Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Reformën Zgjedhore nuk mund ta bëjnë shkatërruesit e sistemit zgjedhor, që sipas tij janë kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Spahiu tha në Euronews Albania se Reformën Zgjedhore duhet ta bëjë populli përmes një referendumi, pas një debati publik një vjeçar.
Ai tha gjithashtu se partitë e vjetra politike duhet të ulin qepenat dhe të bëhet një revolucion ideologjik, në mënyrë që të ketë ndryshim në Shqipëri.
“Këtë e ç’bën ç’rrënjosja e sistemit politik. Nuk është e mjaftueshme drejtësia. Historia tregon se sikur t’i fusësh të gjithë ministrat në burg, vijnë ata të tjerët dhe vijojnë në të njëjtën mënyrë. Këto parti janë të blera nga oligarkët.
Keni parë ndonjë kryetar partie të dalë e të përmendë emrat e 10 biznesmenëve më të fuqishëm në Shqipëri? Nëse partitë e vjetra politike nuk ulin qepenat, të bëhet një revolucion ideologjik, nuk mund të ketë ndryshim.
A mundet disa të burgosur të bëjnë reformë në drejtësi? Sigurisht që jo. Ne kërkojmë reformë zgjedhore nga ata që i kanë shkatërruar zgjedhjet në Shqipëri. Kush mund ta bëjë këtë reformë, ata që e kanë shkatërruar, apo ata që nuk kanë qenë pjesë e këtij sistemi elektoral.
Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha, këto parti parlamentare kanë qenë pjesë e ndërtimit të sistemit të vjedhjes dhe blerjes së votës. Duke ngritur një sistem elektoral për të shkatërruar partitë e vogla politike dhe për të mos njohur votën e shqiptarëve në diasporë. Reformën Zgjedhore mund ta realizojë vetëm populli përmes një referendumi”, tha Spahiu.
Hadje beje ti ore Kuç e zi!Reformen zgjedhore mund ta besh vetem Ti dhe Arvizu.
Por Edhe ne nuk mund te degjojne dhe besojme renjosesin e korrupsionit dhe padrejtesise ne drejtesi,Edhe se sot flet si koqezi,Pra Jo si kuqezi.
Po perse duhen partite e vogla apo per te hengur buke parazite si puna jote ore Kreshniku i Maleve.Dy forca duhet te konkurojne nje force e majte dhe nje force e djathe ku kush ka alternative me te besueshme dhe program me te qarte ta drejtoje kete vend!Apo ti je i rreshtuar tek partiçkat e vogla qe hane djersen dhe parate e taksapaguesve ne kete vend ketu e 34 vite.Ne nje vend me 3.500000 banore kemi 80 parti dhe partiçka nga ato qe aderon edhe zotrote ore jurist !
Ik or ( Sorē )
Sa per dijeni dy partit,Berisha dhe Ilir Meta eshte e vertete qe jane shkaterruesit me te mbedhenj,kurse Edi Ramen mos e bashko me dy te paret. Qe kur ka ardhur Edi Rama ne pushtet,zgjedhjet jane bere te lira,te ndersheme,te drejta. As jane vjedhur e as jane blere vota nga PS-te. Blerja e votave ka qene metode pune vetem e dy antishqipetareve,e dy hajduteve me te medhenj,Sali Berisha dhe Ilir Meta te cilet i vidhnin hapur ne sy te popullit. Kur kerkoheshin hapja e kutive nga PS-te se vertete ishin manipuluar,Sali Berisha per t'u treguar si i forti i Tropojes,i dogji ne breg te lumit ne menyre demostrative. Kete veprim antidemokratik,i pa populli me syt e tij dhe e mban mend shume mire dhe eshte betuar qe nuk do t'i votoi kurre as Berishen e as Meten. Prandaj ti Kreshnik i maleve,mos i fut te gjiithe ne nje thes.
Pogaripo ashtu është nuk është blerë asnje votë
Berisha dhe Meta jan antiamerikan te vetdeklaruar, ndersa Rama, Jo!. Berisha:"Jemi Shtet Sovran, Govenatoria." (I kerkoi ndies Mrs Kim), Sorry. Meta: " Ka dhe Rusi Rraketa!." (me karshillek!). Rama: " Leter ngushullimi!, per sulmin me drone, dhe humbjen e tre ushtarve Amerikan. Jemi me ju!. (Une Socialist e komunist nuk kam qen e sjam). Analize Popullore.