Gjekmarkaj: Opozita të kthejë në Kuvend forcën e fjalës! Ja formula e bashkimit të PD

30 Janar 2024, 14:10Politika TEMA
Gjekmarkaj: Opozita të kthejë në Kuvend forcën e

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj e konsideron përtej një akti të rëndë, përjashtimin e 19 deputeteve opozitar nga punimet parlamentare si një masë ndërshkuese e përkohshme për bllokimin e seancës plenare dhe komisionin e 'Zgjedhores'. 

Në një intervistë për RTSH-në, ai tha se kryeministri ka provokuar opozitën dhe se reagimi nuk duhet të jetë vetëm i saj.

“Reaguam të shtrënguar nga rrethanat. Është një provokim i fortë që i bëhet dëshirës për të qenë bashkë në një sistem dmeokratik. Çështja është se si duhet të reagojë opozita pas kësaj. Por më shumë se sa opozita, si do reagojë vetë shoqëria sepse është e paprecedentë të përjashtosh nga jeta parlamentare gjithë opozitën“, tha ai.

Gjekmarkaj tha se aksioni opozitar duhet të diversifikohet. Krahas akteve të mosbindjes civile, si pasojë e mohimit të të drejtave kushteteuse të opozitës, gjykon se ligjëvënësit duhet t‘i kthehen edhe forcës së fjalës.

“Protestën në vetvete ne duhet ta kthejmë në motor të diskurit politik, në sensin që nëse ne kemi kërkuar 8 komisione hetimore dhe të 8-ta na mohohen, opozita rikthehet te foltorja e Kuvendit dhe të flasë për të 8-të komisionet“, shtoi ai.

Për Gjekmarkajn, bashkimi i opozitës është domosdoshmëri, pasi e fragmentarizuar ajo nuk mund të përmbushë misionin. Zgjidhje për të, është një parti demokratike plurale dhe pranimi i fraksioneve.

“Duhet shkuar drejt një faksioni të fortë me rregulla të qarta, i cili ruan koherencën e vetë, pranon verdiktin e shumicës dhe lufton që idetë e veta një ditë të bëhen shumicë”, theksoi Gjekmarkaj.

4 Komente

  1. D
    Demokrati

    Or Gjelmarkaj neper tv e gazeta hiqesh si i pa varur ,por ne parlament rri mba bythes se Nokes e Gazmendesz,je malsor pa bythe servil frikacak ,ju nuk jeni opozite por nje bande te udhehequr nga nje komunist kriminel Non Grata , ne zgjedhjet e ardhshme ju plehera nuk ju voton populli ,por do votojne ata pak cecene qe keni ,e jo me shume se 20 deputete .

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Hajde bashkohemi thote Gjeka, qe te behemi prape Deputet. Ketu eshte celesi i gjithe sherrit, kush do behet perseri deputet? Keta te Saliut thone na takon ne deputetlleku, duam te jemi ne, keta te Lulit nuk duan te ngelen pa pune, po jane edhe keta te Partive te vogla, qe duan pjese, Dule dhjaku me Fatmir Mediun, o harrova Mediu do shkoj ne burg, nuk ka Parti Republikane. Edhe Salianji po lufton fort te mos shkoj ne burg, i denuar prej 3 vjetesh, shtyn gjyqet me procedura. Ne fund e zgjidh kete pune Lul Basha 7 kamjona me 17 bataljona, ose 7x7 = 42 deputet. Komedia vazhdon, rrugacet ne role kryesore.

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cufe

      Ç'fare DERRI i pa zbutur. ........sa poshte ka rene PD me keto lloj fytyrash

      Përgjigjjuni
      1. Çesku

        Vlera si njeri dhe si i angazhuar ne politike, me dinjitet dhe integritet, por edhe i zgjuar, ishte dhe eshte ish deputeti Mark Marku. Ishte edhe trim, nuk i trembej e nuk i servilosej askujt. Gjerat i ka thene ne kohen e duhur e jo si ky teveqeli qe rri e ben bejte e jep mend tani qe çdo gje ka mbarue.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje