Reforma Zgjedhore/ PS e hapur për bashkëpunim me opozitën, Spiropali: Uroj ta kuptojnë se aktet e pahijshme dhe braktisja e detyrës nuk na pengojnë të ecim para

1 Shkurt 2024, 13:19Politika TEMA
Reforma Zgjedhore/ PS e hapur për bashkëpunim me opozitën,

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka pritur në zyrë kryetaren në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Clarrise Pasztory.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Spiropali ka theksuar se shumica e Parlamentit mirëpret rifillimin dhe përshpejtimin e punës përmbajtësore për reformën zgjedhore, me kontribut nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.

Ndër të tjera ministrja tha se janë të gatshëm që të shqyrtojnë propozimet dhe janë të hapur për të bashkëpunuar me deputetët e opozitës, duke shpresuar se këta të fundit ta kuptojnë se aktet e pahijshme dhe bastisja nuk pengojnë ecurinë përpara.

"Takim me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, znj. Clarisse Pasztory.


Shumica jonë parlamentare mirëpret rifillimin dhe përshpejtimin e punës përmbajtësore për reformën zgjedhore, me kontribut nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.


Kemi kohë që jemi të gatshëm për shqyrtimin e çdo propozimi përmbajtësor e bashkëpunimi të hapur me deputetet e opozitës, të cilët uroj të kuptojnë më shpejt se vonë, se aktet e pahijshme dhe braktisja e detyrës nuk i pengojnë akrepat e orës të ecin", shkruan Spiropali. 

 

Lini një Përgjigje