Deputeti i PS-së, Petro Koçi, deklaroi mbrëmë se nëse nuk goditen oligarkët në Shqipëri, nuk do ketë drejtësi.
Deputeti Koçi, deklaroi mbrëmë se SPAK-u nuk ka vepruar ndaj oligarkëve e theksoi me bindje absolute se nëse kjo nuk ndodh, s’do ketë drejtësi.
Nuk dihet ende çfarë dhe kë nënkupton Petro Koçi me oligarkë duke qenë se kryeministri Rama nuk e përdor si fjalë, madje i ka ironizuar ata që e përdorin.
“SPAK ka vepruar ndaj krimit të organizuar por jo ndaj zyrtarëve të lartë, jo ndaj oligarkëve. Mendoj se po nuk u prekën oligarkët prek sa të duash politikanë, nuk ke bërë drejtësi në Shqipëri.
Sepse janë çështje që ngatërrohen mes politikanëve dhe oligarkëve. Po them një gjë që e kam bindje absolute, nëse nuk preken edhe oligarkët, në këtë vend nuk bëhet drejtësi” – tha deputeti mbrëmjen e djeshme në emisionin Frontline në Report TV.
Ja po e kursejmë fjalën 'oligarkë'. Po korruspsioni i zyrtarve të lartë apo të ultë, gjyqtarë e prokurorë me cilët kryhet?! Sigurisht që me ata që kanë fituar para me thes, shumicën nëpërmjet favoreve që atyre u kanë bërë pushtetarët atyre përmes favoreve me fonde publike, qofshin dhe atë të huaja, por përsëri që dhe ato në shumë raste, po ata i kanë ato nëpër duar, duke përdorur për përfitim, mënyrën klasike të mitmarrjes, "më jep-të jap". Shembuj ka sa të duash, po kujtoj vetëm njërin, atë më aktualin që është nën hetim, pra ndërtuesin F.Bektashi, i cili në bashkëpunim me dhëndërin e Sa-lehut, me kontributin e këtij për shkak të pushtetit, fitoi vetë, por i dha edhe Abit të Gitës, 5.4 mln $. Tani kjo marrëdhënie a quhet korrupsion? Sidoqoftë për këtë ke të presim gjyqin. Tani në vijim të merakut të deputetit Koçi, përgjigjia është formula e njohur "Follow the money"-ndiq paranë! Miliardat e të ashtuquajturve oligarkë, janë jo domosdoshmërisht nga puna e ndershme, sepse në Shqipërinë e vogël dhe të varfër është vështirë t'i bësh miliardat në kaq pak kohë. Për të patur ata atë pasuri, tre mund të kenë qenë mënyrat: Paraja e zezë (e pistë), kryesisht e ardhur nga jashtë pa kaluar nga sistemi bankar, (me problene dhe ky); evazioni fiskal në tërë gamën e vet dhe; korrupsioni me pushterarët e të gjitha niveleve. Ku dhe si fshihen këto fitime të paligjshme, janë detyrë e institucioneve ligjzbatuese t'i hetojë, zbulojë, gjykojë dhe në fund, fajtorëve ato që i kanë fituar padrejtësisht t'ua kthejë publikut. Po nuk u veprua kështu atëhere, sa i përket luftës kundër korrupsionit, drejtësia fatjeqësisht, do të mbetet një slogan.
Vazhdoj te ruaj repekt,per z.Koci,i vetem person me integritet te spikatur,ne ps.Dikur me guximin,qe ja kerkonte dhe pozicioni i deputetit,ekspozoi ate qe pushteti politik i ps-es ne Fier,bashkepunonte me krimin oligarkik atje,per te cilin deshmoi dhe ne spak.Dhe me pas asgje.Kjo per konjuktarat e sjelljes se spakut,apo te terheqjes te z.Koci,nga presioni i ndonje ´´force madhore´´brenda partise.Duket qe vrarja e ndergjegjes,te z.Koci,per mos vazhdimin e luftes,per te cilin ai ka investuar gjate gjithe kohes,ka kapercyer mbi friken,per tu perballur me turmen ´´´´grusht bashkuar´´ te rames,qe duhen trumbetuar vec suksese dhe asnje njolle.
Askush nuk po preket dhe as do preket.E gjitha kjo eshte nje teater !