Kreshnik Spahiu: Në rrjetën e drejtësisë do të bien 3 “peshq të mëdhenj”, çfarë fshihet pas deklaratës së Dumanit

29 Janar 2024, 11:19Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Në rrjetën e drejtësisë do të bien 3

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka paralajmëruar “tërmet” për të korruptuarit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Spahiu është shprehur se SPAK dhe kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, nuk mbështeten nga kryeministri Edi Rama, por nga SHBA.

Madje Spahiu theksoi se Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës dhe shtoi se dalja e tij për mediat, kishte si qëllim të bindte publikun se ishte i pavarur.

Ai shtoi se besonte se në muajin shkurt SPAK do të ndërmerrte tre goditje të mëdha ndaj faktorëve të rëndësishëm politik. Juristi Spahiu është shprehur se Reformën Zgjedhore nuk mund ta bëjnë PS-PD dhe PL, të cilat sipas tij janë, ata që e fundosën sistemin zgjedhor.

Sipas tij, Reforma Zgjedhore duhet të realizohet nga populli përmes një referendumi. Po ashtu, ai shtoi gjithashtu se tre partitë kryesore në vend janë të interesuara që emigrantët të mos votojnë, pasi kjo sipas tij, do të ishte fundi i tyre.

-Zoti Spahiu, kreu i SPAK nga Shkodra dha sërish sinjale se lufta kundër pandëshkushëmërisë do të vijojë, ndërsa ajo është prioritet i tij dhe institucionit që drejton. Pati diçka që të surprizoi në deklaratën e Altin Dumanit?

Ishte e pritshme dhe një deklaratë e kujdesshme. Ajo që bie në sy është objektivi në të cilën Dumani i ka vendosur vetes, duket që ai po synon të krijoj një profil të pavarur në raport të politikës. Identifikon edhe disa problematika që njerëzit nuk i dinë, ka një pritshmëri më të lartë sesa kapacitet që ka prokuroria.

Nuk është SPAK çeli magjik që të zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet në Shqipëri, pra duhet të jetë selektiv në ato që trajton, duhet kualitet i procedimeve dhe të përmbush pritshmëritë për ata që kanë qenë të pandëshkueshëm deri dje. Mendoj se do ketë një goditje treshe, me një gur do vriten 3 zogj. Sot SPAK ka zbarkuar në zyrat e Bashkisë së Tiranës që nënkuptim se mund të zgjerohet hetimi dhe mesazhi që u dha për Metën. Muaji shkurt do jetë një muaj zjarr, që me çështjet që do të ndiqen do të eklipsojnë edhe atë të Berishës.

-Çfarë parashikon që do të ndodh në shkurt?

Parashikoj që do të ketë 3 goditje të mëdha. Mendoj se që vet SPAK e ndjen që është një institucion i besueshëm tani dhe mund të jenë ndërkombëtarët ja kërkojnë që ata të dalin në publik. Mbrojtja më e mirë që mund të marr SPAK është media dhe publiku. Situata ka ndryshuar, deri dje këta nuk janë më prokurorët që hipnin në autobus, por kanë një infrastrukturë mbrojtëse me makina, me shoqërues.

Janë të njëjtët prokurorë që punojnë në kushte dhe rrethana të tjera dhe është shumë pozitive që edhe ata po shfaqin një tjetër anë të medaljes, që ata nuk mund ta bënin të mundur në kushtet e vështira. Në thelbin e vet në të gjithë daljen që ka bërë Dumani, ka qenë të bindë publikun se ky SPAK nuk kontrollohet nga regjimi i Edi Ramës. Altin Dumani nuk ka qenë i preferuari i Ramës dhe anasjelltas. Janë disa pushtete antagoniste në këtë moment, që i shërbejnë publikut dhe pavarësisë. Pra unë mendoj se Altin Dumani dhe SPAK nuk kontrollohet nga regjimi i Ramës, por nga SHBA.

-Sa i përket Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri tha se opozita është duke u zënë për një karrige. Keni një koment?

Për një karrige po zihen të treja palët. Në fakt për një karrige po zihen të treja palët. Kjo është fatkeqësia më e madhe që ndodh me situatën politike. Për turpin e vetë reformën duan ta bëjnë ata që e kanë fundosur sistemin elektoral. Nuk mundet ta reformojnë ata që e kanë konsumuar. Nuk mundet të japin alternativa të reja ata që e kanë fundosur sistemin elektoral.

Të vetmit që nuk mund të bëjnë reformë zgjedhore në Shqipëri janë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë. Ne duam një reformë zgjedhore. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kërkon të bëjë reformë zgjedhore çdo 4 vite. PD a ishte në pushtet, ajo e ka katandisur kështu. Çfarë do bëjë PS, kur ka penguar që të hyjnë parti të reja. ne jemi shtet që kemi më shumë emigracion dhe nuk i njihet vota e atij populli që jeton në emigracion. Reformën zgjedhore mund ta realizojë vetëm populli përmes një referendumi. Vetëm populli mund të sjellë ndryshim.

-Ndërkohë të ndalemi pak tek sporti. Thuhet se tifozët shqiptarë nuk po arrijnë dot që të sigurojnë një biletë për të mbështetur flamurin e tyre. Kaq shumë kërkesa mund të ketë pasur?

Kemi të bëjmë me një padrejtësi që i bëhet tifozëve. Sepse janë bërë 500 aplikime dhe kanë qenë negative. Shqiptarët duhet të kuptojnë se FIFA dhe EUFA janë dy organizime mafioze planetare ku janë të lidhura interesat e gjithë oligarkëve të Evropës. Një pjesë e këtij organizimi mafioz janë edhe tregtimi i biletave të cilat do të shiten me çmim 10-fish apo edhe 100-fish. Ajo që ne kemi gabuar dhe janë rrëzuar aplikimet e tifozëve shqiptar është se kemi aplikuar si tifozë shqiptarë.

Nëse do të kishin aplikuat si tifozë gjermanë ne do e kishim siguruar biletën. Pra prioriteti i UEFA-s kanë qenë tifozët gjermanë dhe banorët në qytetet përkatëse. Do ketë edhe një raund tjetër që do jetë më i kufizuar dhe ata që do tentojnë të aplikojnë të mos aplikojnë si tifoz shqiptar. Kemi proceduar gabim, duke humbur mundësinë e parë dhe shpresojmë që ta rregullojmë me një truk duke aplikuar si tifoz gjerman. 

21 Komente

  1. ?
    ???

    Ore NIK XHELI kujdes se mos te dali dhe Bamka pacexhiu dhe te nxjer e ty.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Pse o Byth@ir Spahiu don ta bash Ramen Pis? Rama ska asnje Akuze mbi shpine, vetem ndonje Qirje mund tu kete bere Grave tuaja ,po ajo seshte thyerje Ligji,se vete ju ka krujt Pi@hi atyre.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pika mbi i

        Ky ka qene dhe eshte sharlatan. Student i dobet. Asnje shkrim apo studim ne fushen e drejtesise. E mori Bamiri e vuri zv/kryetar KLD dhe e perdorte per tu marre lek gjyqtareve per transferimet. Kishin robt nga 10-15 vite ne Sarande e Kukes, paguanin 50-100.000€ per te ardh ne Durres a Tirane. Ky e Bamiri i dhane dermen gjyqsorit, se ata cunat ato leket do i nxirrnin njefaresoj. Dhe kaloi korrupsioni nga 20% e gjyqtareve ne 90%. Nga 1-2.000€ ne 30-50.000€. Ky ka kaq vite qe jeton ne Gjermani pa punuar. Tani duhet ti degjojme edhe halucinacionet ketij maskarait!

        Përgjigjjuni
      2. D
        Demokrati i vertete.

        Ide mjaft te sakta dhe argumentim me kembe ne toke,bravo.

        Përgjigjjuni
        1. c
          cuf dabjoni

          Pse tre e jo katër Kreshnik efendi ?????????

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tironsi i Vjetër

          Kush ia ka mbushur mendjen këtij Kreshnikut se merr vesh nga politika? Kush? O Kreshnik, ti je një fallxhor i keq, një cop idioti me katër sy.

          Përgjigjjuni
          1. l
            luti me vile

            ky hiqet i ndercem?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Prec Ulaj

              I ndershem eshte, jeton ne Gjermani me kursimet qe ka bere ne Shqiperi.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Buda

              Shqipёria ka nevojё sё pari pёr pastrimin e Kushtetutёs sё Republikes nga ndёrhyrjet e bёra pas "Marrёveshjes Berisha-Rama" tё 23 prillit 2008. Sё dyti, Kushtetua e Republikёs sё Shqipёrisё duhet tё rindёrtohet mbi bazёn e funksionimit tё mekanizmit tё kontrollit dhe balancimit tё tre pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqёsorit. Nё Pushtetin Legjislativ duhet tё zgjidhen jo mё shume se 101 deputetё me votim tё fshehtё, direkt nga populli. Pёr tё rregulluar balanceёn e prishur nga fuqizimi i qёllimshёm korruptiv i Pushtetit Ekzekutiv, duhet tё ngrihet roli i Pushtetit Legjislativ (Kuvendi i Shqipёrisё) duke vёnё nё krye tё tij kryetarin e partisё qё fiton zgjedhjet; nё krye tё Pushteti Ekzekutiv mund tё zgjidhet njё ekonomist me integritet profesional dhe aftёsi menaxhuese tё spikatura nё praktikё. Roli i Pushtetit Gjyqёsor duhet tё ngrihet me venien nё krye tё tij tё Presidentit tё Republikёs, me profesion jurist konstitucionalist, i zgjedhur me votim direkt nga populli.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vetëm Robert Papa mund të arrestoj Edin

                Pirdh pirdh o Spahi,keni vite që bëni parashikime si ata fantastiko shkencorët,dhe populli pret ti bien koqet e dashit,e ata bashkë me ju legenat analiza,vetëm pasurohen e tallen me ne.... Shiko halen e viçidolit që pëllet si hoxha maj të Minares.... Po kjo është lojaaaaa o popull koqe...

                Përgjigjjuni
                1. G
                  G

                  Spathiu hedh fall si avokati Ngjela,dhe bufi e di qe Spaku nuk kontrollohet nga Rama,perkundrazi jan goditur njerezit e Rames dhe pa argumenta bindese si rasti TAHIRI.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sadiu

                    Llapaqën i rëndomtë, ka shok dhe Ngjelën

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Asd

                      E si tia bejne shqiptaret qe te hiqen si tifoze gjerman? Duhet te fusin te dhena false apo jo? Emri : Hans Mbiemri : Muller, Lindur ne: Munih, adresa : alten strasse 22, Munih, te dhenat e cartes per pagesen e biletes: Bilbil Mimoma, Banka Tirona, nr 120 Ah te shpelafte panuklla o Besnik Drejtesi Menddhenesi.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Salihi

                        Nik sorra qe qe jeton me leket qenefeve te medieve shqiptar,jep 3 intervista ne dite e fiton 300 euro ky zorraxhi

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fat man

                          Ky Car Krshniku vjen ne Tirane si turist dhe llap nga Gjermania sikur eshte ne paradhomen e Dumanit. E kemi nje Artan Karqol Hoxha ne Tirane na ka dale nje i dyte ne Gjermani, haleiste qe per dy lek shesin bythen per te bere lajm.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            ENTSOE

                            Ky jeton ne Alemania me suflaqen greke qe e merr nga Media e lire, por e varur nga te dy kembet !!

                            Përgjigjjuni
                            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                              Në parashikime po ja kalon edhe Merit të bbv/24 !

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                landi

                                Dalja e perditeshme e ketij protagonistit te reklames se bojes se flokeve...

                                Përgjigjjuni
                                1. i
                                  iliria

                                  Shumë mirë Niku vazhdo mendo dhe na shkruaj mendimin tënd!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Y
                                    Ymeri I pikëlluar

                                    I ka thene vete Dumani ketij qe kete jave do arestoje, Ylli Bufin, Ardian Fullanin dhe Valentina Leskajn

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dursakja

                                      Rri o kreshnik (se vetëm kreshnik nuk je) se të njohim dhe ty se si ke shërbyer në detyrën që ke pasur! Ke bërë pazare të pista sa ke mundur! Nuk ke moral për të dhënë mendime, je i pa vlere për shoqërinë, nuk i duhet asnjë lloj personi arsyetimi juaj për asnjë problem, je kartë e djegur.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje