Bllokuan seancën plenare e komisionin e Reformës Zgjedhore, PS kërkon përjashtimin e 19 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi

29 Janar 2024, 14:09Politika TEMA
Bllokuan seancën plenare e komisionin e Reformës Zgjedhore, PS

Partia Socialiste ka këkuar përjashtimin e 19 deputetëve të grupit Berisha - Bardhi,  të cilët bllokuan punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Deputetët të cilët kërkohen të përjshtohen nga punimet e Kuvendit janë Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Samir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhala, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi.


Në shkresën drejtuar Sekretiariatit të Etikës thuhet se ligjvënësit e opozitës bllokuan foloren, shkaktuan kaos në sallë me anë të paisjeve zhurmuese duke cënuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës.

Gjithashtu ata bllokuan dhe punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i planifikuar për t;u mbajtur fizikisht ditën e premte, duke i detyruar anëtarët e komisionit të vijonin punimet online.

Sekretariati i Etikës pritet të mblidhet në orën 15:00 për t’u shprehur në lidhje me kërkesën e maxhorancës.

1 Komente

  1. B
    Bravo PS

    Bravo PS. Perjashrojini plehrat pa ngurim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje