Peleshi i drejtohet opozitës: PS dhe unë distancohemi nga fjalori juaj, quajtët turp popullin shqiptar

3 Korrik 2025, 16:10Politika TEMA
Peleshi i drejtohet opozitës: PS dhe unë distancohemi nga fjalori

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, mori fjalën për procedurë në Kuvend, ku u shpreh se e ndjente të nevojshme që duke parë se opozita nuk pushonte fyerjet edhe në seancën e fundit të legjislaturës 4-vjeçare.

“Te performanca dhe kalimi i kufijve të etikës parlamentare, me sharje, baltë, akuza e fjalor të papërshtatshëm, duam apo nuk duam ne të mazhorancës, në fund përgjegjësinë e mbajmë edhe ne mbi supe”, tha ai.

Dhe në fund ai kujtoi se pas katër vitesh në atë sallë, përsëri deputetët opozitarë nuk arrinin të thonin një fjalë pozitive.

“Kur në ditën e fundit të një legjislature, kur edhe nëse zemra nuk ta thotë, zemra bëhet gur dhe thua disa fjalë të mira për njëri-tjetrin, për punën e përbashkët që kemi bërë, për më shumë se 520 ligje të miratuara së bashku, për afro 200 marrëveshje ndërkombëtare ku edhe opozita ka dhënë votën e saj, për 18 ligje me shumicë të cilësuar ku gjithashtu opozita ka kontribuar, në vend të këtyre fjalëve, dëgjohen fjalë që nuk meritojnë të thuhen në këtë sallë.

Fjalë si ‘çingije’, ‘sulltanë’, shpallen ‘të gjithë ‘të vënë në rresht’ që u adresohen të gjithë deputetëve këtu. Dhe të thuash se jemi të gjithë në rresht, do të thotë të depersonalizosh deputetin 100%. Por deputetët janë zgjedhur me votën e këtij populli, me afro një milion vota”, tha Peleshi.

Peleshi vuri në dukje fyerjen që PD i bënte popullit shqiptar për votën e qartë që dha, duke e quajtur turp.

“Dhe nëse ti i quan të gjithë të vënë në rresht, përfaqësuesit e popullit shqiptar, atëherë praktikisht ke shpalur gjithë popullin shqiptar si në rresht. Dhe kjo është fyerje e rëndë. E thatë vetë pak më parë: “T’ju vijë turp që keni zgjedhur këta përfaqësues”. Pra, shpallët me turp gjithë popullin shqiptar. Për këtë arsye, ndjeva të nevojshme të marr fjalën për procedurë, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për t’u distancuar me forcë nga kjo kulturë, sepse kjo nuk është kultura jonë, dhe ne nuk i përkasim saj”, përfundoi deputeti.

5 Komente

  1. K
    Keta jemi, ky eshte niveli

    Shume sakte, por duhet ta mbani dhe ju kete nivel, nuk duhet te ofendoni edhe kur ata tju shajne, secili te tregoje edukaten, seriozitetin dhe pikerisht nivelin e tij. Njerezit shikojne dhe degjojne. Ata qe do tju zevendesojne ju duhet te jene ne rradhe te pare njeres, pastaj mire apo keq te bejne punen e tyre ashtu sic dine.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ermal

      Po ca eshte ky peleshi, prejleshi ky funderrine e njeri i pashkolle mundohet te beje politike ky birbo qe vetem kernacka di te haje!! Dhe ta mendosh ky derdimen ka qene disa here minister e tani kokgrupi i ripjelljes. Nivel qesharak, po keshtu i do ramuti qe t’i shkele me kembe. Ore ca u be me ato plehrat kimike qe u akuzua ky plehu organik kur ishte medemek minister bujqesie pa bujqesi?

      Përgjigjjuni
      1. 0
        007

        Ore Plesht i Korces turp qe Korca e kultures dhe dijeve te perfaqsohet me nje surrogato si Nikua i Pleshtit...! Me 2025 Nikua ne Diplome te beleme fallso.... Niķo ben karriere ne ssje te gruas si duhet as shkolle as Diplome.....!!!!!!!!!!!!@@

        Përgjigjjuni
        1. 0
          007

          Ore Plesht i Korces turp qe Korca e kultures dhe dijeve te perfaqsohet me nje surrogato si Nikua i Pleshtit...! Me 2025 Nikua ne Diplome te beleme fallso.... Niķo ben karriere ne ssje te gruas si duhet as shkolle as Diplome.....!!!!!!!!!!!!@@

          Përgjigjjuni
          1. 0
            007

            Ore Plesht i Korces turp qe Korca e kultures dhe dijeve te perfaqsohet me nje surrogato si Nikua i Pleshtit...! Me 2025 Nikua ne Diplome te beleme fallso.... Niķo ben karriere ne ssje te gruas si duhet as shkolle as Diplome.....!!!!!!!!!!!!@@

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje