Kulluri: Më mirë të mos hapen letrat për një pjesë të Foltores se do të dalë...

31 Janar 2024, 16:57Politika TEMA
Kulluri: Më mirë të mos hapen letrat për një pjesë

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri tha se te Rithemelimi ka disa deputetë që nuk e duan reformën zgjedhore dhe listat e hapura se kanë qenë gjithmonë  të pavotuar.

Sipas tij, qëllimi i PD është që qytetarët ta zgjedhin vetë deputetin për ta çuar partinë nga kryetari tek demokratët.


“Ka një grup në Foltore që kanë frikë nga vota. E vetmja që na ndan ne është reformën zgjedhore e dimë ndryshimin e sistemit, votën e emigrantëve e ata e dinë të çohet Alibeaj të ulet Bylykbashi.

Reforma zgjedhore s’ka të bëjë me kush është bashkëkryetar. Nëse ne kërkojmë lista të hapura, ku qëndron tradhtia këtu ndaj demokratëve? 

Ne po kërkojmë që qytetarët ta zgjedhin vetë deputetin, këta dua që ta caktojë Berisha. Këta që bëjnë luftë me shpata në publik pastaj dalin që janë ortakë në pallate, kanë koncesione që i kanë dhënë vetes dhe vazhdojnë marrin para nga qeveria.

Më mirë të mos hapen këto letra për një pjesë të Foltores se do dalë erë e keqe shumë”, tha Kulluri në një intervistë për Euronews Albania. 

 

2 Komente

  1. P
    Pal Vata

    Hajdut Kolluri ortaki i Arben Imamit ne vjedhjet e pronave te ushtrise ka filluar te jap mend hajduti Vlonjak , mire mire do e shohim shume shpejt hajduti i Arben Imamit sa te vlen lekura , mban ere kerme.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal Vata

      Hajdut Kolluri ortaki i Arben Imamit ne vjedhjet e pronave te ushtrise ka filluar te jap mend hajduti Vlonjak , mire mire do e shohim shume shpejt hajduti i Arben Imamit sa te vlen lekura , mban ere kerme.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje