Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se edhe opozita nuk është plotësisht e papërlyer në korrupsion, por brenda saj ka dhe njerëz që nuk janë të përzierë në çështje korruptive.
Sipas tij, problemi më i madh është se vetë shoqëria është korruptuar duke e normalizuar si pjesë të demokracisë korrupsionin.
“A është opozita kristal? S’e besoj, shikoje sa lekët kishin e sa lekë kanë, është e thjeshtë fare. Por brenda opozitës ka akoma ca burra që nuk janë përzierë, dhe populli ka çfarë zgjedh.
Por korrupsioni, duke qenë i shpërndarë në gjithë shoqërinë, e ka humbur peshën, është korruptuar edhe shoqëria, ndaj nuk ka reagim. Të gjithë ata që kanë bërë shtëpi pa leje a kanë bërë korrupsion?
Të gjithë ata tregtarët e vegjël që nuk paguajnë taksat, tregtarët e mëdhenj, dhe kur vjen puna të diskutohet korrupsioni, siç thuhet në bibël kush nuk ka bërë mëkat të gjuajë gurin e parë. Një pjesë e shoqërisë e ka pranuar korrupsionin, është bërë pjesë e kulturës”, tha Shehi në emisionin Now në Euronews Albania ,
Dasho po ti vete a je kristal ????? Se osht kollaj me fol per te tjeret Po ti vete si e qun veten Apo hajt mo
oouuu i doli rakija ketij,dhe sot po shikon pasurin e opozites.Ne populli e kemi par kahone sic thone fshataret e dashit
Fjalet ne te degjuar nga Qytetaret .... Politikani me i thjeshte dhe me i varfer qe jeton me modesti me raki dhe qofte....pa pasuri.... normal ndonje kontribute te vecante sikur nuk ka dhene..... por te pakten ka punuar dhe mbijetuar me rrogen e deputetit... zgjidhja e nje dembeli te beje ndonje pune tjeter..
O Dash mashtruesi, ty, si dhe shumë të tjerëve, të buzëqeshi fati në politikë, jo mendja. Nëse nuk do të merreshe me politikë, do të pastroje stallat e çobanëve të Greqisë. Ke 33 vjet që ha nga xhepi i varfër i popullit, pa të thënë njeri "puna e mbarë". Je një sharlatan i madh, o Dash Shehu.
O Dash ! Sa antare partie ke,pevec vetes tende dhe familjes qe beheni 4,apo 5 veta?
t'pakten KY flet,dhe per ndershmeri per sa e njoh e degjuar,besoj se dhe nje inspektor i thjeshte tatimor ne qytetet e kategorise se pare jeton me komoditet me te mire se Z,D .Shehi.