Avokati Idajet Beqiri në “Studio Live” në Report Tv teksa ka komentuar aksionin e Rithemelimit, tashmë që “frenat” i ka marrë deputeti Flamur Noka, pas izolimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, paralajmëroi se është gati të shpërthejë në SPAK dosja me aferat e rënda të Nokës.
Beqiri në një intervistë me Arbër Hitajn tha se Noka do të jetë subjekt i SPAK duke filluar nga pastrimi i parave me vilën në Gjirin e Lalzit, te korrupsioni i lartë, ku sipas tij, dyshohet se është përfshirë deputeti besnik i Berishës. Ai përmendi kontratën koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike kur Noka ishte ministër i Brendshëm.
“Flamur Noka bishë e tërbuar, thonë njerëzit çfarë dreqin ka ky me Saliun. Edhe baba ta ketë nuk do bënte kaq kështu sepse nuk po bën Shkëlzeni sa bën Noka. Noka bën se e di që e ka pas zverkut të vetë.
Shqipëria dhe shqiptarët e dinë shumë mirë aferën e rëndë që bëri Noka ke kartat e identitetit dhe pasaportat. Kur ishte ministër i brendshëm zgjodhi një shoqëri e cila pasi u hap rruga për të bërë kartat, ajo shoqëria u krijua më pas, ndërkohë që konkurrimi duhet bërë me ato shoqëri që ishin krijuar prej kohësh.
Kurse Flamuri pasi siguroi milionat e eurove gjeti dhe shoqërinë për t’ja dhënë. Ajo shoqëri 5 milion euro do fitonte pas pas vjetëve. Më pas pas 5 vjetësh kontrata do lidhej 10 vjeçar, do ishte publike, do e bënte shteti. Më pas shteti do siguronte rreth 200 milion euro. Pa ligj, në mënyrë arbitrare, ministri i Brendshëm e shtyu kontratën dhe për 10 vjet të tjera. Çfarë bëri me këtë aferë ai? Spak e di këtë aferë. Tani të shkojë ku është paraja. Këtë para e mori në këtë aferë, e çoi te liqeni artificial i Tiranës”, tha ai.
Non grada Salia qe akuzohet per vjedhje dhe vrasje te shqiptareve mori ne qafe dynjane.O Sali o hero gjith shqiperia ty te do por asnjehere nuk te voto.Si nuk u gdhend ky monster famkeq nje here.Kush i dha pushtet ketij monstre qe vodhi dhe vrau shqipetare bisturi e Sllobos mbare nje katil shpellare i mbetur rrugeve ky rrumpalle .Nje cope injorante me valixhe druri dhe kollare gjumi i ardhur nga Curri mori ne qafe dynjane per 3 dekada.Rrofte Shqiperia dhe Amerika o Salia qe te urren dhe femija qe ke sjelle vetem te keqija.Ju rrofte Sudja.
Vertet mendoni qe Noka jepte koncensione....o Idajet je si Plakat e lagjes por dhe I keq
o pika e zeze.. shif ku ka mbetur Kryeministri dhe Fuga qe i ben mbrojtje ligjore Beqiri, me ikjen e Plarent Ndreces...