Paralajmërimi i zyrtarit të NATO-s: Nëse sulmoheni, mos prisni gjithçka nga ne. Bëjuni gati!

28 Janar 2024, 22:27Politika TEMA

Paralajmërimi i zyrtarit të NATO-s: Nëse sulmoheni, mos prisni

Zyrtari i lartë ushtarak i NATO-s Rob Bauer, në një intervistë për mediat malazeze, është shprehur se liderët politikë të Ballkanit duhet të jenë për përgjegjës për vendet e tyre dhe se u takon atyre të luajnë një rol të rëndësishëm.

Sipas Bauer, liderët duhet ta mbajnë Ballkanin të qëndrueshëm dhe të sigurt dhe nuk duhet të rrinë të presin nga NATO dhe BE që të bëjnë diçka për ta.

Bauer tha se NATO nuk paraqet kërcënim për Rusinë, por ajo që kjo e fundit po bën në Ukrainë ka të bëjë me “frikën nga demokracia” dhe për të shkëputur këtë vend nga integrimet euroatlantike.

I pyetur nëse NATO është e përgatitur për një sulm eventual nga Rusia, admirali Bauer tha se “duhet të dimë se cili lloji i aftësisë iu nevojitet”.

Koha nuk është më në anën tonë. Nëse sulmoheni, nuk keni kohë. Duhet të jeni gati. Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për më shumë ushtarë në gatishmëri të lartë. Ne kemi nevojë për më shumë aftësi. Ne kemi nevojë për më shumë furnizime. Ne kemi nevojë për më shumë logjistikë. Ne kemi nevojë për më shumë dhe ushtrime më të mira për planet që kemi bërë”, tha Bauer.

Bauer ka folur edhe rreth deklarimeve të presidentit amerikan Joe Biden, se “nëse Rusia fiton në Ukrainë, çfarë mendoni se do të ndodhë me Ballkanin”.

“Nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, ky nuk është fundi i armiqësive. Nëse ata fitojnë luftën në Ukrainë, kjo mund t’u japë atyre një ide se mund të marrin më shumë. Dhe nuk është vetëm Ballkani, ka edhe kombe të tjera ku ata do të shihnin interesin e tyre. Kjo është arsyeja pse NATO duhet të përgatitet për t’u mbrojtur më mirë. Mendoj se mënyra se si punojmë së bashku me BE-në në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë është një shembull për të ardhmen. Dhe këto nuk janë vende të NATO-s, por me ndihmën e BE-së dhe NATO-s janë stabilizuar vitet e fundit”, tha ai.

Bauer theksoi se në Ballkan ka stabilitet të brishtë, andaj BE-ja së bashku me NATO-n po punon në këtë drejtim, por sipas tij nevojitet edhe një angazhim më i madh nga liderët e vendeve të rajonit ballkanik.

“Ne nuk jemi të vetmit që duhet të bëjmë diçka këtu. Të gjithë liderët politikë duhet të jenë përgjegjës për vendet e tyre. Nuk mjafton të “ngrehësh duart” dhe të presësh që BE dhe NATO të bëjnë diçka për Ballkanin. Vetë vendet dhe liderët në këto vende luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e Ballkanit të qëndrueshëm dhe të sigurt. NATO dhe BE do të ndihmojnë siç kemi bërë prej vitesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. NATO, si kundërpërgjigje ndaj asaj që ndodhi në shtator në Kosovë, rriti numrin e ushtarëve në KFOR, dhe kjo për shkak se ne po vëzhgojmë se çfarë po ndodh në terren”, tha admirali Bauer.

Ai ka paralajmëruar rritjen e numrit të forcave të KFOR-it në Kosovë nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme.

“Tani po diskutohet nëse numri i forcave në KFOR është i mjaftueshëm dhe nëse është e nevojshme, atëherë do të diskutojmë numrat dhe nëse duhet t’i shtojmë, do të diskutojmë dhe pas vendimit do ta bëjmë. Pra, është e gjitha pjesë e asaj që bëjmë në baza ditore”, u shpreh ai.

11 Komente

  1. T
    Teme

    Thuajni Rames dhe Nikos, ta marrin vesh mire kur thone na mbron NATO. Bile, Nikua e ka kthyer Ministrine e Mbrojtes ne nje sukursal te NATO-s ne Tirane. Sillet sikur eshte nen-punes I NATO-s dhe jo Minsiter i Mbrojtjes.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      123

      Fiks! Mire e tha po kujt ja tha...

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrini te qete

        O Teme...Po kujt i plasi trapi te na sulmoje neve more djale. Mbahen me buke 3 milione dembelo/mashtrusa dhe gjithe ata politiqene hajduter ne Shqiperi ??? Rrini te qete, se nuk i futet kush kesaj aventure . E pse ? C'do gjejne ne Shqiperi ???

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          Jo vetëm Ramës e Nikos por edhe shumicës së shqiptarëve në të gjitha trojet!

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sllobodanka

          Pergatituni sa te doni, marshimi rus do te ndalet ne brigjet e Adriatikut dhe rrugen "Mustafa Matohiti".

          Përgjigjjuni
          1. l
            lani

            moterqimat e natos jane dhjere prej rusis..neqoftese nuk mbro nato atere cna hy ne pune nato kaka frikacak te poshter

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Mendoj se Shqiperia nuk ka nevoje per NATO-n se ajo i del zot vetes. Pavaresisht se ajo kishte armatim modern,por Sali Berisha bashke me ministrat e tij i shiten per skrap dhe mbushen xhepat e tyre me miljarda euro dhe dollar. Sot shqiperia perseri nuk trembet qendron e "forte" ne brigjet e Adriatikut si shkemb graniti,pasi ka armatim "modern" te luftes dyte boterore, pushket me lloz,belxhikun gjerman,maliherin grek dhe paticken italiane qe i bejen gjemen armikut. Po te doj armiku t'a provoj e te shikoi ku do t'i shkojn opingat. Jemi trima te forte,rrace arixhiu qe nuk ka frike as kur bje bora e as kur fryn veriu.

              Përgjigjjuni
              1. d
                dsa

                NATO nuk e sulmon Rusine kur ka gjetur hajvanin Zelenskin qe i ka dhene armatim me miliarda e miliarda dollar e euro qe te vriten mes tyre sllavet dhe ruset qe jetojne ne keto dy shtete. NATO nuk do "lufte" me Rusine prandaj e ka zgjeruar pranimin e shteteve qe jane ne kufi me te si Finlanda, e Suedia dhe kerkon Ukrainen, Moldavine, Gjerorgjine etj per t'ja ngushtuar lakun me shume ne fyt Rusise. Ne cdo konflikt ne Bote ushtria e Amerikes dhe e G.B. eshte e pranishme qe vetem hedhin benzine per t'a "shuar"

                Përgjigjjuni
                1. KUSH KA FAJ

                  Bet si bet e ngrefet luften kudo e po na vjen ne "der te shpis" Nuk po di kush i beri logarit gabim ,ju me Zelenksin e shitur apo Rusia qe po i reziston cperberjes E fillut me "Pranveren Arabe"e tani me "Dimrin Rus" Ishim mir e nuk e dijshim Kur thu te "behemi gati" e ke fjalen te zbathim breket e te blejm amatime ! Kaq koh ja vum fajin "luftes ftoht"per te na pru "Luften e ngroft"e spo di ma ku do shkoj kjo pun .............

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pergjigja eshte kollaj

                    Fajin perr luftrat ??? Pergjigja eshte fare e kollajte. E kane ata qe prodhojne arme. Ata i nxisin luftrat qe te fitojne pare. Bej nje "google search" dhe shiko 10 kompanite me te medha prodhuese te armeve ne bote, dhe do kuptosh kush eshte ai qe nxit luftrat...

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anti25642654censurë

                      Pergjigja eshte kollaj,nuk e ke mësuar akoma se një përgjigje e shpejtë është gati budallallëk??luftërat ashtu si armët i bëjnë njerëzit,o koqe!europa jo vetëm mbylli shumë fabrika por dhe eleminoi shumë armë,por nuk ishte e mundur të mbyllej puna e luftës!!ske faj ti,je ndjekës i të plevitosurit kaCo!!

                      Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje