“Jo vetëm Meta” - Juristi që denoncoi aferën CEZ-DIA: Do pyetet edhe Berisha

20 Mars 2024, 09:19Politika TEMA
“Jo vetëm Meta” - Juristi që denoncoi aferën CEZ-DIA:

Ish-ministri i Ekonomisë dhe deputeti socialist, Nasip Naço u thirr në SPAK për aferën CEZ-DIA. Rreth 1 orë e 30 minuta Nasip Naço u pyet mbi këtë çështje dhe rolin e tij si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës 2011 – 2012.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, juristi Romeo Kara, denoncues i kësaj afere, thotë se nuk është vetëm Ilir Meta i kallëzuar, por edhe Sali Berisha.

"Nasip Naço është njeri që ka dijeni për këtë çështje dhe ka vajtur për këtë cilësia. Nuk është vetëm Meta i kallëzuar është edhe Berisha.

Për Berishën duhet të zbresë një shpallje nga lart ta pyesin. Ju treguat një numër të madh dosjesh. 17 dosje i ke nga çështja e privatizimit të pa çuar as për hetim.

Për mua ngelet korrupsioni kryesor. Ajo dosje ndodhet në Gjykatën e Lartë sot. Berisha e ka ndarë qeverisjen me pashallëqe.

S’ka bërë veprimet e duhura për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar. Është përfshirë ERE dhe ka dhënë vendim në trysni"- tha Kara.

1 Komente

  1. D
    Dursakja

    Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj në denoncimin e çështjes ÇEZ-DIA. Juristi Romeo Kara do të jetë në radhët e intelektualëve të shquar të popullit për kontributin e pashembullt në këtë çështje. Intelektualët kontribuues në kohë të vështira për këtë vend janë thesar i çmuar. U shtofshin të tillë intelektualë, kontribuues dhe të guximshëm me veprimet e tyre!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje