“Shqiptarët rol konstruktiv në sfidat integruese të Maqedonisë së Veriut”, Basha uron Talat Xhaferin

28 Janar 2024, 14:20Politika TEMA
“Shqiptarët rol konstruktiv në sfidat integruese të

Kreu i Partisë Demokratike, në një postim në rrjetet sociale ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen si i pari Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Basha shkruan se “pa rolin konstruktiv dhe përshkushtimin për vlerat euroatlantike të shqiptarëve, do ishte e vështirë që Maqedonia e  Veriut të ishte anëtare e NATO-s dhe të hapte negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Urimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:

Urime Talat Xhaferrit, Kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Pa vizionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Ali Ahmetit, kjo do të ishte e pamundur.

Pa rolin konstruktiv dhe përshkushtimin për vlerat euroatlantike të shqiptarëve, do ishte e vështirë që Maqedonia e  Veriut të ishte anëtare e NATO-s dhe të hapte negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Maqedonia e Veriut dëshmoi edhe sot një shembull për bashkëjetesën ndëretnike dhe  rolin e shqiptarëve si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Duke i uruar suksese Talat Xhaferit, urojmë dhe shpresojmë  që rruga europiane e Maqedonisë së Veriut të mos ndalet.

4 Komente

  1. S
    Scupi

    Po Talati ishte 12 vite Kryetar Kuvendi Pse nuk e bëri gjuhën shqipe zyrtare?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Kohen me te madhe e kalon ne gjum,por kur zgjohet ben politike te madhe si ai krye hajni i ripjelljes.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Ulaj

        Telat Xhaferri eshte sot Kryeminister nga mbledhja qe i beri ne Shqiperi Edi Rama gjithe Partive Shqiptare ne Maqedoni per bashkim. Ky eshte rezultati i punes, merite ka edhe Ali Ahmeti.

        Përgjigjjuni
      2. l
        lul bytha

        Ky eshte personifikimi i njeriut qe te vret naten dhe te qan diten ....ky smeret vesh sa ka spiunuar luftetare te UCK ne Kosove kur ishin me emisionin e vecante bashke me hunderen e Sali kufomes ....Pse nga i merte informatat Dick Marty ???? Na doriforot ??? Ja nga keta plera , nga u be Lul llozi milioner ?? Duke punuar kamarjer ?? Dhe na del tani dhe na ben te pafajshmin , te paditurin , ta kulluarin ....Lul plera

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje