Një grup deputetësh shqiptarë nga PS dhe PD kanë zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit me zv. ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Të pranishëm në takim ishin deputetët Denis Deliu, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Dhurata Çupi, Blerina Gjylameti, Gazment Bardhi dhe ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Ervin Bushati.
Për këtë takim ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Tiranë, ku bashkëngjitur fotos shkruan se populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit.
“Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.
Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.
e bukur eshte pavaresisht perrallave me demokracin qe po nderton shqiperia dhe drejtesin e pavarur ambasada i quan te gjithe keta palaco hajdut si pa dashje e pa nonje qellim te keq "aktor politik"..tani do bejme theatro ...
Edhe bardhi putana?
Gaz Bardha , perfaqsuese e zgjedhur???? O na hangshi mtin .
Po kete gruan Gazmende Bardhi pse nuk e kane futur ne mes ? por e kane lene ne fundē ,Non Grata ,e Gazmende Bardhi duhen te protestojne per poshtersi qe Amerikanet i kane berē .
Lëpirsit
Politika eshte teater kudo por kush eshte ai regjizor qe t'a drejtoje ne menyre sa me te mire, ne rastin tone eshte fat qe kete rol po e luan USA dhe e ka marre seriozisht per te ngritur nje shoqeri moderne ligjore ne Shqiperi dhe jo te drejtoje bajraktarizmi......
Nese corba eshte specialitet i lindjes, kjo qe shikojme eshte gjelle qensh!
Lajm humoristik.Ambasada nuk na jep shpjegime pse deputetet tane te nderuar i kane pa mengjez