Si mund të zgjidhet në mars konflikti brenda opozitës?

30 Janar 2024, 19:00Politika TEMA
Si mund të zgjidhet në mars konflikti brenda opozitës?

Nga Ylli Pata

Më shumë se vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës dhe shenjave dalluese të PD-së, konflikti ndërmjet opozitës ka gjasa që të zgjidhet brenda marsit.

Nëse realizohet premtimi që ka dhënë Lulzim Basha për të prezantuar përpara publikut kandidatët e mundshëm për deputetë të vitit 2025, atëherë kemi të bëjmë me kulmin dhe më pas pikën e zgjidhjes së krizës.

Shpallja e skuadrës së re të lidershipit të PD-së në 12 qarqet e vendit, do të jetë realisht politika më me bukë që do të lëvizë fuqishëm ingranazhet jo vetëm në radhët e opozitës, porn ë të gjithë politikën shqiptare.

Atëherë do të ketë arsye, vend, e natyrisht argumente të bollshme për të gjykuar e analizuar lidershipin e Lulzim Bashës, pa dublimin e fortë që i ka bërë Sali Berisha, thuajse si  “bashkëkryetar” i Partisë Demokratike për më shumë se 8 vjet.

Shansi i shpalljes tani, e jo në minutën e fundit si herët e tjera i listës së skuadrës së deputetëve, do të prodhojë një politikë reale, që mund të japë ndikime jo vetëm në PD, por edhe në gjirin e opozitës, e sipas të gjitha gjasave edhe në mazhorancë.

Më në fund, panelet e darkës kanë mjaft mundësi për të folur për një politikë reale, me emra e mbiemra, e natyrisht duke i analizuar me hollësi, pa pasur nevojën për të gjetur teori konspirative apo përralla të antikitetit.

E gjitha kjo ka ndodhur dhe ndodh, pasi Sali Berisha dhe Ilir Meta, që kanë fuqinë më të madhe mediatike nga krahu opozitar, nuk mund të prodhojnë politikë të përditshme. Ata nuk kanë ç’japin më vetëm një konflikt dhe përplasje edhe pa shkak. Kurse pjesa tjetër mbushet me teoritë e Fred Cakos, i cili duhet thënë se ka mjaft mbështetje tek njerëz anti-mazhorancë.

Ndërkaq, nëse me shpalljen e listave të kandidatëve për deputetë në mars, Lulzim Basha ja qëllon e krijon një impakt në publik, pjesa e deputetëve që i kanë shpallur luftë nuk kanë më as arsye e as mundësi ta vazhdojnë atë.

Ndërsa, nëse lista që do të nxjerrë Basha do të rezultojë një fjasko, apo nuk do të pritet mirë si fillim nga publiku i opozitës, atëherë fiton automatikisht pjesa tjetër, e grupi anti-Berisha e humb mundësinë për të qenë fuqia e ndryshimit në zgjedhjet e 2026.

Nga ana tjetër, ka shumë gjasa që t’i shpallet luftë nga qarqet mediatike të Berishës e Metës, njerëzve të listës së kandidatëve për deputetë të PD-së. Nëse ndodh kështu, sërisht është një hap pozitiv, pasi përplasja do të prodhojë sërish debat e politikë. Gjasat e listës 2025 janë që shumica e saj të jetë me njerëz të njohur të PD-së në qarqe, përgjithësisht njerëzit që drejtojnë degët e strukturat e saj, të cilët arritën t’i rezultojnë sulmit 2 vjeçar të foltores së Berishës.

Ndërkaq, edhe nëse do të ketë personazhe të tjera që nuk janë pjesë e strukturave, ata duket po dalin pikërisht nga propozimi që vjen prej poshtë.

Cilësia dhe përzgjedhja reale nga degët do të jetë kusht për arritjen e një impakti të fuqishëm në opinion. Por fuqia potenciale e kësaj lëvizje mund të rezultojë edhe më e fuqishme edhe nëse realizohen reformat kushtetuese që Lulzim Basha ka shpallur. Ai grup njerëzish mund të jetë kauza reale politike në një opinion që kërkon prej kohësh një ndryshim gjenerate të elitës politike.

5 Komente

  1. M
    Me emër

    Alfred Çako! - Socialistët mendojnë se toka është sferike, demokratët se është e sheshtë..... . Bile, kur debaton ne ta për këtë çështje, të thonë, ik ore komunist!............. . Piiiiikë e zezë, e djathta dhe shkenca.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlaesht ka jzhi

      O Basha, mekatar! Lexoje dhe degjoje kete gazetarin! Ndoshta edhe per ty mund te vijne ditet e .... triumvirate! Por beje... listen qe tani! Alababakce do shohim gallate me Salianjin e denuar si bababale, me Bardhin mashtrues dhe I dyshuar per vrasjen e nje Xhuvani nga familja e Madhe e Xhuvaneve, Prof. Mondit, bir k..., Murrrizit dhe lexhendarit te ri Gje(a)markaj, Agron. Keta te tjeter trajtoj si Xhozi! Kjo kerkohet nga ty, poqese se krye nongrata nuk te implikon me 21 Januari. Ne fakt ti ishe tek Tarawa e KM. Futja Nongrats si para 3 vjetesh.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Ëndrra në diell, janë këto të Patës. PD, mi apo keq, më shumë keq, e ka mbaruar misionin e saj. Po i afrohet jetëgjatësisë së PPSh, partisë ku militoi për 25 vjet kryetari de facto i saj, Sa-leh Berisha, so që e drejton atë nga papafingo. Basha është edhe më keq. Të paktën, qysh nga 2005, çdo gjë që i ka ndodhur asaj partie dhe vendit kanë vulën e tyre. Nëse do përjashtonim performancën personale politike të Bashës. PD me këta të dy dhe me gjithë skotat e tyre që u shkojnë pas, nuk ofrojnë as akternativë dge as shpresë, dhe kjo për një apo dy vhet por shumë më gjatë. Atëhere kujt do t'i vlejë ajo politikë që sipas Patës do na prodhojë lista e kandidatëve të deputetëve për zgjedhjet e 2025, që si e tillë, në gjëndjen ku është katandisur PD-ja nën lidershipin BBB, nuk do vlejë për asgjë tjetër, përveç se si menu gjellësh për panelet televizive politike të darkës?!?!

        Përgjigjjuni
        1. e
          edi

          Shume mire e ke ti Bureto,me mire te mos bejme zgjedhje fare sepse kursejme leket e votimeve. E ç'na duhen ne partite e tjera kur PS-ja dhe Rama jane ne gjendje te bejne maxhorancen, opoziten sindikatat , OJQ e shume organizata te tjera ? Per mendimin tim edhe ministrat duhet te eliminohen (sepse ata vjedhin dardha mbas shpines se RAMES) por te mbajme vetem zv/ministra se punen e ministrave e ben "Skenderbe Spiropali".

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            @Edo, kush tha mos bëhen zgjedhje mo? Shqetësimi është se me "shportën e karavidheve" që mund të na ofrojë "opozita", zgjedhje në 2025 me siguri do ketë, por ato do shërbejnë vetëm për t'u siguruar ca ulëse në parlament të disave prej asaj shporte, por sipas meje dhe jo vetëm, kurrë fitoren e karriges së kryeministrit siç e pretendojnë, pra rotacionin qeverisës. Nëse nuk e keni kuptuar kaq, kjo nuk ju bën mirë. 2025-a nuk është dhe aq larg, ndaj uroj të rrojmë dhe të shikojmë. Unë s'e kam problem, se ka nja 30 vjet që s'i shoh dot me sy të dy këto parti (dy gjysmat e bajgës PPSH, të ndarë në mes nga rrota e qerres së historisë) që kanë dominuar politikën shqiptare, dhe për sa kohë të Shqipëria të mos nxjerrë dot (ende) një parti serioze, sipas parimeve të mija (jo vetëm, por dhe të nja 300 mijë shqiptarëve, që ca u thonë edhe 'elektorati gri') unë 'sehirxhi' do mbetem, dhe ata 'sehirxhinj' do jenë. Sa më përket mua, mos kujto se nuk votoj, votoj gjithmonë, por vetëm këto dhe bishtat e tyre kurrë jo! Uroj që të krijohen mundësitë që dhe shqiptarë të mos zgjedhin më sipas së 'keqes më të vogël', që si në këto 33 vjet gjithmonë të zgjedhin të keqen. Si përfundim nëse ashtu doni, sipas gjellës që ju ofrojnë dhe oreksit të momentit, kënaquni me të! Tung!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje