Ministri Taulant Balla, gjatë një fjalimi në Parlament, deklaroi se eksportet bujqësore janë trefishuar në krahasim me periudhën kur qeveriste Partia Demokratike. Ai theksoi se, në të kaluarën, Shqipëria importonte 9 kilogramë domate për çdo njësi, ndërsa sot importon vetëm 3 kg, çka sipas tij tregon rritjen e prodhimit vendas.
Balla nënvizoi gjithashtu zhvillimin e sektorit të agro-turizmit, duke bërë me dije se aktualisht janë mbi 1000 projekte të mbështetura në fshatra, prej të cilave rreth 300 janë njësi agro-turizmi. Sipas tij, në kohën e qeverisjes së PD-së nuk ekzistonte ky koncept. Synimi, tha ai, është arritja në 1000 njësi agro-turizmi. “Fshati llafe nuk ka,” – u shpreh Balla, duke shtuar se aktualisht janë 300 mijë hektarë me sistem vaditës funksional dhe se qëllimi i PS-së është të plotësojë nevojat për ujitje të çdo familjeje që jeton në zonat rurale.
Ai përfundoi duke theksuar se transformimin e bujqësisë në vend mund ta realizojë vetëm Partia Socialiste
Zhvillimi i jashtezakonshem i bujqesise eshte realizuar dhe do realizohet vetem nga Partia Socialiste nen udheheqjen e liderit gjenial Edi Rama, ku nje kontribut themelor ka dhene edhe Taulant Balla. Si rezultat i ketij zhvillimi e perparimi jane rritur e shumefishuar eksportet, jane ulur cmimet e produkteve bujqesore e blegtorale dhe duqanet jane plot e perplot dhe jo si ne kohen e Sales qe as nuk mbillej e korrej fare, pemtoret dhe ullishtat ishin prere per dru dhe cdo gje importohej. Sot edhe siguria ushqimore eshte rritur dhe AKu po ben nje pune te shkelqyer ne mbrojtjen e konsumatorit. Me keto ritme Shqiperia nen udheheqjen e rames do behet nje nder eksportuesit me te medhenj ne Europe i produkteve bujqesore e blegtorale elitare.
Patronazhist, bujqesia eshte sektori qe me se paku vemendje dhe resurse i ka kushtuar kjo Qeveri!
Ky Palla cfar lidhje ka me bujqesine ,apo do vazhdoj eksperiencen e Krifces qe me parat e bujqesise ndertuan lokale dhe hotele per miqt e tyre ku gjejne intimitet sic shprehet nje deputete.
Ah te vinin kooperativat bujqesore te kohes se xhaxhit!