Bashkimi i demokratëve? Duka: Do ishte i thjeshtë nëse Basha e Berisha të mendonin më shumë për opozitën se për veten

1 Shkurt 2024, 13:28Politika TEMA
Bashkimi i demokratëve? Duka: Do ishte i thjeshtë nëse Basha e

Për kreun e PAA, Agron Duka forcat opozitare janë të të njëtave ide, por mungesa e bashkimit bën që ato të mos realizohen. Duka tha se dhe me reformën zgjedhore të gjithë artikulojnë të njëjtën gjë, por ideja nuk zbatohet se mungon artikulimi.

“Reforma zgjedhore, të gjithë artikulojmë të njëjtat gjëra, i kemi thënë të gjithë, unë me sa fuqi e mundësi kam pas. Pse nuk bashkohemi rreth këtyre ideve, kjo është ideja nëse nuk bashkohemi rreth ideve nuk i realizojmë dot," tha Duka, i cili ndër të tjera theksoi se sa më shumë të copëtohet opozita aq më keq është.

"Federata nuk ndikohet negativisht edhe nga krijimi I forcave te reja, por sa më shumë të copëtohet opozita aq më keq është. Do ishte shumë e thjeshtë kjo punë nëse Basha e Berisha të mendonin më shumë për opozitën se për veten e tyre.

Kemi propozuar 4 koordinatorë, lideri iardhshëm do gatuhet rreth kësaj, mund të jetë Basha, Berisha, ose asnjëri, por duhet të jenë ‘fair’, të mundohen më shumë për këtë se për interesin e vet. Nuk bëhen dot kryeministra të ardhshëm të Shqipërisë. Një megamaxhoranca kur nuk ka përballë opozitë kthehet për boomerang edhe për vetë socialistët”, shtoi Duka në studion e Tirana Live.

Në vijim, Duka u shpreh se Basha e Berisha po mbrojnë interesat e veta të të shkuarës e të ardhmes.

“Mendimi im personal, Basha e Berisha mbrojnë interesat e veta të të shkuarës e të ardhmes, nuk ka interes grupimi kur ka ndarje me thikë, si mund të thotë një deputet nuk puqem unë me Açkën se është e Bashës, apo nuk bashkohem se është i Berishës. Basha e Berisha kanë krijuar një përthithje të tillë të të gjithë ideve që duket se nëse këta të dy nuk janë në horizon nuk ka opozitë”, tha Duka. 

5 Komente

  1. L
    Luani

    Te gjithe te ikin ndersa Duka, Mediu, Ndoka te rrine ne politike se jane koka te medha. Te iki vete Duka pastaj te japi mend per te tjeret.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Mos harro edhe dash shehun qe ne cdo dalje tv thote: duhet tu lem vendin te rinjve edhe vet ska bere asnjehere zgjedhje ne particken e vet. Keta jane specie te vecanta.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Historia e PD.

      Ky Duka nuk nemeron si duhet, por e ben lemsh numerimin. Nuk eshte se Berisha ve interesin e tij para interesit te PD, por ai krijoi PD per vehten e tij. Ai cdo gje e ben per vehte dhe ketu nuk mund te nemerosh 1,2,3... por 111. Ne rastin e Bashes mund te rrinte dhe i dyti dhe te fillonte numerimin nga numri 2 dhe ta harronte numrin 1, por ishte Amerika qe e dhjeu me mut numrin 1, keshtu qe Basha duke pare se kjo pune kish marre fund, levizi koken nga rrota e trenit dhe e la Berishen te vetem pi pelcase koka nen rrotat e trenit. Ne kete rast ai i beri nder edhe PD, por PD nuk ka ndjesi sepse nuk ka egzistuar ndonjehere... Nuk mund te kerkosh llogari per mosegzistencen...Ne fakt PD ka qene thjeshte nje e "dhjere e Ramizit" ne ate mengjez kur u vra Caushesku....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pula

        Po ik o gone shit . veze

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Veshtire se do jete I mundur bashkimi, pa qeruar Keto qelbesira qe e ndane

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje