Shkëndija mes PS dhe PSD? Ikën kryetarja e qarkut, zëvendësohet nga një socialist

29 Janar 2024, 20:22Politika TEMA
Shkëndija mes PS dhe PSD? Ikën kryetarja e qarkut,

Kryetarja e Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Marina Duhani ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. E emëruar në korrik të vitit 2023, Marina Duhani do të zëvendësohet nga Edmond Ndou, nga radhët e Partisë Socialiste.

Zëvendësimi i Marina Duhanit me Edmond Ndoun shihet si një krisje në koalicionin mes Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate në Shkodër.

Duhani u dorëhoq nga detyra teksa grupi i Partisë Socialiste po finalizonte dokumentacionin për shkarkimin e kryetares së Këshillit të Qarkut të Shkodrës, ku ishte siguruar shumica absolute e firmave.

Vetë Marina Duhani ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqjen për shkak se do të mbajë një tjetër pozicion, por pa dhënë detaje. Marina Duhani u zgjodh në korrik të vitit të kaluar Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër si pjesë e marrëveshjes mes PS dhe PSD.

Ndërsa Edmond Ndou aktualisht është edhe kryetar i grupit të Këshilltarëve të PS-së në Këshillin Bashkiak Shkodër. Më herët ai ka qenë edhe koordinator i LSI-së për Shkodrën ndërsa me largimin e deputetit Agron Çela nga kjo forcë politike dhe bashkimin e tij me PS, Ndou u bashkëngjit.

Gjithashtu ai ka qene edhe drejtues i Hipotekës së Shkodrës, ndërsa ka qenë edhe këshilltar i ish- Kryetarit te Bashkisë, Bardh Spahija gjatë mandatit të tij 10 mujor. (ABC News)

2 Komente

  1. B
    Benet Beci asistent I Tomes ne bashkine e Shkodres

    E hoqi Spirokaripali se u be xheloze per mua.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      O te keqen e LSI. Po ku na dolet ne skene tashti . Dhe eshte ripjellja q eshte kopje e LSI si specialista te korupsionit ne Shqiperi Me e bukura ketu se kryehajni i ripjelljes i ka promovuar ne administraten e shtetit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje