Ministri i Turqisë pas takimit me Hasanin: Diskutuam për pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri

29 Janar 2024, 13:26Politika TEMA
Ministri i Turqisë pas takimit me Hasanin: Diskutuam për pastrimin e

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan nga konferenca për media në Tiranë që u mbajt pas takimit me homologun shqiptar Igli Hasani, zbuloi disa prej pikave në të cilat janë fokusuar diskutimet e tyre.

Ai u ndal fillimisht te bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve duke theksuar se ka potencial për të çuar nivelin e tregtisë në 2 miliardë dollarë gjatë një viti.

Por Fidan, pati edhe një mesazh lidhur me anëtarët e mbetur në Shqipëri të organizatës FETO, e cila është shpallur terroriste nga Turqia.

"Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo cështje të tjera rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë", tha Hakan Fidan.

 

 

 

1 Komente

  1. C
    Columbo

    Në konferencën e sotme për shtyp, ministri ynë i jashtëm rikujtoj njohjen e Kosovës nga Turqia, por nuk ka kuptuar tërheqjen e Maqedonis së Veriut nga Panvarsi e Kosovës. Një stupid Kosovar nuk e kupton këtë gjë, përkundrazi, diaspora Kosovare do investoj miliarda euro pasi mendojn se maqedonasit duan uçk-n. Harruan që dhe fehmi Aganin e dorëzuan në Beograd.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje