"Jemi e vetmja parti jashtë sistemit të zullumit", Basha: Qëndrojmë fort për Reformë Zgjedhore që ofron rregulla të barabarta

2 Shkurt 2024, 19:33Politika TEMA
"Jemi e vetmja parti jashtë sistemit të zullumit", Basha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë, është shprehur se gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit është kryer procesi i mundimshëm i ringritjes së PD.

Ai theksoi faktin se PD sipas tij është e vetmja parti politike "jashtë sistemit të zullumit".

“Jemi e vetmja parti politike jashtë sistemit të zullumit. Do të qëndrojmë jashtë sistemit të zullumit, do ta mundim zullumin dhe do t’ja japim shqiptarëve shpresën që meritojnë”, shtoi ai.

Basha sërish ka nënvizuar propozimet e PD për Reformën Zgjedhore.

“Dje kemi pasur diskutime stimuluese me anëtarë të departamentit të shëndetësisë, në javët e ardhshme do mundësojmë që ky program të paraqitet te shqiptarët. Programi ka nevojë për gardianët për garantuesit se çfarë themi sot do e bëjmë nesër.

Që të arrijmë një proces cilësor me një ekip cilësor duhet të qëndrojmë për vlerat që na diferencuan por na mbajtën në këmbë. Kemi qëndruar dhe qëndrojmë fort për lista të hapura.  

Së dyti barazinë e votës. Shqipëria një zonë zgjedhore nuk është tekë elektorale por propozimi ynë për barazinë e votës. Reforma zgjedhore është mënyra për t’u ofruar shqiptarëve rregulla të barabarta loje.

Po pa goditjen e korrupsionit që tani e shesh gjithë bota se çfarë dëmi i ka sjellë Shqipërisë, padiskutim zgjedhjet do jenë viktima e radhës.

Një parti s’mund të jetë vetëm denoncuese, por propozuese vizionare dhe programore. Pd do jetë në mbështetje të reformës zgjedhore që u ofron shqiptarëve rregulla loje të barabarta”, shtoi ai.

7 Komente

  1. D
    Drejtësia

    "Jemi e vetmja parti politike jashtë sistemit të zullumit"?????? Po genocidin antipopullor 1997, po mbytjen me gjak te protestes masive te 21 Janarit 2011 kush i beri?

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z.Mero mos më çensuro

      Sa për zullum, Ti Lulzim Basha s'bashku me vëllain e sidomos kunatin e pjestarë të tjerë të familjes/fisit tënd dhe familjes/fisit të gruas tënde, jeni jo pak larg familjes/fisit të Sali Berishës dhe po ashtu të familjes/fisit të Ilir Metajt. Shumë shpejt do dalin materiale për bëmat e tua dhe të njerzëve të t'u të afërt, jo për t'i bërë qejfin Rithemelimit/Berishës as LSI/Metës dhe as PS e Ramës, por të vërtetës se si T'i je i zhytur keq në mashtrime, vjedhje, lidhje të dyshimta me të Huaj (Rusët kryesisht dhe bën dipio-lojë sikur je me Amerikën e Perëndimin Euro-Atlantik për t'i shpëtuar bëmave të tua). Ti Lulzim Basha ke hesape për të larë e treguar për 21 Janarin 2011, Rrugën e Kombit dhe materialet e përkthyera kundra UÇK.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Endri

        Per sa kohe do e konsiderosh elektoratin per tu tallur, as SB nuk do e arrish me vota. Por ju partine e doni per mbrojtje, jo per te ardhur ne pushtet

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Ti nuk je jashtë zullumit se ke tri te forta,ministër i jashtëm ke detin me Greqinë,ministër i ndërtimit Rrugën e Kombit dhe ministër i brendshëm vrasjen e 4 veta e demonstrues ne bulevard.Por ti ben budallain e duket sikur sapo ke zbritur nga Marsi.Dhe mos bej sikur ke nje parti te forte ,

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            I them Bashes,te qendroi ne ato qe thote se partia e vertete eshte partia e tij demokratike e cila eshte zyrtare dhe e regjistruar ne gjykate. Do vij dita shume shpejt se ata deputet qe kane ikur nga Partia demokratike do kthehen perseri se ajo parti e Bashes se eshte partia meme.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lyl talloferja

              Ky Lyli eshte i dyti qe duhet arrestuar per vjedhje dhe vrasje mbas Salih Berishes

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkembi

                E c’ti thuash me kesaj qelbesire qe e mban veten per te virgjer. Zoti (ose Amerika) e shpefte Shqiperine nga keta vampire!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje