Alibeaj për propozimet e PD për “Zgjedhoren”: Duhet të vendosim barazinë e votës, si në Tropojë dhe në Korçë “të peshojë” njësoj

30 Janar 2024, 13:49Politika TEMA
Alibeaj për propozimet e PD për “Zgjedhoren”: Duhet

Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se Komisioni i Reformës nuk është një komision që synon se kush do të rri në karrigen e bashkëkryetarit.

“Besoj se përgjigja është publike tani është thënë nga shumë përfaqësues të Partisë Demokratike. Opozita shkon në komisionin e reformës zgjedhore për të nxjerr një produkt, ndryshime ligjore të cilat forcojnë votën e shqiptarëve. Komisioni i Reformës nuk është një komision që synon se kush do të rri në karrigen e bashkëkryetarit. Unë them që interesi ynë është i qartë.

Zgjedhjet janë një instrument që publiku të vendos me shpatulla pas murit ata që nuk gëzojnë mbështetje. Besoj që kjo është një e dhënë e mirë kjo, që publiku shqiptar nuk e mbështet këtë qeveri.

Publiku ka në dorë votën dhe për këtë duhet të krijohet një sistem zgjedhor. Gjysmën e shqiptarëve që nuk ndodhen në Shqipëri duhet t’i japim të drejtën e tyre. Shqiptarët janë të gjithë të përfaqësuar në këtë komision”, tha Alibeaj në “Tirana Live”. 

Më tej, ai është ndalur te propozimet e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se si synim është të vendosim barazinë e votës, në mënyrë që të peshojë njëlloj si në Tropojë, Korçë dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

“Nuk di se çfarë ka thënë zoti Gjiknuri. Unë pres prej kohësh nga ana e maxhorancës një qendrim për ato që ne kemi propozuar. Gjëja e parë që ne kemi propozuar janë listat e hapura, ku zgjedhësit kanë të drejtë të zgjedhin nga i pari te 120 për secilën parti.

Kjo është një mundësi e mirë se zgjedhësit shqiptar kanë të drejtën të vendosin dhe të rrëzojnë këtë klasë politike. Së dyti vota e shqiptarit është e mundur të peshojë njësoj, si në Tropojë, Korçë dhe Sarandë. Ta dëgjojmë zyrtarisht kur ta thotë. Ajo që është e rëndësishme është që vendosim barazinë e votës.

Unë besoj që për votën e shqiptarëve, për një sistem zgjedhor që garanton votën e barabartë dhe të ndershme, askush nuk ua ka dhënë këtë më parë. Do të ketë dhe pengesa, e rëndësishme është që kur shohim çdo interes tonin, a shkojnë shqiptarët aty ku duhen”, shtoi Alibeaj. 

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Problemin nuk jua ka procesi zgjedhor, por e keni se juve nuk ju hedh asnje vote ne kuti. Bejeni ligjin si te doni, pa votuar populli per ju, nuk keni per te marre asgje. Zgjedfhjet e 2025 do jene me te thella se ato te vitit 2023. Shqiptaret jane te mencur, i japin voten atij qe punon, perpiqet, nuk merret vota ne studiot e Arjan Canit, Eni Vasilit, Ylli Rakipit, Cim Pekes. Beni 100 Ligje zgjedhore, ju prape do humbisni, sepse ju injoroni popullin, e perbuzni, e tallni, e vidhni. E shikoni Erjon Bracen ju cfare ben per bujkun ne Divjake e Lushnje? Ju nuk luftoni per asnje njeri te punes, ju luftoni per Saliun te mos shkoj ne burg, ju luftoni per Salianjin, ju luftoni per Malltezin, jo per blektorin, bujkun, ate gruan qe punon ne makine qepse. Njerezit e punes ju nuk i njihni fare, jeni shkeputur, ju i urreni ata pse punojne.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje