Nga Ylli Pata
Edhe pse kanë kaluar gati 48 prë nga takimi i të dërgurit special të qeverisë së SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar me delegacionin parlamentar shqiptar, pak ose aspak ka zënë vend në komentet e mediave dhe opinionit.
Në fakt ai ishte një takim që tregoi një zhvillim të rëndësishëm politik, edhe pse jepej në një foto, dhe në një koment të ambasadës amerikane në Tiranë, e cila adresoi në fakt për opinionin kuptimin e atij takimi.
Nëse vihet re, gjatë ditëve që deputetët shqiptarë ndodhen në Uashington për “Mëngjesin e Lutjeve” përfaqësuesit politikë kanë shpërndarë pastime e foto të veçanta mbi takime që kanë zhvilluar kryesisht në Kongresin Amerikan me Senatorë apo Anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.
Në realitet, takimet janë zhvilluar të përbashkëta, pasi si deputetët e PS-së apo ato të PD-së, kishin të njëjtat foto, madje edhe me pika vështrimi të njëjta, veçse të dala veç e veç. Por këto foto e njoftime i kanë shpërndarë vetë deputetët. Ndërkaq, të vetmen foto dhe njoftim që ka bërë SHBA përkatësisht Departamenti i Shtetit, në lidhje me takimin me delegacionin shqiptar, është një foto e përbashkët e të gjithë deputetëve, por edhe një koment pikant i ambasadës amerikane në Tiranë.
“Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”, thuhet në komentin e ambasadës së SHBA në platformën X.
Siç mësohet, ka qenë një kërkesë e prerë ajo e zv.ndihmësit të sekretarit të Shtetit në Byronë e Euroazisë, që e i gjithë delegacioni duhet të ishte unik në takimin zyrtar në Depatamentin e Shtetit. Ç’ka është një sinjal i qartë, i vullnetit politik të Uashingtonit për një partneritet jo preferencial me Shqipërinë.
Ai mesazh i dhënë nga fotoja e komenti i Ambasadës amerikane, është një qëndrim krejt pa ekuivok që tregon refuzimin e skenave të sherrit dhe të dhunës që kanë ndodhur prej kohësh në Parlamentin e Shqipërisë, sapo Sali Berisha është shpallur nën hetim nga SPAK, apo pritej të shpallej nën hetim.
Edhe në Bruksel, në fakt ndodhi e njëjta gjë. Edhe pse pati mjaft përplasje e qëndrime të kundërta nga deputetët shqiptarë gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm për Shqipërinë para pak kohësh, në fund, u arrit një qëndrim i përbashkët i delegacionit shqiptar, i nxitur qartësisht nga dy grupimet më të mëdha të BE-së, socialdemokratët dhe PPE.
Pikërisht kjo panoramë, është një sinjal për të treguar një foto krejt të ndryshme me atë të Tiranës, që prodhon tym e bllokadë, që prej hapjes së dosjes së klubit Partizani. Një panoramë, që i drejtohet qartësisht publikut shqiptar, por veçanërisht atij opozitar.
Një qëndrim që ka qenë konsistent që kur Sali Berisha u shpall Non Grata. Por këtë herë, mesazhi ishte më specifik, që të ndalohet tymi e flakadanët nga Parlamenti i Shqipërisë. Ajo vënie në rresht e Ecobarit, do të prodhojë sipas gjasave një tjetër sjellje të opozitës në Kuvend, duke nisur që javën e ardhshme.
Ik e ik, o Esko! Ku pyet Mulua per ty dhe Bardhin!
Po çi ka Eskobar tre katër sumçe, për ti vënë në rresht.
Mua nuk me pelqen fare analiza qe i behet ngjarjes per te vene ne rresht politikanet shqiptare se dashkan qe ne kete menyre te vihen ne sherbim te Shqiperise. Ka vdekur ky damar per te pasur keta politikane bashke per çeshtjen shqiptare, ka vdekur se keta s'jane politikane por barbare qe i ven flaken vendit, falin grekun Shqiperine dhe per interesat e tyre keta edhe nenen e tyre e falin. Ka vdekur te bindesh keto gjallesa. Amerikanet duhet te nderhyjne ne forma te ndryshme per te nderruar strukturen politike ne Shqiperi. Ashtu si Bejkeri me Sali Berishen i detyruan shqiptaret e Tiranes te hiqni dhe breket e grave te tyre dhe gjithe femrave te shtepise per ti bere flamure amerikan, ngriten duar e kembe perpjete sa qe hutuan gjithe vendin; pra, ndryshimi dhe largimi i ketyre politikaneve eshte detyre emergjente, jo bashkimi tyre se s'ka kurre per tu bashkuar. Rralle burra kane pranuar gruan qe e ka zene duke bere krevat me persona te tjere , ta kene perseri grua Dhe ata kane bere fasade ose burra muti. Populli shqiptar nuk eshte i tille. Keta duhen shperbere hapet dhe pa ekuivoke. Tjetra qe kisha une eshte se Fatmir Mehdiun nuk e pashe ne foto, kur ai Ameriken e ka vend te dyte qe shkon si Kinostudio-Kombinat! Apo e ka tredhur SPAK?
Analize qe bie ere mut njesoj si goja e qelbur e Ylli Pates... Po ik o shurran se ty Mero ti shkruan keto?
O pate po ku ishte rresht ktu se je zagaruk i RI ti rresht eshte dryshe e jo foto perball mor palle mesoje se cili quhet rresht e cili quhet foto
Me fal or ti "Kreshniku i drejte" , por je nje injorant funksional qe nuk di te shkruash shqip e jo me te shprehesh mendime racinale !
pordhitikanet shqyptare duhen qire ne bithen gjithe mut,tu qijme motrat dhe grate, kjo eshte mire par ata bythqima,se nuk jane burra.