Tensionet në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Salianjin, 18 deputetë të tjerë të opozitës me 10 ditë

29 Janar 2024, 15:31Politika TEMA
Tensionet në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të 18 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi  nga seancat plenare dhe me 20 ditë deputetin Ervin Salianji.

Partia Socialiste ka këkuar më herët përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës të cilët bllokuan punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.


Deputetët të cilët janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit janë Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Samir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhala, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi.

Në shkresën drejtuar Sekretiariatit të Etikës thuhej se ligjvënësit e opozitës bllokuan foloren, shkaktuan kaos në sallë me anë të paisjeve zhurmuese duke cënuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës.

Gjithashtu ata bllokuan dhe punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i planifikuar për t’u mbajtur fizikisht ditën e premte, duke i detyruar anëtarët e komisionit të vijonin punimet online.

 

5 Komente

  1. B
    Babale

    Shume mire qe perjashtohen po a ndalet rroga se po moren rogen kot muabet ndersa ket Salianken si shume po e perkedhelin , ai ka nje vit burg per te bere

    Përgjigjjuni
    1. LABI

      Ky perplas flatrat si miza ne prapanice te kalit.Kemi a po jo gjykate apeli qe livadhis ky BABALJA?

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y

        I bej thirrje gjykates se apelit,mjaft e zvarrite gjykimin kunder babale Salianit,mbylle ate gjykim duke lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare,nje vit burg per kete langaraq.

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Mbas 21 ditëve, përsëriteni dënimin 3-4 herë të tjera!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Myzeqari

            Salianj babalen coheni te bej denimin me burg ,eshte turpi parlamentit.RRugac ,frkacak dhe pa edukat fillestare.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje