A është Argita zgjidhja për PD? Gjekmarkaj: Jam kundër trashëgimisë politike, s’ka mbetur Shqipëria pa njerëz…!

30 Janar 2024, 09:33Politika TEMA
A është Argita zgjidhja për PD? Gjekmarkaj: Jam kundër

PD vijon të mbetet në udhëkryq, ndërsa Sali Berisha është në “arrest shtëpie”. Për këtë situatë dhe të ardhmen e partisë më të madhe opozitare në vend, u pyet deputeti i saj Agron Gjekmarkaj. 

Ai theksoi se nuk ka ambicie për të drejtuar PD-në, ndërsa tha se ka shumë figura të tjera brenda opozitës me karizmin dhe përgatitjet e duhura për ta bashkuar opozitën dhe për ta nxjerrë nga kjo situatë.

“Berisha po përballet me një proces gjyqësor ku ka shumë konotacione politike. Tani është çështje e largpamësisë së tij sesi do të sillet në raport me demokratët dhe Partinë Demokratike.

Unë mendoj se Partia Demokratike ka potenciale lidershipi, qoftë te një njeri që vjen nga provincat apo ata që janë në qendër, njerëz të profesionit apo intelektualë. Nuk ka mbetur Shqipëria pa njerëz që i dalin për zot opozitës apo të djathtës. Loja e emrave nuk na çon askund.

Unë nuk kam ambicie. Nuk e ndjej. Mendoj se jam më i dobishëm në pozicionin e njeriut që flet e shkruan. Më mungojnë disa të dhëna. Duke qenë një njeri modest, mbetem brenda gjërave që t’i të bëj dhe jam i sigurt në to.

Sa i përket përmendjes së emrit të Argita Malltezit, mendoj se edhe kjo është një histori tjetër klikimesh. Në filmin “Hije që mbeten pas” i kërkohet djalit të dënojë të atin. Fakti që zonja Malltezi mbron të atin, mua më duket gjëja më njerëzore në botë dhe mendoj se bën gjënë e duhur që është në krah të të atit.

Gjithsesi, unë jam kundër trashëgimisë politike. Ajo vërtet mund të hyjë në garë dhe ta fitojë atë garë sepse ka mbiemrin Berisha, por nga pikëpamja etike nuk do të ishte gjëja e duhur për PD-në”, tha Gjekmarkaj në Debat në A2 CNN.

11 Komente

  1. S
    Shkembi

    Po ste pelqeu Argita, merr Zenin, por mos guxo te diskutosh fronin e qoftelargut, se mund ta pesosh si Olldashi.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kondaku

      Agron Gjekmarkaj eshte vijuesi i Muho Asllanit (djathtas) ne politike: te dy katundar karrociera te korruptuar e cara.

      Përgjigjjuni
    2. z
      zalli

      O profesor,kush do te jete nga foltorja,apo rithemelimi qe pak gjasa ka, ne jet-gjatsi politike ky formacion, nuk do zgjidhet po ,do te p e r z gj i dh e t,dhe shume e thjesht ai ose ajo do jete "ne krye"vetem e vetem qe te japi garanci se nuk do preken pronat e fituara nga korrupsioni i familjes berisha,kujtese! nuk eshte non-grata sali berisha ish kryM.po e gjithe F A M I L J A!me largpamsi s'besoj se ka.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rruga e Dibres

        Si nuk ka guximin,askush nga keta te "mencurit" e PD'se te artikuloje qe,nuk mundet dhe nuk duhet qe "Non Gratat" per Perendimin,te drejtojne PD'ne !! Rende ta them,por shume te "tredhur" ! Rruga Dibres

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi

          Nese nuk ke ambicje per kryetar te Partise Demokratike o profesor mirditor, pse nuk permend emrat qe mendon se mund ta drejtojne kete subjekt politik?!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Sepse emra ka me dhjetra qe e meditojne, por ky ka kullotur ne lendinat e vampireve dhe e di mire c’è gjen Po te flas konkretisht. Kjo parti familjare e terroriste duhet zhdukur nga faqja e dheut.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bardhi

            ARGITA,bytha e plasur e Kolonjes te zevendesosoje babain qe mbart te keqijat e medha mbi vete ?? Mos e dhente zoti.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sigurimsi vjeter

              Asnje nga foltorja e Saliut dhe nevojtorja e Bardhit , nuk kane guximin te thone ate qe mendojne hapur dhe me kurajo , qe Sali Berisha apo femijet e tij nuk mund te drejtojne me PD-ne , se jane ne kundershtim me politiken euroatlantike . As Lulezim brava i Saliut , deri tani nuk ka guxuar ta thote hapur mendimin e tij . Ndryshe kercenohen me jeten , ose ikin nga kjo bote si i fundit i kesaj praktike , Olldashi .

              Përgjigjjuni
              1. U
                USA

                NJE BRAVO E MADHE,USA

                Përgjigjjuni
                1. 0
                  007

                  Ua na be Gjekmuti udherrefyes i Saliut. Hidhni valle kendonì cika se Agronome ne u kthye Mrika tezja Gjokmutit te Mirdites. Rrnofse more per Gjek Gjirizin qe na gajasi nje popull me karlliqet e tije pre kafshe prehistorike.

                  Përgjigjjuni
                  1. 0
                    007

                    Ua na be Gjekmuti udherrefyes i Saliut. Hidhni valle kendonì cika se Agronome ne u kthye Mrika tezja Gjokmutit te Mirdites. Rrnofse more per Gjek Gjirizin qe na gajasi nje popull me karlliqet e tije pre kafshe prehistorike.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje