''SPAK-u, e vetmja shpresë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë'', Basha: Duan ta mbysin, por ne s’do i lejojmë

2 Shkurt 2024, 19:05Politika TEMA
''SPAK-u, e vetmja shpresë për t’i dhënë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se PD është kërcënimi kryesor për qeverinë për ta rrëzuar nga pushteti.

Ndërsa solli në vëmendje deklaratat e ish.zv kryeministrit Arben Ahmetaj mbrëmjen e djeshme, tha se SPAK-u është shpresa e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

“Kërcënimi i dytë u vjen nga SPAK-u. Po të numërosh sulmet ndaj PD rivalizojnë vetëm me SPAK-un. Mbrëmë dhe sot e kuptuam pse duan me cdo kusht ta kenë SPAK-un nën kontroll, me hir ose pahir.

Sepse janë të zhytur të gjithë. Por gjithsesi është ndryshe ta dëgjosh nga goja e 2-it që tregon me gisht 1-in.

SPAK-u është shpresa e vetme e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë ndaj duan ta mbysin ose ta kthejnë në një tjetër dele në vathën ku duan të fusin delet e tjera.

Nuk do ia dalin, sepse në këtë betejë kemi në krah ata që nuk na lanë 34 vite më parë si kopshti zoologjik i Europës, kemi në krah SHBA-të dhe vendet e tjera të perëndimit që na mirëpresin në gjirin e tyre por vetëm mbi standartet që kanë ndërtuar shoqëritë e tyre”- tha Basha.

9 Komente

  1. D
    Drejtësia

    Po standartin e 21 Janarit 2011, Lul, kush e vendosi? Nuk ishe në tarracën e Kryeminisrisë dhe epror drejtperdrejt i Gardës se Republikës, kur ky repart elitar shtypi me gjak protestën masive? A mund t'i thuash popullit shqiptar: do të jetë SPAKU shpresë edhe për këtë?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca

      Mister rubla do shpetoje SPAK-un! Eshte koha e maskarenjve, cudite nuk kane fund!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evisa

        Thotë Zoti Basha:"Sepse janë të zhytur të gjithë. Por gjithsesi është ndryshe ta dëgjosh nga goja e 2-it që tregon me gisht 1-in.". Po ti zotëri, duhet të shkosh në ekzil për t'ja bërë me gisht 1-shit? Bëhu burrë, nëse do që më tepër se gjysma e Shqipërisë të mbështesë. Sepse ngado që t'a rrotullosh kjo mbetet e vetmja rrugë politike për ty. Kuptohet, nëse do që të mos jesh i zakonshëm.

        Përgjigjjuni
        1. k
          km

          Do ti vrasjesh si ne 21 janar? Ti je bashkepuntor ne vrasje.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ik dhe ti, se ne po ikim ne gjermani

            Ti na braktise, s’ke thene asnje fjale per hidraulik, ekektriçist, kepucarẽ. As mos kerko vota nga biznesi i vogel dhe te vetpunesuarit .

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              Ky njeri t'a neverit politiken dhe se bashku me Berishen duhet te largohen sa me shpejt nga PD me gjithë shputat e tyre totalisht te pa aftë.Konferenca e Ahmetajt që Keta mbanin shpresen ishte budallallëku i nje njeriu te deshperuar qe nuk i tregoi asgje publikut me perjashtim te largimit te tij nga kryesia e PS.Ahmetaj flet kot per te tjerë se fajin nuk ja ka kush pasi ate nuk e denoncoi partia por SPAK u qe per çudi dashka Luli t'a mbroje nga Rama

              Përgjigjjuni
              1. a
                andi

                Kjo eshte menyra e Bashes per te mbrojtur Ramen. Ahmetaj ankohet perse perfituesit e vertete Rama e Veliaj nuk merren per ndjekje duke akuzuar SPAK dhe ky qelbesira kerkon te denigroje denoncimin e ahmetaj...

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Landi

                  Po SPAKU kete njeriun me te Ndershem ne Shqipni nuk do e therrase kurre:Une di qe Ky Lulja ishte Minister i Brendshem kur Vrane 4 veta ne Bukevard:Une di qe ky Lulja Firmosi duke qeshur per Mijra Km2 Det Shqiperie per Greqine:Une di qe ky Lulja Therritej nga Prokuroria e Saliut por nuk Paraqitej se ishte Djali Shpirteror i Sales per Vjedhjen e 260 Miljone Euro tek Rruga Arbrit.Di qe Letrat UCK ky ja bonte,ky doli me Saliun mbas Vrasjes dhe Genjente bashke me Saliun per Vrasjet e Janarit.Tani Talleni apo beni Shaka me kete Mut.I pari ne SPAK duhet te shkoje ky per Vrasjet e Janarit.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lasgushi

                    Po ky krimineli,akoma me stlin e tij,stil i cili e çoi në halenë e politikës. Ore legen,vetë apo të urdhëruan të vrisje 4 shqiptarë në mes të bulevardit......bajgë.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje