Dosja CEZ-DIA/ Avokati: Aferë që ka të vrarë, ambasadori vdiq se e dinte se çfarë afere të ndyrë bëri Meta

30 Janar 2024, 11:52Politika TEMA
Dosja CEZ-DIA/ Avokati: Aferë që ka të vrarë, ambasadori

Avokati Idajet Beqiri theksoi se dosja CEZ DIA nuk duhet të vonohet më dhe se Ilir Meta, të cilin e bën si përgjegjësin kryesor të kësaj afere, të dalë para drejtësisë. Ai thotë se shteti duhet të hetojë edhe vrasjen e dy personave, dëshmitarë të aferës.

“Dosja e CEZ-DIA është gati dhe Ilir Meta është përgjegjësi kryesor i asaj afere korruptive. Janë 514 milionë euro që kanë humbur shqiptarët. Është hetuar, janë marrë të gjitha provat, janë kthyer letër porositë, pyetur dëshmitarët. Hetimi nuk është shumë i thellë sepse do të dalin element të tjerë që janë me të vërtetë rrëqethëse për Shqipërinë.

CEZ DIA ka të vrarë. Është në nderin e SPAK, por mendoj të më falin edhe familjaret e dy viktimave, që kanë ikur në mënyrë misterioze për ata që nuk e njohin çështjen ndërsa për ata që e njohin do të thonë se është një vrasje me paramendim, edhe të ish drejtorit të CEZ, Ilirjan Zeqaj, është eliminuar nga kjo bandë kriminale e aferës së CEZ DIA-s. Ilir Meta ka dorë në këtë punë. SPAK duhet të shikojë shkakun e vdekjes së Zeqajt dhe të Qazim Tepshit.

Ambasadori vdiq se dinte se çfarë afere të ndyrë bëri Meta, çfarë mori në Çeki. Meta i besonte shumë atij por ai ishte burrë shumë i ndershëm, nuk u pajtua me këtë aferë dhe pa patur asnjë lloj sëmundje. Duhet të hetohet kjo punë, si vdiqën këta dëshmitarë okularë.

Nëse SPAK nuk heton gjëra të kësaj natyre, jemi të rrezikuar. Për korrupsion këta kanë vrarë njerëz. Marrë edhe dëshminë e të shoqes së Kastriot Ismailajt, SPAK duhet t’i thërrasë mendjes se pse ajo në dëshminë që ka dhënë ka thënë që jam e rrezikuar, po e jap këtë intervistë dhe po kërkoj azil politik në Austri se jam i rrezikuar nga Ilir Meta.

Jam i bindur që shteti shqiptar nuk duhet të luajë rolin deri më sot, rolin e indiferentit sikur s’ka ndodhur asnjë gjë. Duhet t’u drejtohet autoriteteve të Austrisë që Ismailaj të flasë për këtë aferë korruptive. Dënimin më të rëndë duhet ta vuajnë këta kriminelët realë. CEZ DIA s’duhet të vonohet më, nuk duhet bërë politikë me këtë”, u shpreh avokati për ABC News. 

 

 

9 Komente

  1. S
    Shkembi

    Ky qelbesire ka vrare sa I ka dashur bytha

    Përgjigjjuni
    1. m
      mendimi

      Ilir Meta shkoi dhe ne nje fshat te Vlores, me duket ai fshati qe i dha 19 vota Belerit dhe kuvendoi aty me nje ish mesues i fshatit dhe nje djale qe s'kishte as shtepi per vete, i premton ish presidentit se do ti merrte ky persiper te gjitha shpenzimet se Ilir Metaen do ta bente president te Shqiperise dhe Kosoves. Ai i kish poturet me handre sot, pa lere me. Si duket donte ndonje leke nga Iliri. E kam pare, degjuar ne nje video mu ketu ne gazeten Tema dikur. Po ashtu dhe ate qe shkoi naten ne Vlore ne nje lagje fshehurazi dhe duke zbritur nga shkallet si firar. Si duket ishte ne shtepine e motres se atij mesuesit te fshatit se ate e pashe ne ca fotografi qe kishte dale me Saliun kur erdhi ne Vlore. Mos kujtoni se Vlora eshte ajo qe ka emron ! Aty banojne e strehohen njerez e familje nga me kriminalet si ne fshatra ashtu dhe ne qytet. Njerezit i njohin mire, por u buzeqeshin se aty vepron Agimi i Arte i Greqise, kur vete Greqia gjoja e ka ndaluar ligjerishte si parti. Kembet e gjarperit te Greqise, kane perfshire luginen dhe kane arritur deri ne Korçe. Pse flasin ashtu qe nga gazetari Cani e deri tek ai i Omonias neper televizione. Ai i Omonias dhe ofendon rende pjesmarresit ne emision, ndersa gazetaret ne vend qe ta denoncojne dhe ta bllokojne te folurit e tij banal dhe kriminal, e lene te vazhdoje; i pa durueshem, ama diku ka mbeshtetje se syte ti nxierr yti. NUk e di funksionon ne Shqiperi ai sherbim informativ apo jo se aty behet gjema ne shume drejtime. Shume shqiptare e familje jane kthyer ne kriminele te vetvetes dhe birbilojne si Saliu nga kati 8-te ! Mendoj se shteti duhet te riorganizohet ne drejtim te sigurise vete shtetit dhe qytetareve dhe te mos vazhdoje me rutinen e kesaj "demokracie" qe me shume eshte kriminale se sa demokraci. Kjo liri eshte çthurje per te sunduar krimi.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Ulaj

        Sakte, Arjan Cani, dhe tani ka dale Curri, jane dy njerez qe paguhen nga Janullatos per te shpifur kunder Shqiperise. Ilir Meta ka shume krime mbi supe, edhe vrasjen e vellait te Deputetit ne Lezhe para 4 apo 6 vjetesh.

        Përgjigjjuni
      2. t
        turisti

        Po te mos ishte prishur marreveshja CEZ-DIA shqiptaret dote ndjenin nje berre shume te rende ne kurrizin e tyre per shpenzimet e energjise elektrike

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kush

          Po mjaft more me kte Beqirin. Po late nam duke i dhene hapesire nje HALLDUPI qe , jo avokat por plehre komplet. Shikoni cv ne e tij.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            Beqiri mori guximin te shkruaj nje padi per SPAK, po ta shkruaje ti , do beheshe hero, por sic shihet je nje mi i fshehur.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dashamiresi

            SPAK duhet te therrase te deshmojne nenen e Kastriotit motren Moza dhe dajon e tij, Kamber Myftarin, sepse ata dine shume gjera rreth ceshtjes.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agim

              Kush je ti Kush?! Ne rastin me re mire je Askush...Bravo I qofte te mencurit,te diturir dhe trimit I.Beqiri!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkoni

                Ky maskara,qelbesire katunar me parti familjare...te varet me koke poshte

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje