Fatmir Mediun dhe grupin e tij i “përzënë” nga “Mëngjesi i Lutjeve”, do ta shohin live nga hoteli

31 Janar 2024, 20:58Politika TEMA
Fatmir Mediun dhe grupin e tij i “përzënë” nga

Prej disa ditësh, një grup deputetësh nga Shqipëria dhe Ballkani, nën udhëheqjen e Fatmir Mediut, ndodhen në SHBA për të marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”.

Ata kanë postuar foto të shumta nga SHBA, teksa sot kishin takuar edhe zyrtarin e lartë amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Por pak para “Mëngjesit të Lutjeve”, ata janë përballur me një surprizë.

Grupi i deputetëve të Fatmir Mediut, është përjashtuar nga “Mëngjesi i Lutjeve”.

Ata nuk do të jenë prezent në këtë ngjarje të përvitshme, me të cilën Mediu krenohet.

Mësohet se atyre iu është komunikuar që këtë radhë, “Mëngjesin e Lutjeve” ta ndjekin nga hoteli.

Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por me sa duket në Amerikë e kanë kuptuar që politikanët e Ballkanit e keqpërdorin këtë ngjarje, duke u shfaqur në vendet e tyre, sikur kanë mbështetje amerikane.

Ndaj dhe këtë radhë, i kanë lënë në hotel, ta shijojnë përballë një filxhani me kafe.

Burimet bëjnë me dije se ata do ta ndjekin online nga hotel “Hilton” këtë eveniment, ku do të hanë mëngjes, duke qenë se nuk i kanë qasur në Kapitol.

Kujtojmë që në grupin e Fatmir Mediut, bëjnë pjesë deputetët Denis Deliu, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Dhurata Çupi, Blerina Gjylameti dhe Gazment Bardhi.

Bashkë me ta, është edhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu.

Mendohet se shkak për “përzënien” e tyre nga “Mëngjesi i Lutjeve”, është keqpërdorimi i fotove me kongresmenë apo senatorë të ndryshëm, me të cilët deputetët nga Ballkani shtrëngojnë duart aty, dhe më pas i shesin si takime në vendet e tyre.

“Mëngjesi i Lutjeve” është një traditë e krishterë në SHBA, që vit pas vit, është bërë më shumë një takim lobimi.

Në Shqipëri, Fatmir Mediu është njeriu që krenohet se përfaqëson gjithmonë Shqipërinë, edhe pse në fakt, vetë është mysliman.

Vitet e fundit, për të marrë pjesë në “Mengjesin e Lutjeve” ka lobuar fort edhe Ilir Meta, falë lidhjeve me disa pastorë të krishterë në Shqipëri.

Të cilëve, iu shkonte edhe në shtëpi, për takime “fetare”.

Por, kjo nuk e shpëtoi dot nga hetimet e SPAK.

Ashtu siç në fakt shpreson Fatmir Mediu, se do t’i shpëtojë gjykimit për Gërdecin, duke shpërndarë foto nga Amerika.

20 Komente

  1. V
    Vezet Rehas

    Paskan ik ne Amerike, o edhe une po iki tju @i Grate ketyre te dyve.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ............

      Mëngjesi i Lutjeve është një event i krijuar posaçërisht që ligjvënësve amerikan të të dy dhomave t'u krijohet mundësia të takojnë Fatmir Mediun, yllin botëror të eventit. Por sivjet ata e prisnin me padurim, për faktin se së bashku me Fatmir Mediun do ishte edhe i madhi i politikës Pandeli Majko. Por për fatin e tyre të keq, se kush ka ndërhyrë për të mos marrë pjesë këta dy korifej të kotësisë.

      Përgjigjjuni
      1. a
        am

        Amon mër se kom qesh si derr. Korifej të kotësisë

        Përgjigjjuni
    2. p
      pilo Lala

      E ka mare Eli Faren me vete ky? I plasi by.tha ketij per "lutjet e Mengjesit", kur ka ne krevat "Psheretimat e Nates".

      Përgjigjjuni
      1. d
        ddd

        Te lutet ne xhami mehdiu ,,,,

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          po floriana a ka shkuar ne grupin e foltores ne Uashington, se ajo i jep drejtim maredhenjeve te foltores me departamentin e shtetit

          Përgjigjjuni
          1. L
            Leo

            Kur te ktheheni filloni perseri me flakadanet dhe karriket ne kuvend.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Unë

              Për një koskë gjer në Poloskë!

              Përgjigjjuni
              1. E
                E verteta dhemb....

                Po cpune kane muslimon brother's e Albanistan me lutjet kristiane!? Nje shuplake kjo e non grata edhe per te tredhurin/atheos Majko.....qe ( si Rama) me eshte bere bithe e koke me gyzelat tourkoshqipfoles....

                Përgjigjjuni
                1. j
                  janulla non grata

                  E po tani keshtu e kane keto pune o bajge ...Fredi Beleri i Progonatit na u be Dhionisios Beleris ....Vangjel Daull , Dudull , Dudum u beVangjelis Dules , vetem ty rot kari sta mesuam emrin , si e ke pasha zotin se si Janullatos Pisoglendakis do ta kesh ......jo bithe por bythe o malaka ....ptuuuuu gabzer i janulles ....meru me kesisoj gjerash ti dylber meru se papuli i ben pipen gruas tende ....

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Luani

                  Me ne fund. Amin o Zot.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vetëdemaskim i merituar

                    Ja masa, që u është dhënë, pavarësisht se kanë patur ftesë. Këta nuk kanë lidhje me Krishterimin dhe e vërteta është ajo, që theksohet edhe më sipër në këtë njoftim: këta shkojnë atje, të marrin ca dieta, të takojnë kongresmenë dhe personalitete të lartë të ShBA dhe pastaj fillojnë dhe bëjnë propagandë. Ky veprim është diskreditim i vetvetes, u ka dalë boja.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lungara

                      Kush ja paguan hotelin, bileten e avjonit etj? Sa fytyra te peshtira nga te gjithe krahet!!

                      Përgjigjjuni
                    2. O
                      OO 7

                      Me siguri qe Amerikanet nuk e kane ditur qe ne grup ishte edhe ai bythqiri i Kavajes Gazmente Bardha dhe nuk kane marre Florialbythen e dhjertores qe ti jepte lezet grupit .

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vranakonti

                        He çua kane bere mire. Bravo amerikan! I paska lene pas deres,si Lipe shtogu pas listes. Le te vijn e te fryhen si gjela keta maskarenj te opozites,qe nuk din ku kane koken e tyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skraparliu

                          JEPI FATMIR MEDIU NXIRI FUNDIN KESAJ PUNE YP.....XHIXHI.....YPXHIXHI....YP XHIXHI.. KANE LEKE SHQIPTARET PER TY PAGUAN NIKOLLA PER TY DHE TE TJERET SE NUK I KA TE VETAT DHE JU SHFRYNI KOQET NE HOTEL HILTON ME LEKET TONA YP XHIXHI....YP XHIXHI.KUR DO ZHDUKET KJO FARE DEPUTETI QE TE SHPETOJME,DHE TE DALE ZONJA NIKOLLA DHE TE NA THOTE CFARE TE MIRE SOLLI KY SOJE DEPUTETI DHE KETA TE TJERE PER SHQIPERINE PERVECSE JU QINE NENEN TAKSAVE TONA SE XHEPI I TYRE JU VJEN KEQE.

                          Përgjigjjuni
                          1. x
                            x

                            ça na ka gjetur ne, haxhi qamil gjithe jeten

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Erdogan

                              "Lutjet e Mengjezit"? Perse. Per te vrare sa me shume Palestineze? Keta kane qellim te vrasin edhe Ruso-Ukrahinasin e fundit per interes te tyre se kane nje Idiot te nevojshem nje komedian Zhele-nskin qe po merr ne qafe nje pooull te tere.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Te padeshuruar

                                Mire jua kane bere. Si mundet te pranohen te futen ne Amerike keta sharlatane? A thua se ambasada amerikane han bar? Jo o jo. Ju a ka derguar selamin duke i tefterisur. Te gjithe sa kane shkuar jane per tu shpallur "non grata". Prisi se skemi pare gje sa duhet. Amerika ta mat koken me pe.

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Columbo

                                  Ka 140 deputet parlamenti ynë, këta dy persona problematik u zgjodhën të shikojn të flasin për politik. Njëri që shkatëron parlamentin me fishekzjare dhe tymuse dhe karrike, dhe tjetri me shpërthim në Gërdec.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje