Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulletit, që i dha Shkëlzenit 350 mijë euro

31 Janar 2024, 12:30Politika TEMA
Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së

Familja Berisha vijon përpjekjet për infiltrimin e tentakulave në sistemin e drejtësisë.  Avokatja e familjes Berisha, Erinda Ballanca ka dërguar në Kuvend emrin e Entela Shehaj (Memishaj) si pjesë e kandidatëve për vendet vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), pavarësisht lidhjeve të saj të errëta me politikën dhe financën off-shore.

Në një shkrim investigativ të publikuar në dhjetor 2023, kur Entela Shehajt, kishte kaluar fazën e parë, Shqiptarja.com zbuloi pikërisht lidhjet e saj me atë të Ismail Mulletit, biznesmeni i njohur për lidhjet e shumëfishta me Partinë Demokratike, dhe që nga dokumentat rezulton se i ka paguar në 2008 plot 350.000 euro Shkelzen Berishës për një aferë imobiliare shumë të dyshimtë. 

Erinda Ballanca, shoqe e Argita Berishës dhe avokate personale e Sali Berishës dhe shumë eksponentëve të PD-së, që në kohën kur Berisha ishte në pushtet, u emërua në 2017 Avokate e Popullit. Në garë janë 13 kandidatë për 2 vende vakante në KLGJ dhe 9 kandidatë për 2 vende vakante në KLP nga radhët e avokatisë. Në renditjen e pikëzimit Entela Memushaj renditet e 7 në garën për KLGJ dhe e 5 për garën për në KLP. Lista e përzgjedhur nga avokatia është dërguar në Kuvend, publikuar në faqen zyrtare . Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit verifikon, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, nëse kandidatët plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe neni i këtij ligji. 

Renditja e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Avokatia

1. Eris Hysi

2. Përparim Kalo

3. Erind Merkuri

4. Alban Alimema

5. Erind Gërmenji

6. Fatos Lazimi

7. Entela Shehaj (Memishaj)

8. Saimir Vishaj

9. Albana Tushe

10. Albens Tabaku

11. Klodian Gjermeni (Gjërmëni, Gjermëni)

12. Artan Reçi

13. Bledar Bajri (Boshnjaku)

Renditja e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë           

1. Përparim Kalo

2. Erind Merkuri

3. Alban Alimema

4. Erind Gërmenji

5. Entela Shehaj (Memishaj)

6. Saimir Vishaj

7. Albens Tabaku

8. Artan Reçi

9. Bledar Bajri (Boshnjaku)

Investigimi i Shqiptarja.com

Emri i Entela Shehajt është i lidhur direkt me atë të Ismail Mulletit, biznesmeni i njohur për lidhjet e shumëfishta me Partinë Demokratike, dhe që nga dokumentat rezulton se i ka paguar në 2008 plot 350.000 euro Shkelzen Berishës për një aferë imobiliare shumë të dyshimtë.

Personazhi kyç, me anë të cilit Mulleti i ka dhënë si bakshish Shkëlzen Berishës, në dy pagesa, 200 mijë euro dhe 150 mijë euro, është pikerisht Entela Shehaj Memishaj. Kjo e fundit rezulton administratore e kompanisë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, e cila ka lidhur një kontratë me Shkëlzen Berishën për shitjen e rreth 50 mijë m2 tokë, në këmbim të një pagese prej 150 mijë eurosh. Toka ndodhej në njëjtën zonë kadastrale në Durrës, në fshatin Rinia, ku rezulton se kanë blerë prona sekseri i famshëm i qeverisë Berisha, Damir Fazlliç dhe e bija e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Berisha bashke me burrin, Jamarber Malltezi. Pra, bëhet fjalë për të njëjtën zonë gjeografike, ku kanë bërë pazare me pronat Argita, Shkëlzeni, Fazlliçi, Mulleti, Shehaj etj. Zona ku sipas një vendimi te qeverise Berisha te nëntorit 2008 duhej të zgjerohej parku energjetik i Porto Palermos duke e rritur kështu në mënyrë drastike vlerën e tokës. 

Entela Shehaj rezulton administratore dhe ortake me 10 % në kompaninë IMAH 2014 sh.p.k. Në këtë kompani del që Ismail Mulleti ka 45% të aksioneve. Pra, Shehaj dhe Mulleti janë bashkëpronar. Ndërkaq Entela Shehaj, sipas të dhënave të QKR, është administratore e Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k edhe gjatë kohës së lidhjes kontratës me Shkëlzen Berishën në 16.11.2009, ndërsa vazhdon të jetë edhe sot. Ka edhe dy mistere të tjera në këtë histori. Misteri i parë, nuk dihet se kujt i ka blerë tokën në Porto Romano kompania Stellar Real Estate Investmens Albania. Misteri i dytë, nuk i dihen pronarët e vërtetë të kompanisë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k , pasi sipas regjistrimit në QKR, pronar i 100 % të aksioneve është Stellar International Property Fund Limited, e cila është një kompani e regjistruar në Gibraltar, parajsë fiskale. (Shqiptarja.com)

14 Komente

  1. T
    Teodora

    Entela eshte nje avokate karriere e zonja, njeri i mrekullueshem, me integritet personal dhe profesional. Eshte nje kandidature e gjetur per KLGJ dhe KLP dhe i uroj suksese se njerez te tille i duhen ketyre institucioneve Akuzat ketu duken qartazi goditje konkurrence dhe klanore

    Përgjigjjuni
    1. m
      merita

      E shkelqyer. Kandidature no coment. Pooor veshtire ta perzgjedhin, se me duket e veshtire kur shkelqen dhe u ben hije te gjitheve.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Kur shikon kete foto te familjes Berisha,te kujto Ceken e Beratit me estraden lemeria.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Treni

        Sado që Tarja gërrmon, aq më shumë kërrma gjen te parcela Berisha.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baboli

          Si gjithmone Treni vazhdon te haje mut nderkohe qe gruja e vet vazhdon i qihet rrugeve.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Populli

          Bastardet bejne cmos te kene njerez te tyre ne drejtesi...per te siguruar te vjedhurat....fuck krimit berrishe me putanat qe i shkojne pas...

          Përgjigjjuni
          1. m
            merita

            O zot cfare shkrimi. ku shkon fantazia. Entela Memishaj do zoti te zgjidhet (se qenka nje mal me te perzgjedhur) se e meriton per profesionalizem, integritet absolut dhe kjo vertetohet me punen e saj kudo ku ka qene pjese. Do ti bente nder ketyre institucioneve nje e perzgjedhur e tille.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fullhajni

              Meri mos me thuaj qe je shoqja e saj juriste!Te njoh nga zeri!

              Përgjigjjuni
            2. b
              blegtori

              Ç'dallim ka qeni nga zagari ne fund te fundit nje familje jane

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dauti

                Nuk heqin dore berishet nga kapja e drejtesise. Jane mesuar halete me maloket e plepave qe u bene jurista per 6 muaj. U shofte rraca e mutit e berisheve se jane vertet kriminel

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pensioniste

                  Urojme te pergjzedhin nje figure te afte profesionlisht te paster nga te gjitha aferat korruptive e nje njeri me itegritet Pasi,ne mesin e tyre egzistojn lidhjet mafize me familjen nongrata te cilet jane bere pronar edhe te Malit te Cajupit,interesante edhe mali,gojet e liga e thone

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejtsi

                    kerma nuk heq dore nga Drejtesia derisa te vdese. Bashke me shemtiren Argite aty e kane fiksimin te Drejtesia. Hundederrja Argite rri pa gjume vetem e vetem te kape cte kape.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigranti U S A

                      Ua c’fare foto familja me kriminale e Shqiperise krye krimi perparai mdjdmur nga buca Serbe dh tre kriminela te vegjel mbrapa sherifi Malltez me femren me te shpifur qe do te marre drejtimin e pd e Zeni i kudo ndodhur natyrisht ku ke lek . Pasuri kane vjedhur sa as ata bete nuk e dine besoj po qe gjithe shtrembesira djers e popullit ne mos e paguan me burg te shtre erom perendia ne ate fare derecheje .

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pesimisti

                        Shikoni me kujdes familjen e rrumpalles; Armina eshte fut si fanti spathi,te haje sa te haje,te marri sa mundet. Ky kllufi ka marre kete fytyre saldumen qe te perfitoje tokat per te cilat perfundimisht do te denohet,ndersa Sllobodanka ka marre trapin me urdher te UDB-se. Familje vari leshte. Sale sa per ate qe the dje per korrupsionin,besoj qe nuk je kampioni,Iliri me Kokmadhen jane ne vend te pare me diference,ndersa ty nuk ta kalon njeri per intrigant.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje