“Jo ca politikë superiorë e ca inferiore” - Zbardhet debati me dyer te mbyllura në Këshillin e PD. Murrizi e Leskaj kundër formulës së primareve

12 Shkurt 2025, 21:19Politika TEMA
“Jo ca politikë superiorë e ca inferiore” - Zbardhet

Zbardhen të tjera diskutime në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin Kombëtar të PD.

Ndërsa më herët ishte sekretari i përgjithshëm Flamur Noka prezantoi formulën e Primareve ku tha se kandidatët për deputetë nuk do të dalin vetëm nga primaret, Bujar Leskaj dhe Mysltm Murrizi kanë dalë kundër.

Myslym Murrizi: Jam dakord me statutin për primaret, por duhet të jenë të hapura. Përderisa drejtuesit e degëve japin dorëheqjen, pse ndryshe do të duhet të ndodh për drejtuesit politik? Askush s’mund të na ndajë, në disa politikanë inferior e disa superior. Bëjini kombëtare primaret, është vrastare kjo formule. Aq më tepër më një votë.Mos keni frikë nga lobimi i brendshëm.

Unë do hyj në primaret e Tiranës dhe dua të jem në lista te hapura. Duhet te shihni dhe koalicionet. Ku është sot Shpëtim Idrizi? Duhet të ketë kujdes përzgjedhja e aleateve.

Bujar Leskaj (Drejtuesi politik i Vlorës): Duhet të votohen edhe drejtuesit politik. Ose t’i kalojnë votimit në qark. Kryetarët e degëve nuk duhet të jepnin dorëheqje pasi ata janë zgjedhur me votë.

Nuk jam dakord me datën 1 Mars për mbajtjen e primareve. Kjo pasi këtë kohë deri në 4 Mars jemi të angazhuar me votën e Diasporës.

2 Komente

  1. D
    Demokrat i zhgenjyer

    Hahaha servilet e Berishes. I genjen mendja qe listen e kandidateve Berisha do ta beje sipas primareve. Ai listen ka kohe qe e ka perpiluar sebashku me Shkelzenin e Argiten. Po mire kaq budallej vazhdoni te jeni ? Spudhjake.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirësia

      Tani që Berisha u plak dhe fuqia e pushteti ju tret, po dëgjohen zëra që po e kundërshtojnë gjithnjë e më tepër. Ku ishit deri tani ore të paudhë?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje