"Jeta parlamentare t’i kthehet normalitetit", Spiropali - Alibeajt: Gati të ulemi në çdo kohë me opozitën! Karriget na i kanë dhënë qytetarët, jo për t’i djegur

31 Tetor 2024, 10:50Politika TEMA
"Jeta parlamentare t’i kthehet normalitetit", Spiropali -

Ndërsa tensioni vijoi edhe këtë të enjte në seancë plenare, Enkelejd Alibeaj bëri përgjegjëse maxhorancën për situatën e krijuar. Ai kërkoi nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, të japë sinjalin e bashkëpunimit me opozitën, në mënyrë që jeta parlamentare t’i kthehet normalitetit.

“Para një muaji e dicka përjashtuat gjysmën e këtij parlamenti, ju duhet të jepni sot sinjalin e parë për të kthyer në normalitet këtë parlament.

Po doni të krijoni një konflikt artificial sepse përfituesit e vetëm jeni ju në dëm të qytetarëve shqiptarë.Merrni masa për të kthyer normalitetin në parlament, autorët kryesorë jeni ju.

E keni në dorë ta bëni që tani” tha Alibeaj duke i kërkuar kryeparlamentares Spiropali të mbledhë Byronë dhe të heqë masat ndëshkimore për deputetët e opozitës.

Në përgjigje Spiropali u shpreh se janë të gatshëm të ulen në cdo kohë me deputetët e opozitës. Ajo u shpreh se karriget u janë dhënë nga populli dhe jo për t’u djegur. 

"Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë, ama të ulemi në karriget që na kanë zgjedhur qytetarët, jo ti djegim. Për zjarrin, ju më mië se kushdo e dini cili është autor dhe arsyet.

Por duke mos u hyrë problemeve të brendshme tuajat, për të cilat edhe ju jeni bashkëvuajtës si ne të gjithë, jemi gati të ulemi në cdo tryezë, pëfshi edhe konferencën edhe Byronë që deputetët e opozitës të kthehen në kuvend.

Nuk mund të përsërisim probleme të tilla që burojnë nga poblemet e thella të partive jo nga parlamentarizmi”, tha ajo.

Lini një Përgjigje