Humbi mandatin pas 6 muajsh në arrati, Arben Ahmetajt i skadon edhe pasaporta diplomatike

31 Janar 2024, 16:18Politika TEMA
Humbi mandatin pas 6 muajsh në arrati, Arben Ahmetajt i skadon edhe

Me humbjen e mandatit të deputetit, edhe pasaporta diplomatike e Arben Ahmetajt është shpallur e pavlefshme.


Duke qenë se Kuvendi ka njoftuar institucionet për mbarimin e mandatit të Ahmetajt, ministria e Jashtme pasi ka marrë shkresën zyrtare ka shpallur të pavlefshme pasaportën diplomatike të Ahmetajt.

Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë duke i njoftuar se pasaporta diplomatike e Ahmetajt është e pavlefshme.

Mësohet se pasaporta diplomatike e Ahmetajt kishte vlefshmëri deri në vitin 2033. Ish-numri dy i qeverisë shqiptare është vënë nën akuzë nga SPAK si i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

4 Komente

  1. s
    sapa

    Qajani hallin se shume shpejt do thoni qe ka pasaporte te huaj.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DMK

      Ka pasaportë rumune gjithsesi

      Përgjigjjuni
    2. S
      Salkari

      Me kaq para qe ka vjedhur nuk eshte asnje problem pasaporta ....dhe amerikane mund te gjeje ..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Nje shtet serjoz nuk do e Leno te kete komedi, por do e sillte si Cecon per te dhene llogari para drejtesise Turpi e mbulifte Ramen qe tallet me votuesit e tij

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje