Zëri i Amerikës, i cilëson deklarimet e mbrëmshme të ish- ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, si të pabazuar në prova dhe në fakte.
Duke iu referuar intervistës së dhënë dje në Syri TV, Zëri i Amerikës shkruan se Ahmetaj foli pa fakte dhe pa prova, por duke u bazuar vetëm në interpretime.
“Pa ofruar fakte apo prova të reja, por kryesisht bazuar në interpretime, ai foli për një prapavijë politike në veprimet e Prokurorisë së Posaçme, e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime.
Për herë të parë pranoi miqësinë e ngushtë me Mirel Mërtirin, emrin që sipas Prokurorisë qëndron pas tre impianteve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë”, thekson Zëri i Amerikës.
Ndërkaq, mediat shqiptare e lidhin daljen televizive të Ahmetajt me përpjekjën për të siguruar azil politik dhe për t’i shpëtuar arrestimit.
Arben Ahmetaj po hetohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë.
Normal qe e ka gati azilin,shkon paraja lume,nuk jane me te mire se ne keto shtetet europiane...
Po si te kete cim peken perballe. Nuk e pyeti as per ceshtjen Buka as per 1.8 miljon euro ne zvicer qe ja nxorri Poli Hoxha.
Po ku do ti shikonit faktet ju. Fakti ishte brenda
Si nuk ķa turp ky soje,vodhi sa deshi qe skishte ku fshihte edhe tubi aspiratorit u mbushe dhe kerkon drejtesi nuk i thote popullit Shqiptare te me falin dhe po i kthej mbrapsh,do drejtesi po mire te ka thene Rama jo ne te semes por edhe me tutje shko falu ne SPAK JO TE QIM PEKA,qe skane lene gje pa thene per ty ti thua Spaku eshte politik tani qe po hetohesh ku ishe qe nga 2016 apo e kishe mendjen per te VJEDHUR djersen e Shqiptarve ti dhe soji i jot i politikanit sa i ndreshem je ta tha Zeri Amerikes bolle po je burre perballu ne gjykate qe te maresh vilat ne Lales dhe ne Palase te blera nga gjaku i shqiptareve te varfer se fundi je nje HAJDUT ME CIZME NGA GORISHTI VLORES O BENQIMPEKA.
O Tema kazan i PS..me emra te permendur cfare doni me teper..nuk mbulohet dielli me shoshe..