"Rithemelimi është drejt tretjes", Karabina: PD e ka derën e hapur për ata deputetë që e njohin Bashën kryetar

2 Shkurt 2024, 10:44Politika TEMA
"Rithemelimi është drejt tretjes", Karabina: PD e ka

Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina ka deklaruar se “Rithemelimi” është drejt tretjes, pasi nga një zgjedhje në tjetrën po vjen duke u zvogëluar. 

“Rithemelimi është drejt tretjes. As nuk e bashkoi partinë, as nuk u zmadhoi si parti. Nuk e sjellin partinë në pushtet”, tha Karabina në emisionin ‘3D’ në RTSH.

Karabina shtoi se Partia Demokratike e ka derën e hapur për të gjithë ata deputetë të cilët njohin nivelet drejtuese të partisë.

“Shumë shpejt do të paraqesim programin, pasi ka mbaruar edhe riorganizimi. Kjo është puna e PD-së, sidomos tek shtresa gri. Do synojmë njerëz profesionistë, ekspertë të fushave. Do jetë një PD e hapur. Deputetët kanë përgjegjësi. Ata thonë jemi deputetet të PD-së, por nuk dinë me kë kryetar janë.

Ky është amoralitet politik. Janë deputet liste me firmën e Bashës. Dera është e hapur për të gjithë ata që njohin struktrat drejtuese të PD-së dhe Bashën kryetar. Ata janë të rritur, mund të marrin vetë vendime. Me 18 dhjetor deklaruan se shohim nga e ardhmja, lemë pas të shkuarën, më pas shkuan tek e shkuara. Ata kanë ikur vetë dhe janë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë”, tha Karabina.

1 Komente

  1. r
    raul

    Rithemelimi ka mbetur me Mulin, krricin e faros me 2 gishta lart dhe floket e llakuar perpjete, Tallagjaren e Tiranes Adriana nockederrja, dhe Vokshi sygerdoqja. Imagjinoni o njerez se cfare imazhi negativ kane keto monstra ne publik dhe foltorja e vicidolit prej ketyre 4 monstrave do tretet cdo dite si bora pas shiut , demokratet qe kane 5 gr tru do te largohen cdo dite nga foltorja e vicidolit qe i ka shanset zero, zero, zero,,, per te ardhur ne pushtet dhe do ti bashkohen liderit legjitim zyrtar te pds Lulzim Basha qe po e ngre cdo dite nivelin e pds dhe optimizmin e demokrateve per te ardhmen me te mire.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje