të cilët kam bashkëpunuar nga më larg ose nga më afër, por kur bëhet fjalë për detyrën që kam, kur bëhet fjalë për misionin që udhëheq, kur bëhet fjalë për faktin se ky është një proces i dhimbshëm, përmes së cilit Shqipëria do të bëhet më në fund shteti, që nuk u bë kurrë dhe, falë të cilit në Shqipëri pandëshkueshmëria tanimë nuk është një mit, por është një monument i rrëzuar, dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë, qysh nga shpallja shtet më 1912-n, ka individë të lidhur me pushtetin politik, qofshin në radhët e shumicës që qeveris apo në radhët e shumicës që ka qeverisur, atëherë këtu është për t’u habitur me habinë e kujtdo qoftë, por unë personalisht ndjehem absolutisht i qetë, i qartë dhe i vendosur, akoma më i vendosur, që kjo betejë të vazhdojë dhe të mos ketë asnjë kompromis.

Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cënon kjo imazhin e Partisë suaj?

Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.

Zëri i Amerikës: Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të politikës dhe jetës publike. Kështu që, detyrimi është për të marrë një opinion nga ju.

Kryeministri Rama: Opinioni im dihet. Është i njohur botërisht. Përballë drejtësisë dhe përballë ligjit dhe përballë të drejtës së institucioneve të drejtësisë për të bërë punën e tyre, nuk janë emrat që caktojnë se për kë e bëjnë apo për kë s’e bëjnë punën, por janë faktet dhe janë liritë dhe të drejtat e të gjithëve, që duhen ushtruar dhe duhen vënë në zbatim, duke filluar nga liria dhe e drejta e drejtësisë, që të bëjë detyrën e vet.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit lidhur me këtë kapitull. A përbën një fakt të rëndë që ish deputeti juaj Ergys Çyrbja, sipas hetimeve deri tani, rezulton të jetë katapultuar në pjesën e sipërme të listave për deputetë me mbështetjen e krimit të organizuar?

Kryeministri Rama: Së pari, përsëri më bëni një pyetje që përgjigjen e ka marrë, e mori dhe këtu dhe është e kotë që të kërkoni një përgjigje tjetër. Kështu që, këto janë tërësisht pa lidhje me detyrat e mia dhe me funksionet e mia. Unë thjesht përgjigjem për punën time, për detyrën time. Detyra ime nuk është, që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, duke u ndalur tek ekonomia; edhe të dhënat e tremujorit të tretë të këtij viti treguan një rritje të qëndrueshme në nivele të konsiderueshme të ekonomisë. Por ajo që bie në sy është se kjo rritje po mbështetet kryesisht tek ndërtimi dhe tek turizmi. A është ky modeli ekonomik që Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë se, sido që të jetë, bëhet fjalë për dy sektorë që janë të cenueshëm?

Kryeministri Rama: Së pari, burimet e rritjes ekonomike të Shqipërisë janë shumë më tepër sesa kaq. Së dyti, kjo është një fazë e zhvillimit, kur ndërtimi ka një peshë të rëndësishme. Dhe së treti, unë nuk mendoj se, meqë ndërtimi ka një peshë të rëndësishme, ne duhet ta konsiderojmë këtë një fatkeqësi. Unë mendoj që kjo është një e mirë e madhe në këtë fazë të zhvillimit.

Unë nuk mendoj se ne duhet të vajtojmë faktin, që kemi aeroportin me rritjen më të lartë në Europë, e konfirmuar nga institucionet ndërkombëtare. Një rritje shumë më e lartë sesa rritja e vendit të dytë. Aeroporti i Tiranës sot është me numër pasagjerësh, jo me rritje relative, më i madh sesa Aeroporti i Beogradit, që ka qenë historikisht kryeqendra e rajonit, ndërkohë që Rinasi ynë ishte një kotec, ku pasagjerët numëroheshin si pulat në mëngjes, kur dilnin nga koteci, dhe në darkë, kur hynin në kotec.

Zëri i Amerikës: Tek ekonomia, një e dhënë tjetër, që u shfaq në rezultatet e tremujorit të tretë, është sektori i bujqësisë në rënie për tre tremujorë radhazi. Një sektor, që ka një peshë të rëndësishme në Prodhimin e Brendshëm Bruto, diku tek 18%, në mos gaboj, që ofron punësim ose vetëpunësim për një numër mjaft të lartë shqiptarësh. Si e shpjegoni këtë?

Kryeministri Rama: Nuk është një rënie pa kthim. Është një moment i përkohshëm, i parashikuar prej nesh dhe si rezultat i bllokimit të një sërë investimesh nga ana e programit të BE-së. Por, ndërkohë ne kemi marrë masa dhe do të shikoni që, vitin e ardhshëm dhe vitet në vijim, për shkak të këtyre masave dhe për shkak të disa financimeve alternative, ne do të kemi një rritje, që do të jetë më e madhe sesa koha e rritjes më të madhe së këtyre viteve në bujqësi.

Zëri i Amerikës: Në aktin e fundit normativ ju keni parashikuar diku tek 14 milionë euro. Mendoni se janë të mjaftueshme?

Kryeministri Rama: Ajo nuk ka lidhje, ajo është thjesht pagesa e detyrimeve të marra përsipër ndaj fermerëve dhe nuk është tek masat sistemike, që unë fola dhe që ne tanimë i kemi mirëmenduar dhe do fillojmë t’i zbatojmë, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Zëri i Amerikës: Duke mbetur tek të dhënat e buxhetit. Hyjmë në gjysmën e dytë të muajit dhjetor me një sufiçit mjaft të lartë, diku tek një miliardë euro. Si shpjegohet që institucionet e ekzekutivit, agjencitë shtetërore nuk arrijnë dot t’i shpenzojnë dot paratë që janë në dispozicion?

Kryeministri Rama: Ne, faktikisht, nuk do të mbetemi praktikisht me asnjë fond të pashpenzuar në mbyllje të vitit, ndërkohë që ka shumë arsye, që nuk është vendi për t’i diskutuar, pse zbatimi i projekteve ka një ecuri relativisht më të ulët sesa ç’do të ishte e dëshirueshmja. Kjo lidhet edhe me faktin që proceset e prokurimeve kërkojnë kohën e tyre, proceset ankimore kanë kohën e tyre, e kështu me radhë. Por edhe për këtë besoj që kemi të qarta masat e duhura për të korrektuar mënyrën e përdorimit të fondeve dhe për të shtrirë në kohë pastaj akordimin e tyre, pavarësisht nga procedurat e zgjatura, që nuk janë në dorën tonë, se thashë ka shumë ankime, për shembull, ose prapakthime të procedurave, gjë që flet për një forcim të konsiderueshëm të administratës në aspektin e sundimit të ligjit, gjë që e konfirmon edhe Komisioni Europian nëpërmjet SIGMA-s, që rendit Shqipërinë të parën dhe me diferencë nga vendi i dytë përsa i përket prokurimeve publike: dhe të gjitha këto janë, si të thuash, tensione të brendshme të një organizmi, që rritet dhe që zhvillohet.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, përpara se të kaloj te disa pyetje lidhur me zgjedhjet e ardhshme, do të doja të ndalesha pak te një zhvillim i parlamentit. Ka patur një debat, që ka zgjatur për më shumë se dy vjet, për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Shumica juaj mbështeti dhe argumentoi idenë se deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, duke refuzuar kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë Komisioni i Venecias në Opinionin e tij, ndonëse e njeh këtë të drejtë të deputetëve, që ata mund të mos detyrohen për mënyrën si duhet të votojnë, saktëson se “Gjykata kishte dhënë dy vendime - dhe këtu po citoj Opinionin - dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet nga votimi ose shumica parlamentare”. Pse përfaqësuesit e shumicës tuaj, zoti Rama, vijojnë të mbrojnë tezën se Komisioni i Venecias ju dha të drejtë juve?

Kryeministri Rama: Sepse përfaqësuesit e shumicës tonë parlamentare lexojnë shumë mirë shqip. Vendimi i Komisionit është më shqip nuk mund të ketë. Tani, nëse pastaj do të hyjmë në lodra të natyrës juridike, atëherë e dimë shumë mirë që dy juristë të ndryshëm, për shkak të pozicionit të ndryshëm, mund të bëjnë dy interpretime të ndryshme. Por vendimi i Komisionit të Venecias është i qartë: nuk do të duhej fare të lindte nevoja, sepse nuk ekziston, është jashtë logjikës më elementare të funksionimit të një shteti demokratik, ku të treja pushtetet janë të pavarura nga njëra-tjetra, legjislativi, gjyqësori dhe ekzekutivi, që një gjykatë, qoftë edhe ajo Kushtetuese, t'u imponojë deputetëve se si duhet të ngrenë dorën. Kjo nuk ndodh.

Zëri i Amerikës: Po ajo që lihet të kuptohet nga Opinioni, është që nuk duhet të votohet fare. Duhet t’i kalojë direkt Gjykatës.

Kryeministri Rama: Ky është një interpretim tjetër i tepërt, sepse Opinioni i Komisionit të Venecias është i qartë si drita e diellit: Parlamenti nuk imponohet, e nëse diçka do të kalojë në parlament, aty do të vendosë parlamenti, ndaj nuk vendos askush tjetër.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, zgjedhjet e ardhshme janë në prag. Cila do të jetë oferta e Partisë Socialiste, e cila kërkon tashmë një mandat të katërt, sepse ju nuk mateni me të tjerët, po duhet të mateni me vetveten?

Kryeministri Rama: Besoj që nëse ka një ofertë, që ka nevojë për shumë pak shpjegime ndërkohë që mbështetet nga shumë fakte, është oferta e Partisë Socialiste. Për këtë arsye, Partia Socialiste do të fitojë në maj të vitit të ardhshëm dhe do të ketë fitoren më të thellë të të gjithë këtyre garave që i kemi fituar njërën pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, sepse jemi një forcë politike, që është e pakonkurrueshme në çdo aspekt, e nuk mundemi dot.

Zëri i Amerikës: Atëherë, Zoti Rama, cila është arsyeja që ju praktikisht keni paralajmëruar, se në pjesën e sigurt të listave do të vijnë emra kryesisht të rinj, pra jo ata që kanë më shumë se një mandat, pra që më shumë se gjysma e deputetëve tuaj të jenë emra të rinj, jo përbërja aktuale e deputetëve?

Kryeministri Rama: Kjo është një çështje që do ta shikojmë me kujdes rrugës. Ajo që dua ta ritheksoj është që arsyeja pse ne nuk mundemi dot është arsyeja, sepse ne zgjohemi të parët dhe flemë të fundit, dhe unë zgjohem i pari nga të parët, dhe fle i fundit nga të fundit, kështu që deri kur dikush tjetër, disa të tjerë, do të zgjohen më herët dhe do të flenë më vonë dhe në ditën e tyre të punës do të bëjnë punë dhe jo llafe, Partia Socialiste do të bëjë atë që thotë dhe do të thotë atë që bën, dhe shqiptarët do ta mbështesin për atë që bën dhe për atë që thotë. Dhe përsa i përket skuadrës, kjo na jep mundësinë që të kemi një skuadër të re akoma më të mirë se kjo që kemi sot, sepse në ndërkohë, siç e thatë edhe ju, ne matemi me vetveten, nuk matemi me kundërshtarët, sepse për t'u matur me kundërshtarët, duhet të ndalojmë, duhet të kthejmë kokën mbrapa, duhet të vëmë dorën mbi sy, duhet t'i shohim ku janë, edhe pastaj të fillojmë të matemi, gjë që s'kemi pse e bëjmë. Por nga ana tjetër, ne kemi shumë gjëra për të përmirësuar dhe e kam thënë me kohë që, opozitën e vetvetes dimë ta bëjmë shumë më mirë sesa ata që na bëjnë opozitën nga jashtë vetes. Kjo duket si retorikë, po nuk është retorikë. Ne bëjmë shumë analiza, ne bëjmë shumë diskutime të brendshme, ne bëjmë shumë anketime të opinionit, ne dëgjojmë shumë njerëz në të gjitha rrugët dhe jemi shumë të vetëdijshëm që s'jemi më të mirët, nuk jemi aq të mirë sa unë do të doja të ishim, po më të mirë se ne…

47 Komente

  1. N
    Nafija e Surrelit

    SPAK duhet te hetoje rastin e CEO se Fondit Amerikano Shqiptar te Zhvillimit, E.M. qe ka marre nga Erion Veliaj ambiente me qera tek piramida per biznesin e vajzes se tij 18 vjecare. Ju kujtoj qe ky fond financoi rikonstruksionin e piramides per ta mbushur me kafene.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Piktori i qete

      Eshte "i qete" piktori. I eshte kapur me presh ne duar vetem zevendes kryeministri, ministri i financave, ministri i brendshem, me dhjetera zyrtare dhe ish zyrtare te kapur me lidhje me drogen dhe korrupsion, dhe se shpejti edhe Lali Fiku qe po i ngushtohet laku. Gjera te vogla. Thjesht zullumqare qe hane kumbulla prapa shpines se bablokut te pafajshem.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zot na largo iheremire aleatet Sali-Rama

        I thoni Rames se nuk duhet te jete i qete aspak. Neper kembe kemi kaq shume plehra te Saliut sa Ramen nuk duhet ta zere gjumi. Ndryshe Rama ben mire te largohet nga KM dhe PS te zgjedhe nje KM tjeter brenda 2-3 diteve. Te zgjedhim nje tjeter qe nuk eshte i qete te kemi neper kembe Saliun dhe falangat e tij si ky komentues zombie qe ai i ushqen me mish te kalbur. Nuk na duhet Spaku qe puth bythen plake te Berishes. Uk na duhet as Rama aleat i Berishes. Mbase me mire do ishim me Veliajn, Ballukun, Spiropalin e te rinj te tjere, qe Rama i nxit kunder njeri tjetrit per ti mbajtur nen kontroll.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

          Nuk eshte CEO i AAFD Carapuli i famshem i Lindita Nikolles?

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bac u kry

            Kush shuan epshet ne ekranet dhe rruget e Tiranes? Linda para dy netesh tek Fevzua? Dhe kohe me pare neper garazhe me Çabirin? Kusb vishet me kostume karnavalesh? Komandant Edvini? Edi ka prokurorin special Alexi ka gjykatesin special

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nga vje ti more mut...

              Turp te kesh o klysh i Saliut, me grate nuk ke pune more qelbesire.

              Përgjigjjuni
            2. N
              Nua rroki

              Nafje ik ciu se nuk na the gje Non grata ta pregaditi darken per sonte ose mutin e radhes

              Përgjigjjuni
              1. f
                flase

                Do i theme une SPAK-ut, Nafije, ti vazhdo dhe rrihe dybekun se ti nxjerresh fundin. Mire ?!

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hale

                  Filluan spiunat pa leke tani

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    123

                    Ne piramide kane vendos dhe bandita qe ndalojne prinderit me femije qe te bejne vizita.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sylvinjo

                      Rama hajduti ,qe e shtron 1 km rruge per 60 milion dollare, eshte tipiku i njeriut te pabese si ata halabaket e bandave qe vrasin njeri tejtrin , ka vendosur te ekzekutoje Veliaj, duke perdorur SPAK. Tani Veliaj vetem te jete budalla fare, te mos reagoje dhe te mos e diskretitoje kete legen burre si Rama hajduti qe vjedh vete dhe fute vartesit e tij ne Burg, por te diskretitoje edhe SPAK , qe po vepron vetem si nje vrases me page ne sherbim te Edi Rames

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        k

                        Nē Evropē do kishte plasur skandali dhe do ishte dorēhequr qeveria. Nē shqipëri , eshte gjeja mē normale dhe bile e bezdisshme. Kē tē vesh ? Ato degjeneratat qē janē mē keq se kēta.Punē shqiptarēsh gjellē qensh.Epo kur mashtrojnē veten se janē gati per te hyre ne Evropē.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Karllo Bole-ino ( kollovari I Agimes nga Myzeqeja)

                          Me vjen keq karo honorevole Edi ! Kesaj radhe Erioni ka për të të scopare molto male ty edhe Linditën e tutti qe ta marrin con la bocca. ( non io si capische). Erioni ka votat e "Mjaft i 69s". Ndersa ti ke vetem mllefin dhe marazin e te gjitheve ripjellsa e PSista qe I shkel ne kembe dhe I ve kunder njeri-tjetrit. Sei finito come un qen di uzina Traktori. Mi displace shume. Doja te te palloja edhe une, por ty te ishte fiksuar Arian Çani. Povereto Edvin. Baçi te sinqerta.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ah more Ed mjerani....

                            Si eshte i qete Z.Rama kur Berisha ja ka fut gishtin e malokut? Ben sikur nuk e kupton Rama, apo i shijon?!

                            Përgjigjjuni
                          2. f
                            fukaraji

                            Ah..mjere Selmani nenes ke te kapesh e ke te leshe, keta jane te gjithe njesoj, zvarranike te veshtire ...!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              S'mundet te Akuzoj ty,per Letren e salihKurves

                              Por, qe gjendja e renduar e ,Shqiperise ky corb Politike shoqeror ,kjo apati dh deshperim ,zhgenjim Total ,e ksaj te ardhme te pashprese ,qorrsokak qe jetojm sot e kemi fal tejesi nji KM me nji Karaktere prej Bespreri te papergjegjshem- qe s'dite kurr te tregohesh burre ,por thjeshte,nji bythqir Tirane , i paburre ,qe u shkerdheve me te gjithe Miqt dhe Armiqt e Shqiperise , duke len te shkarkohet gjithcka mbi kte Popull , nji kosto qe do vazhdoje ta paguaj edhe disa dekada ,thjeshte prej pafytyresise tende Karakteri me te ndyre , O Piiiiis ,qe s'ta kishimborxhe Ne si popull qe te votuam ,as kta te rinje qe premtonin shume per kte vend ,por qe surrati jot nuk diti kur t'i qendroje pran e mendonte per te Ardhmen , o Maskara o Mashtrues i ndyre ,qe hengre bukn e Shiptareve dhe bere punen e Antishqiptareve . Ben vaki ,qe VLt'ja besh si ST , s'e dim radha e kujt po vjen e djalit apo lindes o kerme e pabese

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vlonjati

                                Po ç'është kjo gjuhë , more zagar i fëlliqur , po ty sikur të ka vrarë të tatë kryeministri , more qen bir qeni . Turp të kesh , injorant , gojëqelbur , rrugaç i pa cipë . Kush ka qënë kryeministër më i mirë se ky , more ndyrësirë kokëbosh ? Nuk u ngopet kurre së shari e së ofenduari , popull i pjerdhur nga më të e kokës .

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gruaja e tankistit

                                  Vlonjat I karit , lindur ne Kardhiq dhe banues ne Kurvelesh. Te genjejne bythqiret e ripjelljes se sufllaqet jane steroide dhe ti fap bythen ne semafor. Sa jane shtuar keta pederastet qe nga frika vetequhen " vlonjat" dhe ne Vlore skane qene asnjehere.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    S'mundet te Akuzoj ty,per Letren e salihKurves

                                    Vlonjati, po iko e shiko punet e tua e mos fut hunden aty ku s'kupton dot asgje . Me beso, s'dua te fyej ,se s'kam ato trut e tu ,se s'jam shoku jot ,lepirs ,se di ta jap mire rreston .More vesh ! - KM jot e para eshte bashke me kryekurven e kombit sb dhe i.muta, kunder Drejtesise kunder Shqiptareve ,kunder vet PS ,eshte njeriu me i pabes,qe rrasi brenda Saimir Tahirin dhe tani bashke me saleh haMutin ,ka futur ne gracke me njerezit e tyre ne Spak - Veliajn .--- Cfar nuk eshte e vertet nga ato qe shkruaj un per KM Piiiis ne Koment ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      JU LUTEM , LEXOMENI EDHE MUA

                                      Vlonjat , me keto pak fjale ke thene gjithe te vertetat . Ke folur edhe ne emrin tim dhe nuk dua te perserit , por ketu jane nje pjese , bile me aktivet , qe te lene pershtypjen qe ky eshte populli shqiptar ,te cilet dine vetem te shajne e mallokojne , te nxijne , perbaltin , te urrejne , duan pushtet ne tavoline , me cdo kusht e me dhune , qe nuk ia dine kuptimin fjaleve DEBAT , ARGUMENT , DEMOKRACI , QYTETARI , SHQIPTARI ! Ky llum kerkon te jetoje pa punuar , pa paguar asnje detyrim shtetit , pa njohur ligje e rend shteteror , qe vendi te qeveriset nga feudale mesjetare qe nuk dine se cfar do te thote shtet ! Aq te felliqur , sa qe eshte veshtire te dallosh komentuesin ekstremist grek @Erdogan , etj monstra . nga tifozet e foltores , apo Like floririt !

                                      Përgjigjjuni
                                  2. N
                                    Nuk na duhen nje Spak e Rame qe kane frike Saliun?

                                    Zoti Rama duhet te flase ne emer te PS, jo vetem te tijiin, pra te konsultohet me PS paraprakisht. PS duhet ti mbeshtese funksionaret e saj nga Spak deri sa te kete vendime perfundimtare nga drejtesia e re. PS ka pergjegjesine ta mbroje, forcoje Spak, por ne asnje menyre mos lejoje qe ai te dale jashte kontrollite te denoje vetem funksionare te larte te PS. Spak u krijua per te denuar te parin Saliun qe shkateroi cdo gje te mire ne kete vend, qe mbolli, pleheroi e prashiti korrupsionin, drogen me Lazaratin, shiti detin e nderin tone, dhe vrau ne 21 janar e ne 1997. Saliu duhet te ishte i pari qe duhej hetuar e denuar nga drejtesia e re. Kjo nuk ndodhi, prandaj PS duhet te miratoje ne Kuvend nje rezolute per ti treguar treguar Spakut se i ka hipur kalit mbrapsht. Edhe Usa dhe BE duhet ta pranojne krahehapur nje rezolute te tille. Ndryshe shpejt shqiptaret do dekurajohen keq me Spakun dhe do kerkojne eliminimin e kesaj lloj strukture, zepse saliun do e kete marre Zoti keshtu si e ka nizur Spak me saliun. Duke mos reaguar sic duhet ndaj Spakut, Rama po merzit shqiptaret keq. Rama dili zot Erjonit, mos kij frike nga Saliu, se Amerika ezhte me Erjonin. Pyet administraten Trump e do te thone se Veliaj eshte shume me i mire se Saliu e pak me i mire se ty vete. Nuk ka funsionar te lqrte ne demokraci qe nuk preket nga korrupsioni, puna eshte kush preket me pak. Saliu eshte kampioni shqiptar i cdo te keqe. Ai eshte fytyra e korrupsionit galopant. Nuk kuptojme pse Rama te kete frike prej tij, edhe pse ka popullin pas. Po e len popullin ne balte. Na genjen me BE, por edhe atje ka plot te korruptuar si Saliu. Nuk e dime sa te tille ka ne Serbi e Rusi, lor po duket se nuk ka kaq shume hajduter sa ktej nga Perendimi. Ndersa ne Kine duket se nuk ka fare se ua presin atje koken e doren hajduteve si Saliu e Likja.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. m
                                      mallkuar qofsh

                                      I pa ftyre dhe pa din e iman: Kur ka frike se lehin qente e Saliut, dhe kur spaku punon privat, si nen nje diktature, tribalesh, ky lloj specie nuk pipetin, megjithse e ka dhe detyre funksiopnale prononcimin kunder kesaj antiligjore te spakut, dhe perdor thenien e tij te dale boje: Qe une nuk nderhyj ne punet e gjykates, kur kjo gjykate sillet krejt si nje pacavure. Kurse krejt ne te kundert pozicionohet ky lloj piktori, me gjykaten nderkombetare e Hages, ku per te fituar pike kosovare, nderhyn dhe i pervishet asaj me fjalorin me te ndyre, mbasi ne kete rast nuk e atakon kush.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        ILIR

                                        O plaku Mere,e qelbe Shqiperine, kultivove hajduterine,korrupsionin e papare me pare, hallakate pronen e shtetit apo dhe te individeve ku deshe dhe si deshe,shpopullove vendin duke e gjysmuar popullsine ne keta 12 vite regjim. Kriminalizove vendin me sa e sa deputete e kryebashkiake te perlyer ne qeverisjen tende dhetani po mundohesh te mbeshtesish Veliajn se ke hallin tend.Kur do vije ajo ore qe te shporresh qe te shpetoje Shqiperia nga takemi yt.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Loni

                                          Hë më të lumtë shoku Edi Rama, kjo është gjuha që duhet përdorur me ARMIKUN. Jo po t'a marrë vesh USA, Rusia, Kina, India, Pakistani, Brazili e kush të dojë deri tek San Marino, se këtu ka ndodh mrekullia, Enver Hoxha është ngritur nga varri dhe ka zënë vëndin që i takon. Dhe do të vazhdoj të qëndroj "...pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës......" deri në përjetësi! Rrofsh, na kënaqen!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Detari

                                            nuk rregullohet me SPAKe albanistoni o sunite, aty duhen kapur te gjithe brenda dites tiu behet si Cauceshkut pa llafe.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Salaria heroike

                                              Edi Rama me ngjall neveri kur te shikoj dhe kur degjoj cfare je ne gjendje te artikulosh. Beji nje nder popullit tend dhe jep doreheqjen. Stani jot ate bulmet ka. Ik se ky popull i mjere nuk e meritonte nje qafir si ty.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tellalli

                                                Salaria heroike e bythës . Rama nuk ikën sepse e urren një hajvan si ti , por ikën atëhere kur të votojnë shumica e shqiptarëve për ikjen e tij .

                                                Përgjigjjuni
                                              2. l
                                                limoni

                                                Oti komentusi S. nuk te bejme dot derman vdis me lengat nga marazi.Po cje keshtu o bythcpuri Saliut.Me kete urreje qe keni ju s vini dot kurre ne pushtet.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. m
                                                  mirel

                                                  Shqiperia e 2024 krahasuar me ate te 2013 ashte si dita me naten. Shume pune ngelen per te bere por qe kurren e kurren nuk mund te lihen ne duart e lyera me gjak te Salikadavres. Nuk keni pare gje akoma.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Lanabregesi

                                                    Akti i dyte i komedise babale sa po ka filluar,ne aktin e pare rolin kryesor e kishte Salinji,tani e ka Sali Kerma me ndihmesin e pare Belua ose Bolja.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. p
                                                      prokurori

                                                      Ëshrë e drejta e sejcilit të flasë e shprehë ç ‘të dojë. Por gjithnjë të jemi të përgjegjegjshëm objektivë dhe të ndërgjegjshëm. S’mundet kurrë të neglizhohen ose të bëjmë sikur harohen disa arritje të paimagjinushme të peshës dhe rolit rë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Dikur Shqipërija përnëndesh si shprehje gjeografike a më vonë si egzemplar i shumë dështimeve të zhvillimit shoqëror dhe i mbraptështisë komuniste.Sot janë përmbysur raportet.Tani zëri i Shqipërisë dëgjohet në forumet e të gjithave organizatave të ndryshme botërore. Tani në Shqipëri organizohen takine,të ndryshme të këtyre orfganizatave. Faqja e qyteteve të Shqipërisë ka ndryshuar së tepërmi. Turizmi në Shqipëri është bërë i lakmushëm. Të gjitha këto kushtëzohen nga zhvillimi i shumë faktorëve të tjerë. A ka mangësi? A ka më për të bërë.?..Ka shumë.Por çfarë përmëndet më sipër është jo pak.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. X
                                                        X

                                                        Po cfare lesh degjohet zeri i Shqiperise ne bote mor zoteri? Sa c'e pirdhnin Shqiperine para 20 viteve, aq e pjerdhin edhe tani. Ndryshimi eshte se tani tallin bythen me opingat e bardha te piktorit neper samite dhe ti e gabon per vemendje. Shqiperia eshte nje glase zogu ne harten e Europes qe nuk do jete ndonjehere e rendesishme dhe as nuk na intereson te jete se kemi 1000 halle brenda vendit. Batutat e piktorit para europianeve vlejne sa nje mut. E vetmja gje qe ka dhene per Shqiperine "zeri" nderkombetar, eshte hapja e burgjeve te Guantanamos nga mafiozja italiane per bythzinjte e Italise. Shfrytezimi i Shqiperise nga shtete me te medha. E dyta, ti thua ka ndryshuar faqja e qyteteve. Ndryshimi kryesor qe kane pesuar qytetet ne Shqiperi, eshte se jane kthyer ne shesh betoni per pastrim parash droge nderkohe qe jane shpopulluar ne mase, ndersa fshatrat jane boshatisur fare sepse mesa duket, shqiptaret nuk po e vene re kete "lulezimin" per te cilin derdellet piktori, dhe po marrin arratine ne mase. Sa per turizmin, nuk na duhen fare turistet e huaj dy ditore dhe shqiptaret me pasaporta te huaja, se vetem sa kane cuar cmimet e qirave dhe plazheve ne hava dhe pastaj ikin prape duke i kthyer vendet e pushimit te Shqiperise si vende ku mund te shkojne vetem te huajt jo shqiptaret me rroga pertoke sepse ketu nuk ka shtet qe te kontrolloje abuzimin me cmimet dhe turizmi kthehet ne problem per vendasit. Turzmi ka rritur cmimet e qirave, hoteleve, ushqimeve, vendeve te pushimit, ndersa rrogat dhe pensionet e shqiptareve kane mbetur ne vendnumero. Piktor hajduti dhe qeveria e tij e droges nuk kane asgje per t'u lavderuar ne keto 12 vjet. Kane vetem medaljen e pergjysmimit te popullsise se vendit dhe kthimin e Shqiperise ne vater te droges, korrupsionit dhe pastrimit te parave ne Europe.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. K
                                                        Kris

                                                        Rama ka pergjegjesi po i hengren gorricat se dardhet kane mbarruar

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vezhguesi indiferent

                                                          Kur nuk ke argumente, vetem shan me fjalor te piste. Ky eshte tipari kryesor i njerezve me nivel te ulet kulturor, prandaj, permbahuni zoterinj komentues. Gjykoni ate cfare ka thene Rama dhe mos harxhoni kohe duke share si njerez ordinere. Per mendimin tim, pervec mburrjeve per disa arritje qe duken, Rama u eshte shmangur disa ceshtjeve madhore, qe shqetesojne vendin. E para eshte me shqetesuesja dhe erreson cdo arritje me te cilen mburret kryeministri: boshatisja e vendit. Ne qofte se situata eshte kaq roze sa e paraqet Rama, atehere pse largohen masivisht te rinjte? Eshte e vertete se.njerezit gjithmone kane levizur ne kerkim te nje jete me te mire. Por shifrat e largimeve nga vendi yne jane alarmante. Sic duket, njerezit e sidomos te rinjte nuk shohin perspektive ketu, prandaj ikin. Kesaj ceshtjeje duhet t'i pergjigjet Rama se kjo eshte pergjegjesi e qeverise. Se dyti, (dhe kjo lidhet me plken e pare), renia e prodhimit bujqesor nuk ka ardhur vetem per ato arsye qe permend Rama; shkaku kryesor eshte braktisja e fshatit, lenia e tokave djerre, pakesimi darstik i bagetive. Dbe kjo nuk zgjidhet shpejt me ato masa qe thote Rama. Duhet nje nderhyrje e fuqishme per t'i stimuluar njerzit, sidomos te rinjte, te merren me bujqesi e blegtori. Ndryshe, edhe per te ushqyer turistet qe i presim te shtohen, do fe duhet te importonme prodhimte bujqesore e blegtorale. Ky nuk eshte zhvillim i qendrueshem, zoti kryeminister. Se treti, lidhur me ate Xhacken, me duket se maxhoranca po tregohet vertet arrogante; hiqjani ate dreq mandati, se nuk eshte ndonje figure qe ju nderon; mjafton te kujtosh bemat e saj si ministre e mbrojtjes. Se fundi, lidhur me arrestimet e ndjekjet penale te figurave te maxhorances, zoti Rama mund te mos kete pergjegjesi penale, por pergjegjesi morale e politike ka qe c'ke me te, madje shume. Se ata nuk i vura une ne ato poste, por ti, zoti Rama. Jane dhe shume pikepyetje te tjera qe me lindin nga kjo interviste, por nuk po zgjatem se nuk besoj t'i lexoj njeri.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Makiaveli

                                                            90% e komenteve me sharje vulgare janë bërë nga 2-3 persona zakonisht nëpunës bashkie

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. M
                                                            Mos vdeksh kurre ore kllaun.

                                                            I modh je Edo po ja u rras te gjithe shkeve te "ngushte" dhe bashkepunetoreve te tu ne krim qe ti mbaruan te gjitha frutat pas shpines tende,dhe tezgat e "Pezarit te Ri" juane bosh per Vitin e Ri, si shefi i dajes Spiro Koleka shoku Enver qe nuk dinte gje per grupet armiqesore. Lali dromsit ja rrase me Nesti Angoni, poe Belinda Ballukut me cfare emri do t'ja besh leteren anonime?

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. R
                                                              Regjimet si Diktatura me kozmetike

                                                              "Jam i qete " kur ka zevendesin e tij ne arrati me akuza korrupsioni mbi shpine, kur ka ministra ne dyer Prokurorie, kur ka dhe se fundmi kreun e Bashkise Tirane qe i ka sajuar dhe vjedhjet e blerjet e zgjedhjeve ne Tirane nen akuza hajduterie kete qetesi pra mund ta kete vetem nje Kapo Regjimi se nje Kryeminister ne nje vend me Demokraci funklsionale do ti mjaftonte arratia e zevendesit tij e njekohesisht ministrit me jetegjate te Ekonomise qe te jepte doreheqje e te kerkonte ndjese poblike Popullit per kete qeverisje Horrash qe u ka emeruar si Rilindje.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Alfred

                                                                Ky flet si i biri kopil i Nastradinit! Une shoh vetem punen time - thote! A thua se eshte kepucari i lagjes, rrobaqepsi i lagjes, apo berberi i lagjes! Si e shmang nje drejtues partie, nje drejtues mazhorance, nje kryeminister pergjegjesine kaq lehte? Ku dhe kur ka ndodhur kjo?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. M
                                                                  Makiaveli

                                                                  Në partinë socialiste nuk ka asnjë personash politik të dalë kundër me argumente reforma politike Edi Ramës . S'ka asnjë me atë lloj karizme. Pra në PS është i pazëvendësueshëm kahu që ju cerrat e lali fikut mos shani kot kryeministrin se pa atë lali juaj do ishte një nëpunës bashkie mediokër ashtu si fjalori i tij 200 fjale

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. m
                                                                    makia-leshi

                                                                    Mor idiot,nga koka deri ne kembe, ku merre fryme ti, ose je nje lloj zagari, qe vazhdon te lepish kocken, qe te ka hedhur partia. Eshte e gjitha e kundert, Erion Veliaj, nga vepra dhe formimi i tij, eshte nje personalitet teper i vecante, dhe shume i vonuar, per tu vene ne krye te Shqipersei, ku si pasoje e kesaj ky vend dhe ky popull, ka humbur humbur shume, ne rrugen e tij te vertete, drejt europes. Kjo sqaron dhe qendrimin prej skuthi te rrezikshem, te dylberit shakaxhi rami, me friken reale se mos i ze karrigen e tij, ai qe e meriton katerciperisht ate karrige.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. M
                                                                      Makiaveli

                                                                      Po ik mer bq lushishteje patronazhist injorant unë ka 30 vite jashtë Shqiperisë. As nuk votoj asnjë parti. Por lali fiku pa Edi Ramën është hiç dridhet t'a shohë në sy palë të sfidojë pushtetin etj, Rama i kap me shuplaka të gjithë edhe Saliun me like floririn lali çerrin se llogarit fare si kundërshtar

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. E
                                                                        Emigrantet Zoti na ndihmofte ne 2025

                                                                        Makiavel, edhe une si ty 30 vite ne emigrim. Ktej nga ne ne uSA eshte nder sot te thuash qe jam shqiptar. Por na duket se Rama ka humbur rrugen, eshte arrogant me te vetet ne PS, por i frikesohet keq Berishes, mbase sepse eshte i kapur keq prej tij. Rama flet si reformator i madh por nuk eshte i tille. Shqiperise i duhet nje udheheqes i forte e i pakorruptuar qe merr vendime te medha. I pari vendim i madh duhet te jete ai qe para zgjedhjeve te ardheshme te 2025 do ti tregonte shqiptareve nese Saliu eshte apo jo vrases dhe hajdut i madh. E per kete duhet nje Spak, por absolutisht jo ky i Rames dhe Saliut qe kemi sot.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                  2. S
                                                                    Sula

                                                                    Rama eshte brilant ! Te degjosh akoma Saliun, Mulin, etj eshte mjerim.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. N
                                                                      Nuk na sherbejne fjalimet e Rames

                                                                      Rama flet bukur, por ne darke puthet ne buze me Saliun!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                    2. Z
                                                                      Zoti Rama, po na merr ne qafe te gjitheve, largohu

                                                                      Uroj qe Rama ti lexoje komentet e felliqura e ofenduse ndaj ti. Uroj qe edhe te mund ta kuptoje se te gjitha keto i ka nxitur vete duke bashkepunuar ngushte me Saliun. Uroj edhe qe nje dite saliu i pabese tia haje koken Rames, ashtu sic beri edhe me Nanon. Mire Rama do gjeje ate qe. Eriton, po nepopulli i thjeshte cfare faj kemi? Ke te zgjedhim mot: Saliun jo e jo, Ramen jo se ben dashni me Saline, por ke athere? Si ta detyrojme Ramen mos futet fare ne gare per deputet mot? Pa Ramen PS mund te fitoje 80% te vendeve ne Kuvendin e ardhshem. Zot na ndihmo!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. X
                                                                        XXXL

                                                                        Shoku Legen Ramuti, po SPAK Bar-Kafe eshte qe te therret ashtu kot dhe i jep kafe me "helm" kolegut te tij Lali Zdromsit. Se shpejte ne kete "Bar-Kafe" do te shkosh e dhe ti palle qe mbeshtetes ke grupet kriminale, ne cdo pergjim te del emri, ne Belgjike, Hollande, por mos harro edhe ne Amerike nga informacionet e CIA dhe FBI.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. d
                                                                          dyshuesi

                                                                          Ky Edi ja fut kot. Flet budallalleqe injorant total. Ke qejf të dëgjosh z.Flamur Noka, rrezaton kulturë kur artikulon idetë e tija brilante. Është fatkeqësi që nuk e kemi kryebashkiak të Tiranës . Idetë e tijë për zhvillimin e kryeqyetetit do të rrisnin punsimin dhe do të kthenin tek parku rinia për të hapur kioskat që mbylli Edi, të gjithë njerzit që ikën nga Shqipëria .

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje