Berisha përmend kuzhinën e gazetares nga maja e pallatit, i përgjigjet ajo: Mund të të ofroj edhe ballkonin tim, por a e kalon dot Bulevardin?

30 Janar 2024, 19:33Politika TEMA
Berisha përmend kuzhinën e gazetares nga maja e pallatit, i

Në fjalimin e tij të përnatshëm nga maja e ballkonit, Sali Berisha ka përmendur ndër të tjera edhe kuzhinën e gazetares Desada Metaj.

“Ju u ngritët, morët kthesën shpëtimtare për PD-në, për opozitën shqiptare, për pluralizmin.

Ju lutem!

Imagjinoni për një moment në rast se ju, 44 mijë demokrate e demokratë që morët pjesë në referendumet e partisë, nuk do të kishit marrë kthesën, ku do të ishim ne sot.

Ku do të ishte PD?

Do të ishte një fasadë opozitë, vendimet për të cilën merreshin nga Balla e Brava në kuzhinën e Desadës, në takime të fshehta.

Por jo, dallimi mes jush dhe të tjerëve është i madh. Ju jeni njerëz të idealeve, të parimeve, të dinjitetit, ju nuk mund të shisnit për asgjë të vërtetën. Ju donit shumë Amerikën, Europën, por doni më shumë Shqipërinë, doni më shumë të vërtetën.

Ndaj dhe morët kthesën, kthesën shpëtimtare”, tha ai.

Pas kësaj, gazetarja Metaj ka reaguar me ironi, duke shkruajtur:

“Doktori paska përmend sot në fjalim kuzhinën e shtëpisë time.

E kuptoj që është mërzit duke dalë në ballkonin e shtëpisë së vet çdo natë, por për çdo rast mund t’i ofroj edhe ballkonin e shtëpisë sime.

Thjesht duhet të marrë leje në SPAK që të kalojë Bulevardin”.

7 Komente

  1. E
    Eh more kriminel si nuk e mbyll halen

    I kujtohet kuzhina e Monikës që kishte gatuar mirë për të shpëtuar ilirfloririt nga 7 qindmijëshe që numëronte me zë e figur

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nari

      Ke shume te drejte Desada ! Problemi i vetem eshte se Sala ka qene idhulli yt,deri ne momentin qe Luli nen presionin e SHBA,e perjashtoi Salen nga grupi parlamentar i PD Nuk ke patur asnje verejtje per te edhe kur ka vjedhur duke privatizuar simbas qejfit pasurine kombetare,as kur ka vrare per te bere leke i biri ne Gerdec,apo ka vrare ne mes te bulevardit per te mbrojtur pushtetin e tij.Ti u prishe me Salen vetem atehere kur ai u prish me Lulin,duke e shpallur ate besprere !!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niko

        Përgjigje e mprehtë, nga Deda!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fareda Masllëmi

          Oj Desadë Metaj, a nuk ke qenë ti, shofere personale e Damir Fazlliçit, nga Rinasi për Tiranë e ku i deshi qejfi atijë dhe Saliut ? Që e ke këthyer pllakën, është puna jote, më mirë vonë se kurrë. Por, me që përmende SPAK-un, shko një vrap dhe tregoju ato gjëra që ti i di fort mirë, për pisllëqet e fëmijëve të Saliu,, të Saliu vetë dhe Damir Fazlliçit. Edhe ti o Desadë, një mut je që bie erë.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jari N

            O Desada, ballkoni jot është tharë fare, por afroi Biz - 41 në Koplik, aty gjen rehat Sala.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kol Mati Tukja

              C'fare zog gomarit paska kene,cdo dite budallalliqe flet e si ban pershtypje se tallen njerzit me te.Po Deri kur Mendon se do ti eci kjo marri?!!.Ashtu si gjygji I Amerikes ne Fffffff. .

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flori

                Jam sali portopapa un o budallenj me ka ikur pak kosherja e bletes po prap un jam

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje