Deputeti demokrat Saimir Korreshi është kundër nismës së "Rithemelimit" për zgjedhjen e katër koordinatorëve, që do të merren me organizimin e kësaj force politike.
Gjatë emisionit Breaking me Dafina Hysën në Top News, Korreshi tha se demokratët po veprojnë në mënyrë kaotike, teksa baza bën thirrje për bashkim, për të ofruar një alternativë qeverisjeje.
“Nuk kemi pasur ftesë për mbledhjen e Kryesisë së "Rithemelimit". Është koordinim i çorganizuar në parlament, por edhe në jetën partiake. Duhet koordinim në vijën e partisë.
Po veprojmë në mënyrë kaotike; njëri ikën në ShBA, një dënohet, tjetri në protestë, disa zgjedhin koordinatorë. Është bërë si një han pa porta. Demokratët e bazës na thonë, se nëse nuk bashkohemi, është e kotë t'i thërrasësh. Baza e Lushnjës është bërë çorap, me tre copëza”, tha ndër të tjera Korreshi.
Deputeti Korreshi i cili është ndër 19 të përjashtuarit e fundit, theksoi se ka ardhur koha për të përshkallëzuar qëndrimin duke propozuar ngujim ose grevë urie.
“Në të kundërt, të ikim dhe të lëmë Ramën padishah”, u shpreh Korreshi.
Ne fakt ketij Korreshit te Lushnjes , vetem greva e urise i ka ngelur pa perdorur per permbysjen e Rames . Uroj qe ta provoje dhe te bjere ca nga pesha bashke me Gjekun e Markajve e Co , se jane majmur e bere si derrat e stalles . Mire eshte qe ta heqin dhe kete dhe kete merak , po nuk e di se çfar mund te bejne ne finale !
Nuk keni turp që silleni si vagabond? Jeni edhe deputet ju.Vërtet jeni katandisur si karavidhet e Ballit Kombëtar në luftën e dytë botërore.Partia e foltores së MALOKUT është kthyer vërtet në një han pa porta,njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit.
per stabilizimin e gjendjes se rende politiko kaotiko foltoriko qe ekziston ne pdn e Lushnjes eshte nisur me nxitim drejt Lushnjes krrici i faro pace pilafit me kollaro gergufur me 2 gishta lart hipur mbi furgonin e policise me gjysmen e trupit perjashta i cili do beje nje xhiro rreth qendres se qytetit duke bere garipin para demokrateve te Lushnjes.