“Berisha më shau me libër shtëpie”, Taulant Balla: I thashë vetëm ‘a mbush’, më përjashtuan 15 ditë…

2 Shkurt 2024, 09:43Politika TEMA
“Berisha më shau me libër shtëpie”, Taulant Balla: I

Ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha se në kohën kur ishte deputet, Sali Berisha e dënoi nga parlamenti pa një arsye.

“Në tetë vite në opozitë jam deputeti më i dënuar dhe kam marrë më shumë dënime se çdo deputet tjetër i opozitës. Unë jam dënuar se kur kryeministri i asaj kohë më shau më libër shpie, un u dënova se i thash ‘ore mbush ti’, dhe u përjashtova me 15 ditë nga Parlamenti”, tha Balla.

Artur Zheji: Ia lave hakun me dosjen “Partizani”, ti je kallëzuesi, si duket e ka parandierë ai prandaj edhe…

“Është një dosje që e kam komunikuar në publik me dhjetëra herë, i kam sqaruar rrethanat e asaj dosje, por dua të respektojmë një standard. Nuk keni për të dëgjuar prej meje asnjë koment, për një person si Sali Berisha, i cili sot është në duart e drejtësisë. Është një standard që duhet ta kemi të gjithë. Qasja jonë është kush është kundër drejtësisë është kundër nesh”, tha ministri.

Sipas Ballës, asnjë përfaqësues i PS, nuk ka bërë dhe nuk do bëjë një sulm ndaj SPAK-ut. Në kundërpërgjigje, Robert Rakipllari i tha se vetë kryeministri Edi Rama e ka sulmuar SPAK-un.

Balla: E kam dëgjuar shpesh që thuhet se PS ka futur duart apo ka kapur drejtësinë. PS ka meritën e veçantë që propozoi reformën në drejtësi dhe kemi punuar për të siguruar votat për ta çuar implementimin më tej të reformës në drejtësi, si vetting-u. Kjo meritë e PS është një prej arsyeje që nuk keni për të dëgjuar kurrë një koment të një përfaqësuesi të PS, apo të sulm ndaj SPAK-ut…

Rakipllari: Kryeministri ka thënë që po ha majtas, pse s’shkon te Berisha, dhe SPAK-u shkoi te Berisha.

Balla: Sulmi është diçka tjetër dhe të rrisë forcën goditëse është diçka tjetër. SPAK- u ka brenda vetes prokurorë që po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Rakipllari: Drejtësinë sot e kemi falë investimit të aleatëve tonë strategjikë. SPAK-u është bërë për të goditur.

2 Komente

  1. F
    Franci

    Nuk mori hakun ndaj sharjes se idjotit Sali Berisha , por mori hakun e grushtit nga Jamarberi ne aerodromin e Milanos kur ktheheshin bashke por me misione te ndryshme ....u takuan rastesisht ne aerodrom dhe pa asnje shkas Jamarberi duke bere trimin me flete i mori hakun vjerit dhe e qelloi me grusht ne fytyre Ballen ...me sa duket Balla nuk e kaperceu kollaj , kur hypen ne qeveri e ruajti dhe i beri gropen vjerit , por dhe sharlatanit Jamarber ....tani te shikojme se sa e thelle eshte gropa .....

    Përgjigjjuni
    1. E
      ENTSOE

      Sharlatani Rakipllari, eshte zbutur, pasi Mori pagesa te majme nga Oligarket e mediave Opozitare, sillet si I moderuar tani!?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje