Kushtetuesja e quan të ligjshëm protokollin për emigrantët mes qeverive shqiptare dhe italiane, pasi sipas saj traktati i miqësisë mes dy vendeve i vitit 1995, lejon marrëveshje mes dy vendeve edhe pa firmën e presidentit, siç ishte ankuar opozita.
Traktati i vitit 1995 ka firmën e presidentit të kohës Sali Berisha. Mes të tjerëve, ishte dhe Sali Berisha ai që ka firmosur dhe ankimin në Gjykatën Kushtetuese.
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se marrëveshja nuk ka asgjë të paligjshme dhe respekton të drejtat e konventave ndërkombëtare. Ai shtoi se Sali Berisha dhe klani i tij janë të destinuar të kundërshtojnë çdo gjë që është në interes kombëtar.
“Në fakt ne jemi mësuar se çdo gjë që është pozitive, kombëtare, çdo gjë që lartëson kombin shqiptar dhe na afron me BE, çdo gjë që është në përputhje me konventat ndërkombëtare, ata konsiderohen jo të rregullta dhe jo të drejta dhe vazhdojnë e sulmohen nga Berisha dhe klani i tij. Ata duan t’i dëmtojnë interesat tona, ishte i pritshëm reagimi i tyre negativ”, tha ai.
Avokati u shpreh se nga kjo marrëveshje Shqipëria ka vetëm përfitime dhe na afron më shpejt me Bashkimin Evropian.
“Shqipëria ka vetëm përfitime. Ne na afron më shumë me BE, na tregon se jemi komb i qytetëruar dhe kjo tregon se Shqipëria di ta kthejë mirësinë. Buxheti i shteti ka zero shpenzime, vetëm të mira kishte nga marrëveshja”, shtoi ai.
Po Idajet. Edhe ne mos pacim perfitime I kemi borxhe Italise e Greqise qe priten rreth nje miljon shqiptar ne ditet tona me te zeza, kur faqezijte e politikes privatizuan gjithe atdheun. Pa hyre ne kthinat e shperdorimit te humanizmit, mua me duket shume fisnike levizja e Rames
Ti Shkembi dukesh qe je patronazhist. Ha te pegerat e Rames. Njelloj je si ky avukati, qe la zanatin dhe u be opinionist! Njelloj si Ngjela qe paguhet nga Rama nepermjet oligarkeve.