Hipokrizia e Gazment Bardhit: Takimet bashkë me Damian Gjiknurin, fotot veç e veç

30 Janar 2024, 18:02Politika TEMA
Hipokrizia e Gazment Bardhit: Takimet bashkë me Damian Gjiknurin, fotot

Një grup deputetësh i Kuvendit të Shqipërisë është duke kryer një vizitë në SHBA për të marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”, një ceremoni që organizohet prej vitesh dhe që pikë kontakti në Shqipëri ka një deputet, i cili aktualisht është duke u përballur me drejtësinë dhe është duke u gjykuar për një aferë korruptive me pasojë vdekjen e 26 qytetarëve shqiptarë.

Pra, vetëm ky detaj vlen për të kuptuar se cila është rëndësia politike e kësaj vizite.

Pavarësisht kësaj, "kleçka" qëndron diku tjetër.

Ndonëse në Tiranë bëjnë sikur zihen dhe grinden me njëri-tjetrin, Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin, marrin pjesë me shpenzimet e Kuvendit të Lindita Nikollës në ceremoni të organizuar jashtë shtetit dhe aty bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Nëse në Shqipëri, bllokojnë jetën parlamentare, Komisionet Parlamentare dhe seancat, në Evropë dhe në SHBA bëjnë takime të përbashkëta, mirëpo, për t’i hedhur hi syve të njerëzve, ndonëse takimet i zhvillojnë së bashku, fotot i bëjnë të ndarë veçmas, si për të treguar që nuk janë ftuar me të tjerët, por janë vetëm ata.

Mjafton të shohësh fotot e Gazment Bardhit dhe të Damian Gjiknurit, posaçërisht edhe postimet e tyre, për të kuptuar se është i njëjti person me të cilin është bërë fotoja, është i njëjti ambient dhe janë të njëjtët njerëz, takimi është zhvilluar bashkë, vetëm fotoja është bërë veçmas.

Me shumë mundësi, një herë ia ka bërë Damiani, Gazit, pastaj Gazi, Damianit, për të treguar që nuk janë bashkë në foto.

Nuk e dimë nëse Gazment Bardhi do ta ngrejë në SHBA çështjen e padrejtësisë së madhe që po i bëhet në Shqipëri, Sali Berishës, apo do t'i duhet që në mbledhjen e radhës t'i japë sqarime Albana Vokshit në e kreu apo nuk e kreu si duhet këtë çështje.

9 Komente

  1. A
    Angjelini

    "...me shpenzimet e Kuvendit të Lindita Nikollës.." apo me taksat e popullit o mjeran?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juristi

      Shtet privat mesa duket se institucionet skane asnjë vlerë para shefit të emeruar nga lideri global

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tirona

      Njërin akoma nuk e dimë se çfarë ka bërë , tjetrin e dimë që ka organizuar një vrasje në Elbasan dhe të dy e kanë një të përbashkët , janë fundërinat e shoqërisë shqiptare sepse ju ka dhënë mundësia ti shërbejnë shoqërisë dhe nuk kanë bërë asgjë vetëm sa e kanë lënë në mjerim

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skraparliu

        A mane Nikolla se mos ke bere gabim nuk ke cuar per lutjet e mengjezit Fatmir Mediun se Shqiptaret punojne per keta MUTE DEPUTET qe kemi se ti zonja Nikolla nuk haron ta coshe cdo muaj Mediun ne Amerike.

        Përgjigjjuni
        1. D
          DMK

          Dava bq si majtas si djathtas hane qyl djersen e shqiptareve

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesia

            As foto nuk di te bej pederasti Bardhi,me duar te bashkuara duke i tregu popullit formen e "patates"..ndyresire kavaje,shkoni per mengjesin e lutjeve dhe beni sikur takoni njerez te rendesishem te kongresit,sa keni paguar per ato foto?Çuditem si nuk ju futen nje bisht fshese bytheve,po eshte i embel leku shkrete!

            Përgjigjjuni
            1. e
              edi

              Mero leket sjane te Lindites jane te tonat qe paguajme taksa o Mero o Mero.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shko pirdhu

                Po ka me shkerdhate se ky bythqim komunisti Bardhi?...e njofim mire me soj e sorrollop....nje bajge...

                Përgjigjjuni
                1. p
                  paparaci

                  kuir te vini na beni edhe nje foto se bashku ore se na ka marre malli

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje